Të gjithë prodhuesit e telefonave të zgjuar pretendojnë se ofrojnë kamerën më të mirë të mundshme, ndaj duhet të jemi të qartë para se të bëjmë një zgjedhje.
“Yahoo” na jep një udhërrëfyes duke marrë shembull gjashtë modele: “iPhone 6”, “iPhone 6 Plus”, “Samsung Galaxy S6”, “Samsung Galaxy Note 4”, “LG G4” dhe “HTC One M9”. Secili prej këtyre telefonave ka dalë në treg brenda vitit të fundit.
Ajo çka u vu re nga analiza është se numri i megapikselave jo domosdoshmërisht përkthehet në një kamera më të mirë.
Renditja u bë pas vlerësimit me pikë (1-6) secilën kamera, duke u bazuar në gjashtë elementë: cilësia e detajeve në distancë, cilësia e ngjyrave dhe detajeve në distancë, cilësia e kontrastit të ngjyrave, cilësia e detajeve nga afër, cilësia e fotove-portret dhe cilësia e fotove në dritë të dobët.
Pas disa provash rezultoi se “LG G4” ka kamerën më të mirë, me 32 pikë nga 36 të mundshme, e ndjekur me radhë nga “Galaxy S6” (29), “Galaxy Note 4” (25), “iPhone 6 Plus” (17), “iPhone 6” (15) dhe “HTC’s One M9” (8 pikë).













