Java e Shenjtë, qw i paraprin Pashkëve Ortodokse, si një nga institucionet më të shenjta të gjithë kalendarit vjetor të Kishës. Çdo të thotë “Ringjallje e Krishtit” dhe rituali i plotë ortodoks!
Afro dy mijë vjet më parë, Jezu Krishti, Biri i Zotit, erdhi në tokë dhe themeloi Kishën, me anë të apostujve dhe dishepujve të tij, për shpëtimin e njerëzimit. Në vitet që vijuan, apostujt përhapën Kishën dhe mësimet e saj. Më tej, ata themeluan shumë kisha, të gjitha të bashkuara në besim, me qëllim shpërndarjen e Sakramenteve të Kishës së Shenjtë. Kishat e themeluara, nga vetë apostujt, përfshijnë Patriarkanën dhe Konstantinopojën, Aleksandrinë, Antiokinë, Jeruzalemin dhe Romën. Kisha e Konstantinopojës, u themelua nga Shën Andrea; Kisha e Aleksandrisë nga Shën Marku; ajo e Antiokut nga Shën Pali; Kisha e Jeruzalemit nga Shën Pietri dhe Gjoni; dhe Kisha e Romës nga Shën Pietri dhe Shën Pali. Kishat, e themeluara në vitet e fundit, nga aktivitetet e misionarëve, ishin Kishat e Sinait, Rusisë, Greqisë, Serbisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe shumë të tjera. Secila nga këto kisha ishte e pavarur në administratë. Me përjashtimin e Kishës së Romës, e cila u nda nga të tjerat në vitin 1054, të gjitha të tjerat ishin të bashkuara në besim, doktrinë, traditat apostolike, sakramentet, liturgjitë dhe shërbimet. Të gjitha këto sëbashku, përbëjnë dhe e thërrasin veten si Kisha Ortodokse. Fjala Ortodoks, do të thotë mësime të drejta, ose lutjet e shenjta, që e kanë origjinën nga dy fjalë greke: orthos – e drejtë dhe doxa – mësime lutjesh. Ndërkohë që mësimet false dhe përçarjet e shumta, në kohët e para të Krishtërimit, kërcënonin të errësonin identitetin dhe kthjelltësinë e Kishës, termi Ortodoks, ka vazhduar që të fitojë përherë e më shumë terren. Qëllimi i Kishës Ortodokse është që me kujdesin e saj të mbrojë të vërtetën kundër të gjitha gabimeve dhe përçarjeve, për të mbrojtur dhe shenjtëruar Krishtin, trupi i të cilit është ‘materialisht’ Kisha.
Java e shenjtë e Pashkëve
Java e Shenjtë e Pashkëve Ortodokse, është një nga institucionte më të shenjta të të gjithë kalendarit vjetor të Kishës. Në qendër të festimeve dhe përkujtimit të Pashkëve, shenjtërohet Ringjallja e Jezu Krishtit. Më parë ishin njëqind ditë të cilat i dedikoheshin Pashkëve: nga këto 50 ditët e para, shfrytëzoheshin për përgatitjet dhe 50 ditë pas për të festuar shenjtërimin e Zotit. Të 50 ditët përpara Pashkëve, të njohura si pjesë e Triodionit, janë periudha për përforcimin e besimit tek Zoti. Domethëniet janë shumë të njohura tek njerëzit si eksperienca të vërteta shpirtërore. Ato janë Pendim, që do të thotë të ndryshojnë nga indiferenca në devocion të plotë; Lutje, që konsiderohet si shpirti i besimit, dhe me anë të së cilave kalon nga teoria në jetë; dhe Vet-kontrolli, që drejton marrëdhëniet tona të vërteta me të tjerët. Këto janë edhe tërheqësit praktikë të besimit ortodoks në Zot. “Me këto përgatitje, ne ftohemi të hymë në shenjtërinë e Javës së Shenjtë , jo si spektatorë, por si pjesëmarrës në përkujtimet dhe nderimet e Akteve të shenjta, të cilat do të ndryshojnë botën. Një i krishterë, gjithmonë duhet të jetë i përgatitur mirë dhe i armatosur për të luftuar kundër atyre që mundohen të korruptojnë këtë shpirt dhe të marrin lirinë. I krishteri duhet të mbajë mbretërinë e tij shpirtërore të pacënuar dhe lirinë e tij të besimit, në mënyrë që ajo të jetë pjesë e vërtetë e Mbretërisë së Zotit”, sipas ortodoksëve. Nuk ka vend tjetër ku Mbretëria e Zotit të përhapet, përveç zemrës së njeriut, dhe nuk ka asnjë portë tjetër ku ne mund të hymë në Mbretëri, pos “pendimit”.
