Ylli i grupit “Babastars”, Getoar Selimi po përgatit një këngë të re dhe mjaft interesante për këtë verë. Ky produksion do të vijë si bashkëpunim midis këngëtarit Selimi dhe prezantueses Luana Vjollca.
Për këtë bashkëpunim muzikor ka ndikuar shumë Marina, motra e Luanës, me të cilën Getoar Selimi është në lidhje serioze prej disa kohësh.
Mesa duket kjo këngë është falë Marina Vjollcës dhe teksti i saj i kushtohet asaj.
“Tirana Lifestyle. Vij prej Prishtinës, Prishtinali jam. Emri origjinës Geasy Genius. Tregojuani krejt njerëzve. Jam marinari i vetëm i krejt marinës”, është një pjesë e tekstit të Getoarit në këtë projekt.
Për shkak të kësaj lidhje rreperi i njohur po jeton në Tiranë duke qëndruar afër bukuroshes Marina. Kjo këngë pritet të publikohet së shpejti dhe pretendohet që të jetë hiti i kësaj vere.









