• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja disa këshilla të nevojshme, dhënë nga Sokrati në antikitet

by Java News
23/04/2018 10:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sokrati u konsiderua nga Orakulli i Delfit si njeriu më i zgjuar mbi tokë.Kur ai dëgjoi që Orakulli i kishte bërë një vlerësim të tillë, mendoi se komenti i tij ishte i gabuar. Ai tha: “Unë di një gjë, që nuk di asgjë”. “Nuk di asgjë” do të thotë që mund të jesh një person i mençur, por prapë nuk di asgjë. Ti mëson vazhdimisht nga çdo gjë dhe nga çdokush sepse dija është e pafundme. Ne mund t’i mësojmë gjërat shpejt por po aq shpejt edhe i harrojmë dhe ndonjëherë kemi nevojë për një rikujtesë të atyre që kemi mësuar. Ja 25 gjëra që jeta na ka mësuar:

Përpjekja është gjë e mirë

Kurrë mos thuaj: “Nuk mund të duroj më”. Përkundrazi, thuaj: “Mirë se të vijë”

Mos u anko

Ankesat janë humbja më e madhe e kohës. Ose bëj diçka për problemin, ose nëse s’mundesh thjesht mos u anko.

Kalo kohë me njerëzit që do

Që janë familja dhe miqtë më të mirë. Nëse nuk e keni një familje, krijojeni një, Pjesa më e madhe e njerëzve në jetë janë vizitorë. Familja është e përjetshme.

Mos nis një lidhje nëse nuk je i/e dashuruar

Ndonjëherë pëlqen dikë dhe mendon: “ Mund ta provojmë njëherë”. Kjo nuk është një ide e mirë. Ose jeni ose nuk jeni të dashuruar. Mos e gënjeni veten pasi nuk është e drejtë as për ju dhe as për personin tjetër.

Një trup i shëndetshëm është pika nga ku do të nisni çdo gjë në jetë. Nëse nuk mund të ndërtoni një trup të shëndetshëm dhe të fortë, çfarë mund të ndërtoni tjetër në jetë?

Mbani një ditar

Jo, mbajtja e një ditari nuk është për fëmijë. Ai ju ndihmon të bëheni një mendimtar dhe shkrimtar më i mirë. “Unë nuk dua të bëhem një shkrimtar“ mund të thoni ju. Epo duke llogaritur sa mesazhe dhe e-maile nisim çdo ditë, atëherë çdonjëri nga ne është një shkrimtar.

Jini mirënjohës

Thuajini “Faleminderit“ gjithkujt dhe gjithçkaje. “Faleminderit për këtë ditë të bukur”, “Faleminderit për e-mailin”, “Faleminderit që je aty për mua”.

Mos e vrisni mendjen se çfarë mendojnë njerëzit

Në fund të gjithë do të vdesim. A ka vërtet rëndësi se çfarë mendojnë të tjerët?

Rreziko më shumë

Asgjë e mirë nuk vjen nga pasiviteti. Shfrytëzoni çdo mundësi.

Zgjidhni një industri, jo thjesht një punë

Nëse doni të bëheni i mirë në një gjë, ju duhet të shpenzoni vite dhe vite duke e berë atë gjë. Nuk mund ta bëni atë duke u hedhur nga industria në industri. Zgjidhni një industri që ju pëlqen dhe niseni nga fundi. Gradualisht do të gjeni rolin perfekt për ju.

Udhëhiqni rrugën

Kur e gjeni veten në një situatë ku secili shikon tjetrin, është koha që ju të udhëhiqni. Ju jeni një lider atëherë kur vendosni që të jeni i tillë. Nuk ka pikënisje apo tituj, është thjesht një vendim.

Paraja nuk është gjëja më e rëndësishme

Duhet ta trajnoni veten që të mos fokusoheni vetëm tek paraja, por tek vlerat. Gjithashtu mos u bëni shumë i varur nga gjërat që zotëroni, në të kundërt do t’ju zotërojnë ato ju.

Jini i sjellshëm

Mund të jeni dikush që nuk i lë të tjerët t’i shkelin në kallo por edhe i sjellshëm njëkohësisht. Thjesht mos i ofendoni njerëzit, mos mendoni se jeni më i mirë se ata ose të silleni si harbut me ta.

Mësoni çdo ditë

Duhet ta stërvisni trurin të qëndrojë vigjilent. Nuk keni pse lexoni një libër në ditë për të mësuar çdo ditë, Mësoni nga gabimet tuaja. Mësoni nga njerëzit rreth jush, jini i hapur përballë asaj që mund të mësoni prej tyre.

Pushoni përpara se të lodheni

Edhe nëse e dashuroni punën tuaj dhe çdo ditë aty iu duket sikur jeni me pushime, ju keni nevojë që të pushoni. Jeni njeri dhe jo një android, mos e harroni kurrë këtë.

