Policia ka arrestuar një shtetas italian, i cili ka kryer transaksione me vlerë rreth 1 miliard lekësh në banka të ndryshme në shtete të ndryshme, më datë 03-06 Tetor 2015.
Në kuadër të operacionit “Transaksioni” Sektori për Krimet Kompjuterike në Drejtorinë e Policisë së Shtetit bëri të mundur arrestimin e Stefano Bottura, 43 vjeç, lindur ne Firence, i dënuar nga Gjykata e Milanos Itali me 8 vite e 11 muaj burg për Mashtrim dhe i shpallur në kërkim nga Interpol Roma. Ndalimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale të “Mashtrimit Kompjuterik”.
Se bashku me këtë shtetas gjatë shoqerimit ishin dhe shtetasit K. S. 23 vjeç, dhe D. P. 47 vjeç. Ndaj tyre filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale të ” Moskallëzimit të krimit”.
Në përfundim të këtij operacioni policor u sekuestruan me cilesin e proves materiale: Nje mjet tip fuoristrade Mercedes Benz ML Nje aparat POS i Raiffaisen Bank 850.000 leke te reja 60 karta bankare te ndryshme ne pronesi te ndryshme 8 telefona celulare dhe Ipod 2 kompjutera portabel Bizhuteri te ndryshme floriri etj Dokumentacion i ndryshem ne lidhje me transaksione të kryera, fatura, kontrata pune, deklarime tatimore etj.
Po vazhdon hetimi per dokumentimin e mëtejshëm të veprës penale dhe gjetjen e bashkëpuntorëve të këtij shtetasi.