Të 50 ditët e tjera, që vijojnë pas Pashkëve nënkuptojnë Pentikonta(gr.). Kato i dedikohen festimeve shpirtërore të pjesmarrësve në besimin e tyre se Zoti është me ne në çdo ditë dhe mendim të jetës sonë. Fillon me festimin e Ringjalljes së Zotit. Gjatë kësaj periudhe, Kisha e Krishtit, e cila është Trupi i Tij Mistik, ishte insitucionalizuar dhe forcuar. Apostujt dhe dishepujt e tij, ishin dëshmitarët e përfytyrimit të Zotit; ata ishin marrësit e Shpirtit të Shenjtë. Ky i fundit ndryshoi tërësisht sjelljen e tyre të frikës. Ai i bëri apostujt, ambasadorët e Mesazhit të Ri, të shpëtimit në emër të Krishtit, Shpëtuesit. Kjo ishte jo vetëm një eksperiencë, por edhe mësim dhe inspiracion që ata përcollën si një thesar të Besimit të Krishterë. Të krishterët thirren të përkujtojnë evenimentet e shenjta dhe t’i përcjellin ato në zemrat dhe mendjet e tyre, të bazuara në realizimin se “Krishti u Ngjall!”. I gjithë rrëfimi i krishterë, përmbahet në fjalët “Krishti u Ngjall!”. Duke iu referuar këtij fakti, Shën Pali, ka thënë. “Në qoftë se Krishti nuk do të ishte ngritur, atëherë predikimet tona do të ishin të kota dhe besimi juaj po ashtu”, nga Korintasit 15:14.
Ringjallja e Krishtit, në vijim të Kryqëzimit, përbën esencën e Pashkëve, të cilat janë qendra e festimeve të lutjeve për Zotin në Kishën Ortodokse. Më poshtë do të prezantohen shërbimet e Javës së Shenjtë, si pas Testamentit të Ri, ashtu siç ekzistojnë në Kishën e sotme Ortodokse. Java e Shenjtë, që prej hyrjes së Zotit në Jeruzalem, deri në Ringjalljen e tij, përfshin një seri evenimentesh së jetës së Krishtit Shpëtues, duke bërë lidhjen e profecisë me përmbushjen e saj.
E diela e Palmave
E diela e Palmave, feston hyrjen glorioze të Hyrjes së Krishtit në Jeruzalem. Zekeria kishte profetizuar hyrjen e Mesisë në Jeruzalem duke thënë: “Festo me madhështi… O bijë e Jeruzalemit, Mbreti vjen tek Ti; ai është i drejtë dhe ka me vete shpëtimin…” nga Zak. 9:9. Hebrenjtë kontemporanë bashkojnë profetësinë me Mesinë që ende pritet. Veprimet e Krishtit dëshmojnë natyrën e Tij si Shpëtues, por me deklaratën se “Mbretëria e Tij nuk ishte e kësaj bote”. Lajmi se Krishti ishte në Betani, ngjalli entuziasëm të madh, por edhe një lloj indinjimi në radhët e Priftërinjve të Mëdhenj. Rruga kryesore që të çnte për në Jeruzalem u mbush me palma. Njerëzit e shumtë, të cilët ishin në rrugë, mbanin degë palmash në duart e tyre duke thërritur: “Hosana për Birin e Zotit, – i bekuer është Ai që vjen në emër të Zotit!”.
Mbrëmja e Shenjtë e së hënës
(Shërbesat e Mëngjesit të se Martës në mëngjes, këndohen më parë të hënën vonë në mbrëmje)
E marta e Javës së Shenjtë (e kënduar tani në mbrëmjet e së martës), përkujton shëmbëlltyrën e Dhjetë Shëmbëlltyrave. Përgatitjet etike dhe vigjilenca janë themelet e besimit ortodoks.
