• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ja disa nga epitetet më “mbresëlënëse” të kryeministrit kosovar Mustafa gjatë 2016-ës në Facebook: Gomar, pulë deti, rrugaç …

by Java News
01/01/2017 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rrjeti social Facebook sot po shërben që zyrtarët e lartë të vendit, por jo vetëm, të shkruaj qëndrimet e tyre rreth një dukurie të caktuar, por edhe t’i kundërpërgjigjen kundërshtarëve.

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa pas një kohe që ishte largua nga rrejti social Facebook, me pretendimin e “rritjes së numrit të sulmeve ndaj llogarisë”, u çaktivizua.

Mirëpo para se të çaktivizonte këtë llogari, Mustafa pati një debat të ashpër me akademikun, Isa Qosja, i cili edhe është cilësuar si “fajtorë” që Kryeministri mbylli Facebook-un, shkruan lajmi.net.

Ishte 4 shkurti i 2015-ës, kur i pari i qeverisë i kishte marrë të gjitha masat e sigurisë për të mos u “sulmuar” më dhe iu rikthye sërish Facebook-ut, ku gjuha e tij shprehëse nuk ishte përmirësuar nga ajo që dikur përdori.

Fjalori i akademikut që përfaqëson dhe udhëheq qeverinë e vendit shpesh herë ka eskaluar dhe është rënduar në drejtim të atyre që e “ngacmuan”.

 

Kryeministri pati edhe fyerje në baza gjinore. Në një shkrim që i pari i qeverisë bëri në faqen e tij zyrtare në Facebook u vlerësuar fyes për gratë veprimtarinë e së cilave e quajti kullotje.

“… janë disa gra që i kanë kullotë të gjitha fondet e mundshme nga perëndimi, e mos po i braktisin burrat e tyre e po shkojnë në Kore të Veriut (sepse as Kuba nuk i pranon), apo disa OJQ-ista nacionalist, mos po turren nga Lindja”, ishte postimi i Mustafës në Facebook drejtuar grave.

Për këtë pati reagime të shumta si nga deputetet e Kuvendit të Kosovës ashtu edhe nga analistët të cilët tanë se “kryeministri duhet ta kontrollojë vetëm”.

Mustafa nuk kishte “problem” vetëm më gratë pasi ai vazhdojë t’i “ngacmojë” edhe burrat.

“Viktima” e radhës e kryeministrit ishte deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, të cilën e quajti gomarë të Zajednicës. Por kjo ishte përgjigje ndaj këtij të fundit i cili kishte thënë se po të kishte shtet ligjor, do të duhej të ishte në burg Isa Mustafaj, ndërsa kishte përmendur edhe “Zajednicën” (Asociacionin e Komunave serbe) të cilën – sipas Kurti – e ka mundësuar “Zajednica (bashkimi) i vëllezërve të Thaçit me djemtë e Isës”.

“Të drejtohet nga unë UKSHI se e ka humbur rrugën”, ka shkruar Mustafa për Kurtin.

Zinxhiri i postimeve të Kryeministrit vazhdojë, gjuha e tij e pasuroi më me shumë banalitet në drejtim të kundërshtarëve të tij.

“Bile ishin shërbyer edhe me prapanicën e kalit. Ata mund t’i fryejnë kësaj prapancie natë e ditë”, ishte një tjetër postimi i Mustafës.

Shprehje që nuk përputhen me pozitën e tij Mustafa përdori shpesh, bile ai përdori edhe “mesele” në drejtim të kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmetit, shkruan lajmi.net.

“Sot u pa se me çfarë sjellje dhe arsyetime të të paditurëve, krerët e Prishtinës e prolonguan për një vit marrjen e përgjegjësisë për trafikun urban. Për të tillët malësorja kishte me thënë: “Me konë leht me majte shpi, Kola jem i kishte mbajte dy”, ishte postimi i kryeministrit.

Postimi i fundit i Mustafës është replikë ndaj deklaratës së Pal Lekajt, i cili tha, se “kryeministri i Kosovës po sillet si pulë e detit që nuk i dëgjohet zëri”.

Ndaj këtyre akuzave Mustafa ka thënë se “deklaratat e Gjuriqit janë nivel i Pal Lekajt dhe që të dy shërbehen me gjuhë rrugaçësh”.

Fyerjet dhe fjalori që u përdor gjatë 2016-ës nga liderët e partive dhe institucioneve në Kosovë, u cilësuar jo vetëm papjekurinë politike por edhe mungesën e kulturës së komunikimit normal në diskursin publik, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Zjarr në një anije në Indonezi, 23 të vdekur, dhjetëra të lënduar

Zjarr në një anije në Indonezi, 23 të vdekur, dhjetëra të lënduar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E diela me mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira të pakta kalimtare

E diela me mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira të pakta kalimtare

July 26, 2026
Zbulim i rrallë në Llogara, speleologët gjejnë një shpellë 70 metra të thellë me eshtra kafshësh të egra (FOTO)

Zbulim i rrallë në Llogara, speleologët gjejnë një shpellë 70 metra të thellë me eshtra kafshësh të egra (FOTO)

July 26, 2026
Është e habitshme sa elastik bëhet kuptimi i ligjit, kur shkelja nuk na prek personalisht

Është e habitshme sa elastik bëhet kuptimi i ligjit, kur shkelja nuk na prek personalisht

July 26, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

49.1% e banorëve te rritur të vendit anojnë nga vlerësimi pozitiv për Ramën

July 26, 2026
Anthony Joshua fiton me vuajtje me Kristian Prengën, shqiptari e rrëzon dy herë në tapet

Anthony Joshua fiton me vuajtje me Kristian Prengën, shqiptari e rrëzon dy herë në tapet

July 26, 2026
Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, humb jetën drejtuesi i mjetit, 4 të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, humb jetën drejtuesi i mjetit, 4 të plagosur

July 26, 2026
Shtresa e mesme më e prekur nga kriza, ish-ministri i Financave: Politika duhet të krijojë kushte për rritjen e të ardhurave

Shtresa e mesme më e prekur nga kriza, ish-ministri i Financave: Politika duhet të krijojë kushte për rritjen e të ardhurave

July 26, 2026
“Dua mandatin e katërt si president”, Trump zbulon synimet për zgjedhjet e ardhshme në SHBA

“Dua mandatin e katërt si president”, Trump zbulon synimet për zgjedhjet e ardhshme në SHBA

July 25, 2026
Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

July 25, 2026
Minxhozi: Emërimi i Albana Koçiut në Ministrinë e Brendshme, zgjedhje me mesazh ‘katarsisi’

Problemi nuk është komunikimi, por qeverisja

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In