• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ja dy kryebashkiakët që “tradhëtuan” Lulzim Bashën

by
06/07/2015 12:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i ri i Bashkisë së Përmetit Niko Shupulli si dhe ai i Dropullit Ahilea Deçka, të dy nga Partia Demokratike kanë shkuar në takimin e kryeministrit Edi Rama të thirrur me të gjithë kryebashkiakët e dalë nga zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Kryetari i Bashkisë së Përmetit ka thënë se nuk kishte një udhëzim të Partisë Demokratike për të mos marrë pjesë në këtë takim të Ramës me kryebashkiakët.

Ndërkohë gjithë kryetarët e tjerë të bashkive të fituara nga Partia Demokratike kanë refuzuar të marrin pjesë në këtë takim.

cache-312-120-strict-180776_1

“Jam i keqardhur që pjesa tjetër nuk ka hipur mbi lartësinë e atij mesazhi të famshëm të fushatës elektorale “kam frikë se më shohin” por po ashtu jam i keqardhur se ky është një takim me rëndësi të posaçme dhe mungesa e kryebashkiakëve që kishin konfirmuar apo refuzuan të konfirmojnë është një dëm i drejtpërdrejtë për punën e tyre dhe për shërbimin ndaj komunitetit sepse jemi në kushte të jashtëzakonshme pasi puna që fillon, nis me një barrë të madhe përgjegjësie dhe me domosdoshmërinë për të harmonizuar një sërë hapash në funksion të një tranzicioni jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe jo të lehtë të kalimit në 61 njësitë e reja. Uroj të dalin sa më shpejt nga guacka mbytëse e politikës qorre të partisë së tyre dhe të vihen në shërbim të komunitetit e duke kuptuar se janë kryetarët e të gjithë komunitetit e të gjithë zgjedhësve, familjeve pavarësisht se për kë kanë votuar zgjedhësit e pavarësisht se në ç’pozicion gjeografik ndodhen familjet. Ne nuk i ndajmë bashkitë në të kuqe dhe blu”, – tha Rama.

Duke renditur prioritetet e këtij bashkëpunimi të ri, kryeministri e ka vënë fillimisht theksin tek ndërtimi apo riparimi i ujësjellësve dhe kanalizimeve të ujërave të zeza, për të vijuar më pas me problemet e mbeturinave, që sipas duhen zgjidhur sa më parë.

Rama ka bërë thirrje edhe për një angazhim më serioz në aspektin e rendit publik, duke folur për shkrirjen e policisë bashkiake dhe pajisjen e kryetarëve të bashkisë me kompetenca për të dhënë direktiva në Policinë e Shtetit, “me qëllim ruajtjen e rendit dhe qetësisë”.

Next Post

Zvicra kap mashtruesit kosovarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com