Mbrëmja e shenjtë e së Enjtes
(Shërbimi i Mëngjesit të ditës së Mërkurë, i paraprirë nga mbrëmja e së Martës)
E Mërkura e javës së shenjtë është shuguruar nga Babai i Shenjtë i Kishës dhe celebrimi duhet të bëhet me vajosjen e Krishtit me koprën e gruas në shtëpinë e Simonit. Keqardhja ishte misioni i profetëve. Kjo mund të jetë dhe shtysë përnjë titull botëror për Biblën, pasi “keqardhja ose pendesa” ishte misioni i Zotit tonë. Kjo grua që tregoi pendesën e saj dhe besimin e saj të ngrohtë ndaj Zotit akoma është prezente tek ne me aromën e virtytit të saj. Një rast, i cili është i vlefshëm për t’u imituar në ditët tona. Në këtë mbrëmje këndohet “Himni i Kosianës”. Ai fillon me fjalët “Gruaja që ka rënë në shumë mëkate kupton forcën e Zotit. O Zot më shpëto mua nga mëkatet, merre burimin e lotëve të mi”…
Mëngjesi i Shenjtë i së Mërkurës
(Liturgjia hyjnore e dhuratave)
Në këtë ditë festohet Liturgjia Hyjnore e dhënies së dhuratave, për herë të fundit, gjatë Kreshmës. Kjo Liturgji është shumë e vjetër dhe simbolizon Dhuratën e Shenjtë, në pararendje të ditës së Dielë. Kjo Liturgji ofrohet çdo të Mërkurë dhe të Enjte gjatë Kreshmës, në mënyrë të atillë, që njerëzit të kenë mundësi të fitojnë “Bashkimin e Shenjtë”. Kjo Liturgji është solemne, dhe reflekton thjeshtësinë dhe madhështinë e Kishës. Gjatë Kreshmës nuk pranohet asnjë Liturgji tjetër, përveç asaj të ditës së dielë, që lidhet me ditën e 25 Marsit, kur Liturgjistët e St Basil dhe St Chrysostom janë zyrtarizuar.
Mbrëmja e Shenjtë e së Mërkurës
(Misteri i Vajimit)
Ceremonia e shenjtë e Misterit të Vajtimit të Shenjtë bëhet të Mërkurën në mbrëmje, duke ndjekur një traditë të vjetër. Në mbrëmjen e pendesës, rrëfimi dhe rimisioni i kreshmës nga Zoti, në të njëjtën kohë me mirësitë për të marrë “Bashkimin e Shenjtë”, zakonisht bëhen një ditë më pas, në mëngjesin e të Enjtes së Shenjtë. Vajtimi i Shenjtë është Misteri për pastërtinë e Kreshmës dhe bashkimin e trupit dhe të shpirtit për besimin. Vajimi i Shenjtë është një nga shtatë sakramentet e Kishës, dhe e ka origjinën e saj në praktikimin, që në kohët e hershme të Kishës. Në fund të shërbimit, prifti i bekon njerëzit me Vajin e Shenjtë, e cila është shenja e dukshme e Mirësisë së Zotit.
Mbrëmja e Shenjtë e së Mërkurës
(Shërbimi i Mëngjesit të së Enjtes këndohet nga mbrëmja e së Mërkurës)
Drejtimi i mëngjesit të së Enjtes këndohet i paraprirë nga mbrëmja e ditës së Mërkurë. Në shumë kisha Ortodokse, ky shërbim këndohet të Enjten në mëngjes, përpara Liturgjisë Hyjnore. “Të enjten në Javën e Shenjtë (tani mbrëmja e së mërkurës dhe mëngjesi i së Enjtes) Babai i Shenjtë, i ka bekuar të gjitha gjërat, duke i sjellë poshtë tek ne nga Apostujt e Shenjtë dhe Shpirtrat e Shenjtëruar për të festuar katër Evenimente. Ato janë larja e këmbëve, institucioni i Eukaristit të Shenjtë, Lutja e Mrekullueshme, tradhtia”.
Mëngjesi i Shenjtë i së Enjtes
(Shërbimet e mbrëmjes dhe të Liturgjisë Hyjnore të mbrëmjes së të Enjtes, e cila këndohet në mëngjes)
Jezusi e ruajti frymën e tij të fundit, të lirisë, natën e së Enjtes. Krishti i njihte të gjithë ngjarjet, të cilat duhet të zhvilloheshin. Kjo ishte arsyeja që ai i mblodhi rreth vetes të gjithë apostujt e tij. Në fund të Marsit, kur ishte hëna e plotë si një ndriçues i shkëlqyer në qiell dhe moti, i butë, njerëzit në Jeruzalem ishin të gëzuar për fillimin e pranverës. Në këtë atmosferë Krishti paraqiti Bukën dhe Verën si Elementët e Trupit të tij të plotë, dhe Gjakut të tij. Ato janë dhurata shumë të çmuara, të cilat lihen si shenjë e prezencës së tij në Kishë. Institucioni Eukarist i Shenjtë përfundon si një sakrificë dhe dhe një ceremoni e shenjtë (Mysterion), në jetë duke përkujtuar Kryqëzimin dhe Ringjalljen e Krishtit. Ai sot përbën bazën e shpëtimit për Kristianët. Pastaj ndiqet nga incidentet më të njohura drmatike të cilat mbyllin momentet e jetës së Krishtit. Pas larjes së këmbëve të Apostujve të tij, Krishti nxori jashtë tradhëtarin, shuguroi Eukaristët dhe tha urdhëresat e reja të dashurisë për njëri tjetrin. Ai u tha atyre fjalë lehtësuese, pastaj i nxorri jashtë. Atje, nën dritën e hënës, ai kishte mundësi ti shihte më mirë në fytyrë, për t’iu dhën dhe bekimin dhe këshillat e fundit. Trupi dhe Gjaku i Krishtit janë të pranishme në Kishë gjatë të gjithë vitit. Por, gjithsesi në këtë ditë ajo është më e ndjeshme se kurrë. Kristianët vijnë për “Bashkimin e Shenjtë”, duke kënduar.
