• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja kur do të nisë shpërndarja e teksteve shkollore për fëmijët

by Java News
12/08/2017 13:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shpërndarja e teksteve për vitin shkollor 2017-2018 do të nisë në datën 25 gusht dhe do të përfundojë në 10 shtator.

Gjithçka përcaktohet në urdhrin e ish-ministres së Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ndërsa saktësohet se shitja e tyre do të bëhet nëpërmjet njësive tregtare të shitjes së librave ose në pika të tjera shitjeje pranë shkollave, nga subjektet e licencuara.

Sipas urdhrit, me kërkesën e botuesve apo distributorëve, drejtoritë e shkollave janë të detyruara të vënë në dispozicion falas një ose dy ambiente për shitjen e teksteve shkollore, për periudhën e mësipërme kohore.

Po ashtu, dokumenti i firmosur nga Nikolla, saktëson se punonjësve arsimorë u ndalohet shpërndarja e teksteve, me përjashtim të teksteve për nxënësit e pakicave kombëtare, që për këtë kategori mund të bëhet vetëm nga punonjës arsimorë të ngarkuar nga Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe drejtoritë e shkollave përkatëse.

Përzgjedhja e teksteve shkollore përfundoi në datën 2 qershor, ndërkohë që referuar urdhrit  për realizimin e kësaj procedure, mësuesit grupohen në çdo shkollë në bazë të komisioneve lëndore.

Pasi njihen me të gjitha alternativat e teksteve shkollore të përfshira në katalog dhe pas diskutimeve për to, vendoset për tekstin që do të përdoret në secilën klasë apo lëndë, përmes konsensusit.

Për arsimin parauniversitar viti shkollor 2017- 2018 do të nisë në datën 11 Shtator.

Next Post
Zjarret në Prrenjas, dëgjohen shpërthime në ish-repartin ushtarak

BILANCI/ Zjarri në Çorrush të Fierit dëmton fermerët, u dogjen mbi 4000 rrënjë ullinj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com