Mos gjykoni

Thjesht sepse njerëzit bëjnë zgjedhje të tjera nga ju, ata nuk janë budallenj. Gjithashtu, ju nuk dini asgjë rreth tyre dhe historisë së tyre, kështu që mos i gjykoni – ndihmojini ata.

Mendoni për të tjerët

Jini i kujdesshëm. Ne të gjithë kemi familje, fatura për të paguar dhe problemet tona. Mos kujtoni se gjithçka që ndodh sillet vetëm rreth jush.

Jepni pa pritur asgjë në kthim

Mos mbani shënim pikësh. Do të bëheni një person i hidhur nëse e bëni këtë. Jepni thjesht për gëzimin e të dhënit. Nëse merrni diçka në kthim, fantastike, nëse nuk merrni, është prapë ok.

 

 

Kjo lojë, nuk ka një fund

Ne, si specie, thjesht jemi. Mos u përpiqni të analizoni shumë rreth kësaj. Shijoni udhëtimin.

Gëzoni gjërat e vogla

Të gjithë mendojnë se e dinë dhe e bëjnë këtë, por jo. Në fakt të gjithë janë në ndjekje të gjërave të mëdha.

Mos e merrni veten shumë seriozisht

Po, ne jemi individë që duam të na marrin seriozisht por në fund të ditës jemi veç një tufë milingonash në ndjekje të të njëjtave gjëra. Ndriçohuni.

Mos fajësoni të tjerët

Cili është qëllimi? Doni t’i ndëshkoni ata? Nuk keni pse ta bëni. Gjithashtu mos e fajësoni as veten sepse jeni thjesht njeri.

Krijoni diçka

Jo të lini një trashëgimi sepse në fund të fundit ju nuk do të jeni këtu që ta shihni gjithsesi. Por diçka që të jetë e dobishme si të luani muzikë, të shkruani një libër, të ndërtoni një tavolinë, çfarëdo gjëje. Do të ndiheni mirë me veten, për më tepër që ju jepni njerëzve diçka për ta admiruar në këmbim.

Kurrë mos shikoni për shumë gjatë mbrapa

Të reflektosh nga e kaluara shërben vetëm për një gjë: për të marrë mësime.

Veproni

Mos u ulni këmbëkryq, bëni diçka. Pa veprim, nuk ka asnjë rezultat./In Tv/ (b.an)

Next Post
Premier/Pa surprizë, Mohamed Salah lojtari i vitit

Premier/Pa surprizë, Mohamed Salah lojtari i vitit

Comments 1

  1. Mateo Tabaku says:
    5 years ago

    Keshilla shum te shkelqyera

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FSHF nis së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare, ja detajet nga projekti

FSHF nis së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare, ja detajet nga projekti

December 23, 2025
Dhëndri i Trump iku, por beteja për Shtabin e Përgjithshëm në Serbi vazhdon

Dhëndri i Trump iku, por beteja për Shtabin e Përgjithshëm në Serbi vazhdon

December 23, 2025
Spiropali me deputetet shqiptare në Shkup: Interesi i shqiptarëve mbi dallimet politike

Spiropali me deputetet shqiptare në Shkup: Interesi i shqiptarëve mbi dallimet politike

December 23, 2025
Një i ngarkuar i SHBA për Groenlandën, Danimarka thërret ambasadorin amerikan

Një i ngarkuar i SHBA për Groenlandën, Danimarka thërret ambasadorin amerikan

December 23, 2025
Biznesmeni Arben Ademi akuzohet nga policia e Zvicrës se ka përkrahur “Shtetin Islamik”

Biznesmeni Arben Ademi akuzohet nga policia e Zvicrës se ka përkrahur “Shtetin Islamik”

December 23, 2025
“Paqe fiskale vetëm me ato biznese që…”, Rama: Nisma rrit formalizimin dhe ul tatimin

“Paqe fiskale vetëm me ato biznese që…”, Rama: Nisma rrit formalizimin dhe ul tatimin

December 23, 2025
Flet juristi 101-vjeçar, Niazi Jaho: Kandidati për deputet dhe angazhimet e tij vlerësohen nga votuesit

Edhe njëherë për prezumimin e pafajësisë

December 23, 2025
Pirro Vengu “surprizon” Ushtrinë: Ja dhurata misterioze për Forcat e Armatosura

Pirro Vengu “surprizon” Ushtrinë: Ja dhurata misterioze për Forcat e Armatosura

December 23, 2025
U përjashtua për 30 ditë nga Kuvendi, Noka: Dha urdhër Gysi, nuk e njohim vendimin

U përjashtua për 30 ditë nga Kuvendi, Noka: Dha urdhër Gysi, nuk e njohim vendimin

December 23, 2025
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Opinioni për 6 liderët e 100 vjetëve të fundit dhe problemi elektoral i opozitës

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com