• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja faktet pse Luli nuk kërkon vota për një qeveri “Basha 1”, por për një qeveri “Berisha 3”

by Carlo Bollino
03/04/2021 13:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino 

Kur për herë të parë përkufizova projektin qeverisës të Lulzim Bashës si “Berisha 3”, analistët e opozitës reaguan duke më akuzuar për mosnjohje të identitetit politik të Bashës, duke e konsideruar një marionetë në duart e Berishës. Ka kaluar tashmë më shumë se një vit nga ajo polemikë dhe asgjë nga c’ka ndodhur ndërkohë, nuk ka përgënjështruar atë përkufizim. Ja përse sot, si atëherë, përsëris se me 25 prill shqiptarët duhet të zgjedhin mes një “qeverie Rama 3” dhe një “qeverie Berisha 3” dhe kjo, pavarësisht faktit se kandidat për kryeministër i opozitës këtë herë është Lulzim Basha.

As Lulzim Basha vetë nuk ka përgënjeshtruar ndonjëherë se është trashëgimtari i të vjetrit Berisha, nga i cili përfaqëson përzgjatjen totale dhe të ndërgjegjshme. Lulzim Basha mendon si Berisha, vepron si Berisha dhe ëndërron të qeverisë si Berisha. Në autobiografinë e tij sintetike, Basha, edhe pse ka marrë frenat e Partisë Demokratike që nga 2013, pranon se deri në 2016 Partia është dominuar totalisht nga Sali Berisha. “Lidershipi im në krye të Partisë Demokratike erdhi pas gati 25 vitesh drejtimi dhe dominimi nga lideri i saj historik Sali Berisha” shkruan Basha. Meqë PD është themeluar në dhjetor 1990, 25 vitet e pushtetit Berishan spostohen, sic pohon vetë ai, të paktën 2 vite nga  data formale e drejtimit të partisë nga ana e Lulzim Bashës. Por edhe më pas nuk ka ndodhur kushedi se c’ndryshim. Basha shkruan me krenari se ka refuzuar “të vrasë babain”, duke aluduar në zgjedhjen e ndërgjegjshme për t’i lejuar Sali Berishës të vazhdojë të udhëheqë partinë, kur në realitet duhet t’i takonte atij ta bënte.

Në të vërtetë lidhja mes Berishës dhe Bashës shkon përtej një marrëdhënie normale politike mes themeluesit të një force politike dhe pasuesit të tij të ri dhe ngjason më shumë me atë të babait me djalin. Javët e shkuara Report TV transmetoi një sërë investigimesh mbi aferat që familja Berisha ka realizuar mes 2005 dhe 2013, domethënë përgjatë qeverisjeve të “Berisha1” dhe “Berisha2” dhe në gjithë ato afera Lulzim Basha dhe familja e tij u shfaqën në krah të familjes së Berishës duke ndarë bashkë edhe me vajzën Argita të njëjtat interesa financiare. Pra, Basha në ato dy qeveri ishte shumë më shumë se një ministër i thjeshtë: ishte pjesë e klanit familjar në krye të të cilit ishte doktori. Kjo, jo vetëm shpjegon se pse Berisha zgjodhi pikërisht Lulzim Bashën dhe jo Sokol Olldashin për shembull, për t’i besuar udhëheqjen formale të partisë në përfundim të dy qeverisjeve, ne 2013 (i vetmi që mund t’i garantonte si një bir mbrojtje dhe interesat) por shpjegon edhe gjithcka tjetër ndodhi në vitet në vijim.

Lulzim Basha vazhdoi të sillej si një anëtar i klanit Berisha edhe përgjatë tetë viteve që formalisht ka udhëhequr opozitën, dhe e bëri jo vetëm duke përdorur të njëjtën gjuhë agresive ndaj kundërshtarëve politikë, të njëjtin përdorim sistematik të shpifjeve si përgjigje ndaj kritikave, të njëjtat strategji të dhunshme gjatë protestave në shesh, të njëjtin radikalizim të përballjes politike deri duke zgjedhur të njëjtat sllogane elektorale. Duke lexuar programet e tij zgjedhore, Basha ka rikopjuar edhe të njëjtat ide “për ndryshim” të ndjekura nga Berisha në vitet e dy qeverive të tij, duke nisur nga taksa e sheshtë e refuzuar pastaj nga zgjedhësit që në 2013 kanë preferuar taksën progresive të propozuar nga Edi Rama. Disa ide të tjera janë kopjuar dhe të ripropozuara sot thjeshtë për detyrim familjar ndaj Berishës, pa e ditur fare se ndërkohë ishin  në fuqi prej vitesh.

Në operacionin e identifikimit total me kapofamiljen, Basha ka shkuar edhe më tej, duke vendosur symbulltazi të trashëgojë edhe të njëjtët armiq, pikërisht sic ndodh brenda një fisi të zgjeruar. Armiqtë e Berishës u bënë dhe armiq të Bashës, miqtë e Berishës u bënë dhe miqtë e Bashës. Ndërkohë ish-armiqtë, me të cilët Berisha ka bërë pajtim, u falën edhe nga Basha. Sa për të bërë një shembull të njohur, alternimi i urrejtje-dashurisë që ka dalluar në 20 vite marrëdhënien Sali Berisha dhe Ilir Meta, sinkronizohet në menyre perfekte me marrëdhënien dashuri-urrejtje që është alternuar në vite mes Lulzim Bashës dhe Ilir Metës: Kështu “Ilir floriri” i ofenduar në 2017 e me të cilin ishte betuar publikisht se nuk do të bënte më kurrë një aleancë, u bë aleat strategjik në 2021. Sic Berisha urdhëron.

