• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ja ekzekutimet ‘mafioze’ që tronditën vendin gjatë 2021, çfarë i lidh ngjarjet me njëra-tjetrën…

by A R
30/12/2021 08:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë vitit 2021 vendi ynë është tronditur nga një sërë ekzekutimesh mafioze. Vrasje të cilat vijojnë të jenë pa autorë. Askush nuk është identifikuar apo të jetë arrestuar për atentatet e ndodhura gjatë vitit që po lëmë pas.

Për sa u përket autorëve, dyshohet se janë një grup vrasësish me pagesë që kanë kryer ekzekutimet e viktimave.

Pothuajse të gjitha vrasjet e ndodhura gjatë 2021, kanë pasur diçka të përbashkët. Autorët kryejnë vrasjen, largohen nga vendngjarja dhe në një vend tjetër djegin automjetin e në disa raste brenda automjeteve të djegur janë gjetur dhe armët, me të cilat janë kryer krimet.

Automjetet e gjetura të djegura pothuajse në të gjitha rastet kanë rezultuar me targa të vjedhura. Shënjestrat e atentateve mafioze rezultojnë në disa raste persona të ardhur nga jashtë shtetit, ç’ka hedh dyshimet se shkak i ekzekutimit të tyre janë prishjet e pazareve të drogës jashtë territorit shqiptar.

Atentatet

Ekzekutimi i parë mafioz u bë në 24 janar në qytetin e Durrësit, ku mbeti i vrarë Edmir Begu. Begu fillimisht mbeti i plagosur dhe më pas ndërroi jetë në spitalin e Durrësit. Nga hetimet pas atentatit, rezultoi që viktima të kishte ndryshuar dy herë emrin, në Ilir Kuçi dhe Jetmir Begu. Viktima kishte shkuar disa herë drejt shtetit italian dhe dyshohet se u ekzekutua për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Më 6 shkurt të këtij viti një atentat tronditi qytetin e Vlorës. Gentian Qarri është qëlluar me breshëri plumbash, fillimisht duke e plagosur rëndë e më pas si pasojë e plagëve të marra jetë në spital. Shkak i atentatit mendohet larja e hesapeve për shkak të pazareve të drogës, duke qenë se Qarri kishte kryer dënimin prej 11 vitesh burg në Itali për drogë. Pas atentatit në Pyllin e Sodës u gjet një makinë e djegur me targa greke dhe brenga makinë një kallashnikov, me të cilin dyshohet se u ekzekutua viktima.

Në muajin mars në Durrës u vra Edmond Koçi, i njohur ndryshe si “Mond Çekiçi”. Viktima ishte një emër i njohur për autoritetet policore, pasi ka qenë pjesë e “Bandës së Durrësit” e drejtuar nga Lulzim Berisha. Po ashtu viktima njihej dhe si mik i Emiljano Shullazit dhe Plarent Dervishajt. “Mond Çekiçi” ishte një emër me precedentë penalë, i dënuar disa herë për disa vepra penale.

Mbrëmjen e 4 prillit iu bë atentat Bardhok Pllanajt 46 vjeç, personazh i njohur si “Kumbari i Shkodrës”. “Kumbari” ka qenë një emër i njohur për drejtësinë e Shkodrës. Ai ka qenë i akuzuar disa herë për trafik droge, pastrim parash apo ndërtim pa leje. Pas atentatit vrasësit janë larguar me shpejtësi dhe afër vendngjarjes kanë djegur një automjet me targa italiane. Brenda automjetit të djegur u gjetën dhe dy armë, të dyshuara se janë përdorur në ekzekutimin e Pllanajt.

Një atentat i mirëmenduar ndodhi mbrëmjen e 11 majit në Elbasan, ku u ekzekutua Everest Çaka. Viktima njihej ndryshe dhe si Ibrahim Çaka. Çaka ishte në makinën e tij teksa u ekzekutua me armë zjarri me silenciator dhe shkak mendohet të ketë qenë lidhja e tij me persona me të shkuar kriminale. Pak minuta pas atentatit ndaj Çakës, u gjet në Kavajë një automjet pa targa i djegur.

Pesë muaj pas ekzekutimit të Çakës, u bëhet atentat dy miqve të tij, Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku. Të dy këta persona dyshohet të kenë qenë pjesë e grupeve kriminale të qytetit të Elbasanit. Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku u ekzekutuan mbrëmjen e 4 tetorit në Elbasan, teksa ishin në shoqërinë e njëri-tjetrit në afërsi të një lokali. Shkak i atentatit mendohet të ketë qenë larja e hesapeve mes bandave.

Pak ditë pas vrasjes së dyfishtë në Elbasan, u gjet i vrarë në Peqin anëtari i Bandës së Lushnjes, Alban Semaku, i cili deri në vitin 2011 njihej si Elton Mermali. Deri në muajin maj të këtij viti Semaku ka qenë i burgosur në burgun e Peqinit. Disa ditë përpara se të ekzekutohej, Alban Semaku u rrëmbye në qytetin e Lushnjes nga persona ende të paidentifikuar.

Në fillimuajin e kaluar shënjestër e atentatit ka qenë një ish-efektiv policie. 61-vjeçari Xhelal Reçi, biznesmen dhe ish-efektiv i Policisë Rrugore është ekzekutuar në datën 1 nëntor. Reçi pronar i një bar-kafe dhe butiku në qendër të Laçit, është ekzekutuar sapo doli nga makina e tij tip “Benz”. Reçi ka marrë dy plumba, njëri prej të cilëve e ka kapur në gjoks. Xhelal Reçi ka tentuar t’u shmanget atentatorëve duke u futur në një rrugicë, por plaga e marrë në gjoks ka qenë e rëndë dhe i shkaktoi vdekjen. Makina e atentatorëve është gjetur e djegur në Milot dhe rezulton të jetë e vjedhur në Mbrostar të Fierit, gjithashtu targat greke të makinës ishin të mbivendosura. Pista kryesore për atentatin ndaj Xhelal Reçit, është atentati që iu bë të birit Besnik Reçi rreth një vit më parë.

/a.r

Next Post
Mundësi të reja në karrierë për këtë shenjë/ Horoskopi për sot

Horoskopi ditor/ Zbuloni surprizat që yjet kanë rezervuar për ju sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In