• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Ja formula që e zgjidh ngërçin me organet e Drejtësisë”

by A R
21/11/2018 21:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Pavarur për Koordinimin dhe Monitorimin e zbatimit të ligjit për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë ka hartuar një raport për Kuvendin ku sugjeron rrugën që duhet ndjekur për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese, në kushtet kur mungesa e KLGJ-së dhe KLP-së nuk lejon ngritjen e KED-së

Pikësëpari raporti vëren se jemi ende në kushtet e aplikimit të dispozitave transitore ndaj sqaron se organi i ngritur, i referuar dendur si Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, është në fakt Këshilli i Përkohshëm i Emërimeve në Sistemin e Drejtësisë, i quajtur shkurt KPESD.

Ky organ, shpjegon raporti, ngrihet në kushtet kur nuk është ende e mundur të ngrihet KED për shkak të mungesës së KLGJ-së dhe KLP-së.

Ndonëse i përkohshëm, KPESD funksionon njësoj dhe ushtron të gjitha funksionet e si KED, përfshirë ato lidhur me verifikimin e përmbushjes së kushteve ligjore dhe vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Me këtë arsyetim, Komisioni i Pavarur i rekomandon Kuvendit dhe përmes tij institucioneve të tjera, rihapjen e procedurës për hedhjen e shortit për anëtarët e Këshillit të Përkohshëm të Emërimeve në Drejtësi për vitin kalendarik 2019, të cilët më pas do të mundësojnë plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese.

Ekspertët e komisionit të pavarur shpjegojnë se ngritja e KED-së është e varur nga ngritja e KLGJ-së dhe KLP-së, ndërsa KPESD mund të funksionojë edhe në mungesë të tyre.

Krijimi i këtij Këshilli – vëren raporti – do të bënte plotësisht të mundur vijimin me sukses të reformës në drejtësi, përsa sa kohë do t’i jepte udhë midis të tjerave përzgjedhjes së kandidaturave për Gjykatën Kushtetuese.

/b.d

Next Post
Misionari amerikan vritet me shigjeta nga fisi i izoluar

Misionari amerikan vritet me shigjeta nga fisi i izoluar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In