• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja kërkesat kryesore të platformës së “Lëvizjes për Demokraci” në PS

by Java News
10/03/2016 13:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Javanews/ Ben Blushi së bashku me disa deputetë të tjerë kanë formuar atë që nga dita e djeshme do të quhet Lëvizja për Drejtësi. Ka qenë Maqo Lakrori i cili në emër të kësaj lëvizje ka shpallur platformën në Asamblenë Kombëtare të PS-së. Por cfarë përmban platforma e Lëvizjes për Demokraci, kush janë pikat e saj kryesore?

Në thelb të programit të kësaj Lëvizje qëndrojnë dy formate propozimi, njëri në lidhje me objektivat që duhen ndjekur në PS dhe qeverisje, ndërsa tjetri në lidhje me disa ndryshime të nevojshme statutore në parti. Së treti, platforma vë në dukje gjithashtu dhe nevojën për një analizë të hapur dhe racionale të punës së deritanishme të qeverisjes së majtë.

-Objektivat që vë në tryezë Lëvizja për Demokraci kanë të bëjnë pikë së pari me respektimin e ligjeve dhe demokracisë së brendshme në PS.

-Një propozim i rëndësishëm është krijimi i një komisioni të posaçëm që do të kontrollojë të gjitha pasuritë e politikanëve, duke nisur nga Presidenti e Kryeministri e më poshtë, që më pas dosjet t’i çohen gjykatës.

-Rishikimin e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008

-Një tjetër synim është dhe mbështetja e reformave, duke nisur që nga korrigjimi dhe realizimi i premtimeve të papambajtura të qeverisë, sidomos për punësimin dhe ekonominë.

Në lidhje me ndryshimet statutore, Lëvizja për Demokraci në PS ka propozuar që funksionet partiake dhe ato qeverisëse të jenë të ndara nga njëra tjetra dhe mandatet e rëndësishme si ai i kryetarit të PS-së të mos jenë më shumë se dy.

Një tjetër propozim i rëndësishëm është dhe kërkesa për ta vendosur në statut oponencën e grupeve brenda PS-së.

Një ndryshim tjetër është dhe mocioni për qeverisjen qendrore dhe vendore, që sipas dokumentit, mund të propozohet që nga njësia bazë e PS-së (OS – organizata socialiste) deri tek organet më të larta të saj.

Pse quhet Lëvizja për Demokraci në Partinë Socialiste

Në dokument sqarohet edhe arsyeja se përse është vendosur që lëvizja të quhet “LD”.

“Partia Socialiste është produkt kolektiv dhjetravjeçar i qindramijë kontributeve individuale, nga të gjitha shtresat shoqërore dhe brezat, nga e gjithë Shqipëria… Asnjëherë nuk është vonë që çdo socialist, çdo individ e grupim shoqëror i interesuar për dobinë e kësaj pasurie kombëtare,  të angazhohet për ta rivendosur demokracinë në PS.  Për këtë arsye ne, një grup socialistësh, e kemi emërtuar nismën tonë Lëvizja për Demokraci në Partinë Socialiste”- shkruhet në dokument.

Next Post

Ronaldo rikthehet te United? Ja 10 arsyet pro!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

March 5, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

March 5, 2026
Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron

Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron

March 5, 2026
EMRI/ Mbushi Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur me një “Porsche”

EMRI/ Mbushi Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur me një “Porsche”

March 5, 2026
Raketa iraniane në Turqi, Rutte: Nuk aktivizohet neni 5

Raketa iraniane në Turqi, Rutte: Nuk aktivizohet neni 5

March 5, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 6 Mars 2026

March 5, 2026
Irani mohon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Nuk i shënjestrojmë vendet fqinje

Irani mohon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Nuk i shënjestrojmë vendet fqinje

March 5, 2026
Berisha: Dënoj sulmet e Iranit ndaj fqinjëve! Operacioni duhet të vazhdojë deri në mposhtjen e regjimit

Berisha: Dënoj sulmet e Iranit ndaj fqinjëve! Operacioni duhet të vazhdojë deri në mposhtjen e regjimit

March 5, 2026
Gazidede dhe Horoskopa

Nexhmedin Spahiu President

March 5, 2026
Si mund të ndikojnë rezervat e pakësuara të armëve në konfliktin me Iranin

Si mund të ndikojnë rezervat e pakësuara të armëve në konfliktin me Iranin

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In