Ja cilët janë muzetë më të mëdhenj në botë
Revista amerikane ‘National Geographic’ ka botuar një guidë mjaft interesante për të pasionuarit pas muzeve, duke stiluar se cilat janë dhjetë muzetë më të mirë të botës. Në krye të listës revista amerikane ka vënë kompleksin Smithsonian. Pasi ky është kompleksi më i madh i muzeve në botë dhe shtëpi e më shumë se 137 milionë objekteve. Sipas disa vlerësimeve, nëse çdo ditë kaloni disa minuta duke shikuar objektet, për 10 vjet do të arrini të shikoni vetëm 10 për qind të subjekteve. Vendin e dytë në këtë listë e merr muzeu më i famshëm në botë, ai Luvrit. Ky muze gjendet në Paris, Francë. Ai është një nga muzetë më të mëdha dhe më të famshëm të botës dhe renditet gjithashtu i dyti për nga numri i vizitorëve. Ai u hap më 8 nëntor 1793, pas më shumë se dy shekujsh si Pallat Mbretëror, Luvri hapet si një muze publik në Paris nga Qeveria Revolucionare franceze. Sot, koleksioni i Luvrit është një nga më të pasurit në botë, me vepra arti që përfaqësojnë 11.000 vjet të qytetërimit dhe kulturës njerëzore. Në vitet 1980 dhe 1990, Luvri i Madh, siç njihet zyrtarisht muzeu, pësoi një rimodelim të rëndësishëm. U shtuan pajisjet moderne të muzeut dhe u hapën mijëra metra katrorë hapësira të reja ekspozimi. Arkitekti kinezo-amerikan I.M Pei ndërtoi një piramidë prej çeliku dhe xhami në qendër të oborrit të Napoleonit. Në vitin 1993, në 200-vjetorin e muzeut, një krah i rindërtuar më parë, i okupuar nga Ministria e Financës franceze, u hap për publikun. Ishte hera e parë që i gjithë Luvri u përkushtua për qëllime muzeore.
1-Smithsonian, Uashington, SHBA
Smithsonian është kompleksi më i madh i muzeve në botë dhe shtëpi e më shumë se 137 milionë objekteve. Sipas disa vlerësimeve nëse çdo ditë kaloni disa minuta duke shikuar objektet për 10 vjet do të arrini të shikoni vetëm 10 për qind të subjekteve. Prandaj para së të niseni në vizitë të 19 galerive dhe muzeve përgatisni planin për atë që ju intereson më së shumti dhe ato vizitoni. Atraksionet më të mëdha janë këpucët e kuqe që Dorothy i kishte veshur në filmin “Magjistari i Ozit”, dhe avioni i parë që e kanë konstruktuar vëllezërit Wright dhe Apollo 11.
Luvri është kala mesjetare dhe ish-shtëpia e mbretërve francezë, para se ta shndërronin në muze, para 20 vitesh. Muzeu ruan koleksionin e objekteve më të rëndësishme nga gjysma e parë e shekullit 19, ndërsa në të mund të hyni përmes piramidës së famshme të xhamit, të cilën e kishte porositur ish-kryetari francez, François Mitterrand. Ekspertët rekomandojnë që vizitën ta filloni në krahun Sully dhe ta përfundoni në dhomat egjiptiane. Por, kurrsesi gjatë këtij udhëtimi mos harroni të ndaleni para një prej kryeveprave të Da Vinçit, Mona Lisës. Muzeu i Luvrit me piramidën e tij spektakolare prej qelqi, është një ikonë në Paris dhe ndër vendet kulturore më të vizituara të botës.
3-Muzeu i Akropolit, Athinë, Greqi
Në vendin e Akropolit, ndërtesa diskrete është shtëpia e një koleksioni magjepsës arti dhe skulpturash dedikuar historisë fetare të Akropolit dhe të gjetura nga gërmimet aty. Muzeu i jashtëzakonshëm i Akropolit vizitorëve të vet u mundëson që përmes dyshemesë së qelqit të shohin gërmimet arkeologjike. Përveç kësaj, vizitorët për herë të parë mund të shohin objekte nga të gjitha anët, të ekspozuara në galerinë Arhaik. Interesimin më të madh në muze e ngjall maketi i Parthenonit në madhësinë reale dhe vizitorët mund të studiojnë edhe detajet më të imëta.
