• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ja kur nis rënia e kurbës”/ Brataj: Të rinjtë e infektuar do sjellin prindërit në spital…

by Ardit Rada
28/07/2020 22:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një kohë kur vendi ynë vijon të regjistrojë shifra të larta infektimesh me COVID-19 dhe viktimat vijojnë të shtohen çdo ditë, kreu i urgjencës kombëtare Skënder Brataj tha se respektimi i mbajtjes së maskës dhe ruajtja e distancës janë e vetmja armë që kemi të gjithë. I ftuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv, Brataj foli për situatën duke thënë se tashmë vendi ka shifra të larta për shkak të hapjes së vendit dhe aktiviteteve, por që pas 3-4 javëve do të shënojmë ulje të kurbës të të infektuarve.

A i përballon sot sistemi ynë shëndetësor fluksin e lartë? Brataj tha se po pasi në të dy spitalet COVID ka ende shtretër, por që në rast rreziku është ngritur dhe spitali COVID 3 për skenarin më të keq. Brataj tha se në rast boom-i infektimesh dhe shtrimesh në vend janë të gatshme të ndihmojnë dhe spitalet rajonale që tashmë janë të pajisura me kushtet dhe mjetet e duhura.”Sot janë ato që e kemi thënë disa herë që lirimi i masave do rrite rastet dhe do të kishte më shumë vdekje. Jemi ende në ato efekte, tani do të kemi pasojat e korrikut të transportit, por të gjithë duhet të respektojmë rregullat. Këto të rinj do të sjellin prindërit dhe gjyshërit e tyre. do t’i lutesha këtyre moshave që të ruajnë distancën, të respektojmë rregullat. Nëse respektohen do të ulet në masë shpërndarja e virusit brenda dy javësh. Sistemi shëndetësor nuk është problem më gjendjen se kemi, pais kemi dhe Covid 2. Tani edhe spitalet rajonale janë të përgatitura për të ndihmuar. Me lirimin e masave pas 2-3 javësh, pati një ulje të vigjilencës nga të gjitha moshat dhe dihet që efekti do jepet dy javë më pas. Pas 3-4 javësh do të tregojë uljen të rasteve”, tha Brataj.

Hapja e pishinave duke nxjerrë protokollin e sigurisë për Bratajn nuk është shqetësuese. Ai tha se ato janë në numër të vogël dhe të kontrollueshme, për më tepër uji i tyre dezinfektohet me klor që vret dhe virusin. Në lidhje me mbylljen e klubeve të natës, Brataj tha se këtu nuk mund të kontrollohen dot rastet dhe as ruhet distanca apo mbahet maska duke u kthyer ne burim infeksioni. Për shkak të shifrave të larta mbyllja e tyre ishte e detyrueshme u shpreh Brataj.

“Nuk më shqetëson shumë hapja e pishinës pasi aq janë në Shqipëri krahasuar me diskot që janë në çdo cep. Uji i pishinës është me klor dhe në këtë mënyrë e vret virusin. Edhe mbyllja e lokaleve të natës ka të bëjë në numrin e lartë të infektuarve, kur numrit do ulet sigurisht që dhe ato do hapen. Në lokal nate je shumë ngjitur dhe ti nuk mund të rrish dot me maskë aty”, tha Brataj.

Brataj foli edhe për vaksinën e gripit në fillim shtator duke thënë se do të nis një fushatë sidomos për vaksinimin e moshave më të riskuara. “Vaksina e gripit ka qenë gjithmonë falas por nuk ka qenë e detyrueshme dhe qytetarët përgjithësisht e kanë nënvlerësuar, po ashtu dhe mjekët. Këtë vit do të fillojë një fushatë në fillim shtatori për vaksinimin që të bëhet në kohë dhe jo kur ka shpërthyer dhe grip”.

/e.rr

Next Post
Tha se i kishin ofruar mijëra dollarë që të izolonte vendin, infektohet me COVID-19 presidenti Bjellorusisë

Tha se i kishin ofruar mijëra dollarë që të izolonte vendin, infektohet me COVID-19 presidenti Bjellorusisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
Gara për Tiranën, opozita me një kandidat të përbashkët? Vangjeli: E vështirë, ka shumë egoizëm

Vangjeli: Leksioni që vjen nga Beogradi! Tortë e pushtetit të nesërm apo model jo i ngjashëm?

October 27, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Karamuço: Prokuroria e di çfarë ka ndodhur me Erjon Vishkullin, duhet të informojë publikun

October 27, 2026
Netanyahu: Nuk do ta lejojmë krijimin e një shteti palestinez!

Zgjedhjet në Izrael, sondazhet: Netanyahu pa shumicë, opozita kryeson me 52-53 mandate

October 27, 2026
Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In