• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja ku shkon yndyra e trupit kur ne humbim peshë

by Java News
12/04/2016 20:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çfarë do të thotë të djegim yndyrën? Ku shkon tërë ajo sasi e saj? E sigurt është që nuk ik me vrap nga trupi!

Shumë shpesh keni pasur rastin të lexoni nëpër revista të ndryshme apo dhe të dëgjoni në programe televizive rreth mënyrave të duhura për të humbur peshë, por si arrijmë të djegim yndyrën dhe ku shkon ajo pas djegies? Dihet se sasitë e tepruara të formave të ndryshme të ushqimit si proteinat dhe karbohidratet shndërrohen në yndyrna dhe ruhen si të tilla në trupin e njeriut.

Pas çfarëdo forme të aktivitetit, trupi fillon t’i shfrytëzojë lëndët ushqyese të cilat gjenden në trup, të cilat vijnë nga ushqimi që e konsumojmë. Në kohën kur trupi jonë fillon të djegë më shumë kalori sesa janë konsumuar, për t’u furnizuar me energji, duhet të mbështetet në rezervat e yndyrës të cilat janë të ruajtura në trup.

Indi dhjamor në trupin tonë është i përbërë nga qelizat yndyrore të quajtura adipocite, të cilat janë të mbushura me molekula të triglicerideve. Kur dëshirojmë të djegim yndyrë ne realisht jemi duke tentuar t’i largojmë nga trupi jonë trigliceridet, sasitë e mëdha të të cilave janë të lidhura me sëmundje të zemrës dhe sindromën metabolike. Oksidimi i tërësishëm i këtyre molekulave involvon shumë procese të ndryshme biokimike por do të mundohemi që ta thjeshtësojmë problemin ashtu që ju ta keni më të qartë.

Ajo çfarë ndodh me këto molekula gjatë ushtrimeve është se ju jeni duke i zbrazur rezervat e yndyrës në trup, të cilat shndërrohen në dioksid karboni, ujë dhe energji. Ndoshta mendoni që shumica e yndyrës të cilën trupi juaj e zbërthen shndërrohet në energji, dhe ndoshta kjo është pikërisht ajo çfarë trajneri juaj personal ju ka thënë, por në fakt, ndodh diçka krejt tjetër.

Bazuar në një studim i cili është publikuar në British Medical Journal shumica e yndyrës e cila djeget si pasojë e ushtrimeve shndërrohet në dyoksid karboni! Sipas përllogaritjeve të cilat hulumtuesit i kanë bërë gjatë këtij hulumtimi del se 84% e triglicerideve lirohen si dyoksid karboni që do të thotë se, nëse ju humbisni 10 kilogram yndyrë, 8.4 kg e tyre do të lirohen në atmosferë si dyoksid karboni përmes frymënxjerrjes dhe pjesa tjetër e mbetur do të nxirret përmes djersës ose ndonjë procesi tjetër fiziologjik.

Për më tepër, hulumtuesit kalkuluan edhe sasinë e dyoksidit të karbonit e cila nxirret gjatë çdo frymënxjerrjeje edhe në qetësi. Rezultatet treguan se 33 % e materieve të cilat nxirren jashtë janë dyoksid karboni dhe ky rezultat është mjaft premtues kur është në pyetje djegia e yndyrës. Mirëpo, autorët po ashtu gjetën se një kifle e madhësisë normale i plotëson 20 % të nevojave ditore për furnizim me energji. Kjo do të thotë që një sasi shumë e vogël e ushqimit do të bëjë që i tërë procesi stërvitor të cilin e praktikoni çdo ditë mund të shkojë huq nga sasia e ushqimit të cilën e konsumojmë. Express

Next Post

Nissan hyn në Guinness, kjo makinë thyen rekordin e shpejtësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In