Mbrëmja e Shenjtë e së Enjtes
(Shërbimi i Pasionit të Shenjtë i Zotit tonë Jezu Krisht. Shërbesa e mëngjesit të së Premtes këndohet në paraprirje të Enjten në mbrëmje).
E Premtja e mirë i përkushtohet të shenjtës, duke ruajtur në zemrat tona Pasionin e Krishtit. Për të marrë dhe kreshmën tonë realizohet një shërbim shumë i gjatë. I gjithë ky shërbim ruan një përmbajtja dramatike. Shumë e rëndësishme është dhe pjesmarja në lutje dhe në përkujtimin e sekuencave historike të ngjarjes. Këto ashtu, siç citohet në hymnet dhe në këngët e Ungjillit. Në këto lexime janë këshillat e fundit të Krishtit për dishepujt e tij; profecia e dramës së kryqit; lutja dramatike e Krishtit dhe urdhëresat e reja të tij. E gjithë dita duhet ti dedikohet leximit të “Testamentit Shpirtëror” të Krishtit, të cilat ai i la për të qenë ushqim i gjithë njerëzve. Pas leximit të Urdhëresës të pestë vjen procesi i Kryqëzimit përreth kishës. Gjatë të gjithë procesit, që udhëhiqet nga prifti të gjithë besimtarët luten për shpirtrat e tyre dhe rrëfejnë mëkatet dhe pohojnë besimin dhe devocionin që kanë ndaj Krishtit. Pastaj të gjithë shkojnë të puthin Kryqin
Mëngjesi i së Premtes së Mirë
Në përshtatje me zakonet e hebrenjve, “Orët Mbretërore”, katër në numër, lexohen gjatë ritualit. Këto shërbesa konsistojnë në himnet, psalmet, dhe lexime nga Testamente të Vjetra e të Reja. Ato kanë të gjitha një lidhje të fortë profetike dhe etike me Krishtin. Në disa kisha “Orët” lexohen pasdite para Shërbesave.
Mëngjezi i të premtes së mirë
(Shërbesa e mbrëmjes këndohet në mbrëmjen e të premtes)
Shërbesa e mbrëmjes së të premtes është një vazhdim i Orëve mbretërore. Gjatë shërbimit, heqja e trupit të Krishtit nga Kryqi, është e kujtuar tek grigja me sensin e vajtimit për ngjarjet e tmershme që kanë ndodhur. Ndërkohë, lexohen bashkërisht pjesë nga Testamenti i Vjetër sëbashku me himnet. Ndërkohë, që përsëri lexohet e githë historia e kryqëzimit, duke e ndjekur ritualin me heqjen e trupit nga Kryqi. Ndërkohë bëhet e njohur e gjithë historia dhe mbështjellja e trupit të Krishtit me një pëlhurë të bardhë, ashtu si ka bërë Josefi i Arimatheas. Apostulli Pal duke interpretuar këtë ngjarje të jashtëzakonshme e ka nxitur Kishën me fjalët: “Për fjalën e kryqit është çmënduri për ata që janë kalimtarë, po për ne që do të shpëtojmë është vetë fuqia e Zotit…ne i lutemi Krishtit të kryqëzuar…sepse fuqia e Zotit është edhe mënçuria e vetë Zotit”. Ndërsa Prifti lexon Ungjillin dhe merr trupin, “Jozefi e mbështjell atë me një rrobë të bardhë”, dhe prifti e heq trupin e Krishtit nga Kryqi, e mbështjelle atë me një rrobë të bardhë dhe e dërgon në altar. Prifti atëhere këndon një këngë vajtimi për besimtarët… (javanews.al / b.an)