Alban Meha deklaron se i takon Gianni De Biasit për të vendosur rreth formacionit dhe nëse fiton besimin e italianit, ai premton se do të japë gjithçka nga vetja që t’ia shpërblejë besimin e mbi të gjitha t’i bëjë krenarë gjithë shqiptarët.
“Sigurisht se kam dëshirë të shënoj gol, por më e rëndësishme është Kombëtarja shqiptare.
E rëndësishme për ne si skuadër dhe si shqiptarë është që të nxjerrim rezultate të favorshme në këto dy ndeshjet e fundit ndaj Serbisë dhe Armenisë, në mënyrë që ta realizojmë ëndrrën”, ka theksuar për zërin ish-futbollisti i Paderbornit, i cili që nga viti 2012 është pjesë e Shqipërisë për të cilën ka realizuar dy gola.