• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja kur KAS do të marrë vendimin e shumëpritur për Skënderbeun

by Java News
22/05/2019 08:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skënderbeu do të mësojë lajmin e shumëpritur në datën 21 qershor. Të paktën ky është vendimi i KAS, që ka zbuluar së fundmi edhe datën se kur do të dalë zyrtarisht vendimi për çështjen që lidh Skënderbeun me UEFA-n. Një çështje, e cila duket se do të marrë fund, për sa i përket pritjes në javën e parafundit të muajit qershor.

Një zgjatje e vendimit final kishte sjellë me vete shumë dilema dhe paqartësi. Te Skënderbeu vazhdojnë të presin me ankth vendimin final të KAS-it në lidhje me dënimin 10-vjeçar të dhënë nga UEFA. Seanca e zhvilluar më 16 prill dhe tërheqja nga kjo dosje e disa prej dëshmitarëve kryesorë, ka bërë që në Korçë të shpërthejë entuziazmi për një vendim pozitiv.

Megjithatë, verdikti final ende nuk po vjen dhe të gjithë presim me padurim të mësojmë se ç’do ndodhë me ekipin bardhekuq. Fillimisht u raportua nga KAS se vendimi do dilte gjatë muajve në vazhdim, por tashmë kemi një datë fikse, kur jo vetëm Korça, por i gjithë opinioni sportiv në vend do mësojë zyrtarisht çfarë do ndodhë me Skënderbeun.

Nëse KAS më herët ishte shprehur se vendimi do të dilte gjatë 4-6 javëve në vazhdim nga data e seancës dëgjimore, duket se tashmë gjithçka është më e qartë, por pa dyshim që ankthi është prezent në këtë klub.

QERSHORI – Vendimi që pritet në mesin e muajit qershor, duket se po mban të karikuar të gjithë ambientin bardhekuq. Pa dyshim që dalja e plotë dhe e argumentuar e vendimit nga ana e KAS do të sjellë reagime të ndryshme në kampin bardhekuq. Frika e parë është një dënim i lënë në fuqi për Skënderbeun apo qoftë edhe një zbutje e këtij dënimi. Që nëse ndodh kështu, korçarët do t’i gëzohen faktit se kanë kaluar edhe një vit nga ky dënim dhe vetëm kaq. Pavarësisht se klubi vijon të pretendojë pafajësinë dhe do ta ndjekë deri në shkallën më të lartë këtë çështje.

Në anën tjetër, duket se data me të cilën do të merret vendimi shkon ndesh me atë të hedhjes së shortit për të ndarë fazën eliminatore të Europa Ligës. Nëse vendimi, siç është bërë me dije, do të merret më 21 qershor, atëherë mund të themi se Skënderbeu me shumë mundësi humb Europën për këtë vit edhe në rast se listohet mes ekipeve që do të përfaqësojë Shqipërinë në kompeticionet europiane. Një gjë e tillë vjen si pasojë e faktit që shorti për eliminatoret hidhet në datën 18 qershor. Pra tri ditë para daljes së vendimit. Një gjë e tillë ndoshta është paksa abuzive, por nuk dihet ende se si UEFA do të veprojë nëse korçarët fitojnë pafajësinë./panoramasport

g.kosovari

Next Post
Policia zbulon katër parcela kanabisi në Memaliaj, shoqërohet kryeplaku

Policia zbulon katër parcela kanabisi në Memaliaj, shoqërohet kryeplaku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In