Ky transferim i urrejtjes dhe dashurisë nga Berisha drejt Bashës kryehet vetëm në një drejtim, pra nëse sot janë jashtë renditjes të pozicioneve fituese në listat e PD disa prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Lulzim Bashës, për t’u zënë nga shërbëtorë zjarri të doktorit, ndodh sepse në fund të fundit është prapë Berisha ai që vendos. Ja pse kur akuzohet Basha se nuk është burrë që mban fjalën, duhet me qenë më të kujdesshëm në gjykim, pasi nuk është gjithmonë ai që dëshiron të tradhëtojë, por më shpesh është egoizmi cinik dhe dyshues i Berishës që e ndalon të respektojë premtimet.

Edhë unë, në kushtet e një gazetari të thjeshtë, kam mbetur i mbërthyer në të njëjtën rrjetë të urrejtjes familjare dhe për këtë arsye nga 2012 jam shpallur armik nga Lulzim Basha pa e takuar as edhe njëherë të vetme, thjeshtë sepse kështu kishte vendosur 20 vite më parë Sali Berisha. Dhe sic bëri në 2002 Sali Berisha, edhe Lulzim Basha futi emrin tim dhe atë të mediave të mia në listën e zezë të partisë së tij. Veprim që 18 vite të shkuara, kur u zbatua për herë të parë, ishte në shkelje flagrante me vizionin e një partie që deklarohej demokratike dhe që luftonte për pluralizmin e ideve, por, që i përsëritur sot në të njëjtën mënyrë nga i riu Lulzim që pretendon se dëshiron ndryshimin, merr fund së qëni tragjik për t’u bërë thjeshtë qesharak.

Eshtë ky rol trashëgimtari integral i Sali Berishës, që e autorizon sot Bashën të pretendojë në një nga spotet e tij elektoralë se është personalisht autori i pranimit të Shqipërisë në NATO, një rrugëtim integrimi në të vërtetë transversal i të gjitha qeverive, filluar në 1992, që preku etapa vendimtare në 1999 dhe në 2003 e që Sali Berisha (me siguri jo Lulzim Basha) voli frutin e pjekur në fund të procesit, në prill 2009. Pikërisht autorizimi e përvetësimit haptazi të meritave që propaganda e partisë ia ka veshur gjithnjë Sali Berishës, bën që Lulzim Basha të jetë kloni i tij zyrtar. Ja pse analistët e opozitës do të bënin mirë të qetësoheshin, pasi, nëse do të fitonte ndonjëherë zgjedhjet, ai, nuk do të jetë kryetar i një “qeverie Basha 1”, por nënkryetar i një “qeverie Berisha 3” në  vazhdimësi perfekte me të tashmen dhe të shkuarën e tij. Rol për të cilin, jam i bindur, se Lulzim Basha do të jetë lumturisht krenar./Shqiptarja.com

Next Post
Pas Tiranës e Kukësit, nis edhe në Shkodër vaksinimi i gazetarëve dhe efektivëve të policisë

Pas Tiranës e Kukësit, nis edhe në Shkodër vaksinimi i gazetarëve dhe efektivëve të policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“I shpëtojnë vettingut sepse lëvizen nga detyra”/ Kërkohet ndërhyrje në ligj për zyrtarët e policisë

“I shpëtojnë vettingut sepse lëvizen nga detyra”/ Kërkohet ndërhyrje në ligj për zyrtarët e policisë

September 13, 2026
“Tavani për çmimin e naftës duhet të ishte më i ulët”, Fatos Çoçoli: Jemi vonë, duhet të ndihmohen ata më në nevojë

Puç institucional i ‘Republikës së Magjistratëve’?

September 13, 2026
Droni rus godet trenin në Ukrainë, pak minuta pasi kaloi treni me Boris Johnson dhe zyrtarë evropianë

Droni rus godet trenin në Ukrainë, pak minuta pasi kaloi treni me Boris Johnson dhe zyrtarë evropianë

September 13, 2026
Debate në takimin e Ramës në Berat, Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë!

Debate në takimin e Ramës në Berat, Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë!

September 13, 2026
Flakët pranë stallave të lopëve në Gjirokastër, zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin në kohë

Flakët pranë stallave të lopëve në Gjirokastër, zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin në kohë

September 13, 2026
Trump paralajmëron Zelenskyn: Ndaloni sulmet ndaj naftës ruse, po dëmtoni ekonominë botërore

Trump paralajmëron Zelenskyn: Ndaloni sulmet ndaj naftës ruse, po dëmtoni ekonominë botërore

September 13, 2026
Pagat e gjyqtarëve/ Avokati: Debati duhet të jetë për ndarjen e pushteteve, jo për shifrat

Pagat e gjyqtarëve/ Avokati: Debati duhet të jetë për ndarjen e pushteteve, jo për shifrat

September 13, 2026
“Anëtarësim i asociuar në BE”/ Carney sfidon Trumpin, Kanadaja kërkon afrim historik me Europën

“Anëtarësim i asociuar në BE”/ Carney sfidon Trumpin, Kanadaja kërkon afrim historik me Europën

September 13, 2026
“Ne kemi qesen tonë të buxhetit”/ Rama ironizon gjyqtarët: E pabesueshme si e kupton një gjykatës pavarësinë

“Ne kemi qesen tonë të buxhetit”/ Rama ironizon gjyqtarët: E pabesueshme si e kupton një gjykatës pavarësinë

September 13, 2026
“Respektoni gjykatën”/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër!

“Respektoni gjykatën”/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër!

September 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com