• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ja gabimet që rrisin peshën dhe stresin

by Lorenc Vangjeli
12/01/2016 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk arrini të dobësoheni? Vëzhgoni çdo ditë sjelljen tuaj ndaj ushqimit dhe gjeni gabimet. Ja se si mund t’ia dilni të gëzoni një mirëqenie fizike dhe psikologjike.

Kultura dhe ndërgjegjja e të ushqyerit, para së gjithash, lind në familje, por ka raste kur ajo realisht mungon. Në fakt, sjelljet e gabuara ndaj ushqimit, për të cilat mbase nuk jeni në dijeni, mund të kenë pasoja edhe në moshën e rritur. Gjeni gabimet që bëni në dietë dhe filloni të përmirësoni marrëdhënien tuaj me ushqimin.

Stresi
Sipas një sondazhi të kryer nga Aarhus University Hospital në Danimarkë, stresi i provuar nga një mashkull reduktohet shumë shpejt, sapo mbaron dita e punës. Përkundrazi, grave me moshë mesatare, u duhet më shumë kohë: të paktën, dhjetë minuta në divan. Kështu thonë ekspertët.

Për një grua, ora e relaksit të vërtetë, është nga ora 10 deri në 11 të darkës, pasi mbarojnë të gjitha punët e shtëpisë dhe harrojnë streset e një dite pune. Femrat kanë tendencë të bëjnë më shumë gjëra njëkohësisht, duke arritur të realizojnë pritjet e të gjithë familjes. Megjithatë, stresi ndikon në kontrollin e gjërave dhe kjo mund të përkeqësojë marrëdhënien me ushqimin.

Roli i emocioneve
Sipas murgjve taoistë, ju nuk duhet të hani kur jeni shumë të lodhur, të trishtuar dhe të zemëruar. Ky është një rregull mjaft i mirë, sepse në këto raste, njeriu ka nevojë më shumë për një përqafim, sesa një shfryrje të emocioneve përmes ushqimit. Mësohuni të pyesni veten se si ndiheni. Cili është emocioni që ju ka përfshirë për momentin? Mësohuni të kuptoni se kur keni vërtet nevojë për ushqim. Kur jeni me të vërtetë të relaksuar, keni tendencë të hani më pak, sepse arrini të “dëgjoni” më mirë sinjalet e trupit.

Si hani?
Përtypja në mënyrë të ngadaltë dhe shijimi i ushqimit, do t’ju lejojë të përqendroheni më shumë në atë që bëni…ndërsa, ju ndihmon të mos shkoni përtej asaj që organizmi juaj ka vërtet nevojë.

Edhe për një vakt të thjeshtë, përdorni gjithmonë pirunin dhe thikën: nuk bëhet fjalë për një mënyrë “mondane”, por për t’u bërë të ndërgjegjshëm se çfarë i fusni trupit tuaj. Gabim është edhe ngrënia në këmbë, me shpejtësi, pranë frigoriferit, si dhe në divan përpara televizorit.

Pasioni për kuzhinën
Duhen të paktën 20 minuta që trurit t’i mbërrijë sinjali i urisë; ja përse është ide e mirë që vaktin ta nisni me një sallatë, ose një pjatë me perime të përgatitura në avull. Por, mos ndoshta juve ju pëlqen të “nguleni” në kuzhinë duke përgatitur pjata të ndryshme?

Ushqimi paraqet lidhjet edhe me familjen dhe territorin, megjithatë, lloji i përgatitjes së disa recetave, mund të ndikojë te pasha, shkruan gazeta Shqip. Shmangni ndjekjen e këtij stili të ushqyeri çdo ditë të javës, dhe mësohuni me alternativa më të lehta: për shembull, gatuani më shumë ushqime të ziera sesa të yndyrshme.

Zakone të mira
Krahasuar me kohët e mëparshme, sot, shumë persona bëjnë një jetë më sedentare (ulur, pa lëvizje): zgjidhni një ditë si e diela për pjata të veçanta ndërsa në përditshmëri jepini prioritet perimeve, të gatuara në avull dhe të marinuara me pak vaj ulliri ekstra të virgjër. Ndërkaq, kushtojini kohë patjetër edhe ushtrimeve fizike.

Pesë shqisat
Mos harroni se kur hani pa i kushtuar vëmendje asaj se çfarë po bëni…përgjithësisht përfundohet duke ngrënë më shumë! Ndaj, herën tjetër kur të uleni në tavolinë, ndaluni vetëm për një moment: zgjidhni në mënyrë të ndërgjegjshme atë që do hani, vështroni ushqimin që keni përballë, ndieni aromat dhe imagjinoni shijet. Aktivizoni të gjitha shqisat. Kështu do të jeni më të lumtur në çdo kuptim. /Telegrafi

Next Post

Shkelje në detyrë/ OSHE shkarkon 78 punonjës, 5 për ndjekje penale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In