Gjithnjë e më shumë këngët popullore po i drejtohen liderëve politikë të Shqipërisë, siç ndodhi dhe me Kryeministrin Edi Rama. Në këto kushte, nuk kishte sesi të mungonte një këngë për liderin historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Dy këngëtarë, babë e bijë, kanë nxjerrë një këngë të re për ish-kryeministrin. Këngëtarët i bëjnë thirrje Berishës të çohet e “të bashkojë bashkojë burrat me plisa”, duke iu referuar bashkimit kombëtar. Këngëtarët kanë të përbashkët edhe mbiemrin me ish-kryeministrin, pasi janë Fjolla e Vehbi Berisha.