4- Hermitage, Shën Peterburg, Rusi
Në muzeun Hermitazh vizitorët mund të vizitojnë më shumë se tre milionë objekte që nga koha e akullt e deri në shekullin e 20. Muzeun e ka themeluar perandoresha Katerina e Madhe në vitin 1764, pasi kishte blerë një koleksion me 255 piktura në Berlin. Muzeu shtrihet nëpër gjashtë ndërtesa, ndërsa ai më impresivi është Oborri Dimëror. Përveç Pikasos, Gauguin, Cézanne dhe Da Vinçit, vizitorët mund të shijojnë koleksionin privat të carit Nikola II dhe Dhomën e Artë, e cila ruan kryevepra të Euroazisë dhe Orientit. Carl Nikolla I urdhëroi hapjen e Hermitazhit për publikun, dhe në vitin 1852, që ishte galeria e parë publike në gjithë Evropën Lindore. Koleksioni i tij ka mbi 3 milionë vepra.
5- Muzeu Britanik, Londër, Britani e Madhe
Muzeu më i madh në ishull, Muzeu Britanik, ruan koleksionin arkeologjik dhe etnografik, respektivisht të më shumë se tetë milionë objekteve nga kohët parahistorike, pjesë të Parthenonit e deri te pallati i Asirisë. Po ashtu, këtu vizitorët mund të shijojnë koleksionin e dytë më të madh jashtë Egjiptit, ndërsa pjesa më e vlefshme është gjithsesi Guri Rosetta, i cili daton nga viti 196 para Krishtit. Fakti më i rëndësishëm për muzeun Britanik është se hyrja është falas. Ky muze mbulon çdo aspekt të historisë dhe kulturës njerëzore, duke përfshirë thuajse çdo civilizim të botës. Nëse do t’ju duhet të zgjidhni vetëm një vend në Londër për të vizituar, ky është padyshim Muzeu Britanik.
6- Muzeu Prado, Madrid, Spanjë
Muzeu Prado për koleksionin madhështor të veprave artistike nga e gjithë bota mund t’u falënderohet mbretërve dhe mbretëreshave spanjolle që i kanë mbledhur me vite. Pjesa kryesore e tij vjen nga familja mbretërore spanjolle, nga Hasburgët dhe nga Burbonët. Pjesa kryesore e tij vjen nga familja mbretërore spanjolle, nga Hasbburget dhe nga Bourbonët. Koleksioni me veprat e mjeshtërve të mëdhenj spanjoll si Velazquez, Goya, Murrilla dhe në veçanti El Greco është i paçmuar. Përveç piktorëve spanjollë, Velazquez dhe Goya, Prado ka edhe koleksionin e madh të artistëve italianë dhe flamanë.
7-Muzeu i arteve Metropolitan, Nju Jork City, SHBA
Muzeu Metropolitan është më i madhi në hemisferën veriore dhe mbulon të gjithë periudhat nga antika deri tek e tashmja. Ka më shumë se dy milionë objekte, ndërsa hapësirat e tyre janë aq të mëdha sa që disa i quajnë muze të veçanta. Përveç historisë amerikane, muzeu ruan edhe vepra nga historia evropiane dhe historia e Egjiptit. Vepra më impresive gjithsesi është “Adami dhe Eva” e Albrecht Durerit, ndërsa përveç kësaj mund të shikoni vepra të Botticellit, Rembrandt, Degas dhe Rodin.
8- Muzeu i Vatikanit, Vatikan, Itali
Në më shumë se 1400 dhoma vizitorët e muzeve të Vatikanit mund të shohin vepra të ndryshme botërore, të cilat i kanë mbledhur papat me shekuj. Me muzetë janë të lidhura edhe dhomat e Rafaelit, të cilat i ka pikturuar Rafaeli dhe Kapella Sistine, kupolën e së cilës e ka pikturuar Mikelanxhelo i famshëm, ndërsa përveç tyre nuk duhet t’i lëshoni pa parë edhe ekspozitat egjiptiane dhe etruske. Origjina e muzeve të Vatikanit nis vetëm nga një skulpturë në mermer, e blerë 500 vjet më parë. Skulptura përfaqëson Laocoonte, prifti që sipas teologjisë greke tentoi të bindte trojanët që të mos pranonte kalin e drurit. U gjet më 14 janar të 1506 në një vreshtari pranë basilikatës së Santa Maria Maggiore. Papa Giullio II bleu këtë skulpturë nga pronari i vreshtave. Një muaj më vonë skulpturat u ekspozua para publikut të Vatikanit.
9- Galeria Uffizi, Firence, Itali
Galeria Uffizi ruan një nga koleksionet më të mira të artit të periudhës së Rilindjes në botë. Në këtë muze gjenden të gjitha pikturat e famshme të piktorëve të Rilindjes italiane. Të gjithë piktorët e famshëm janë këtu. Por jo vetëm kaq. Përveç piktorëve të Rilindjes, në këtë muze do të mund të shijoni edhe veprat e mjeshtërve mesjetarë dhe të Barokut, ndërsa ajo që nuk guxoni kurrsesi ta lëshoni është kryevepra e Botticellit, “Lindja e Venerës”.
10- Rijksmuseum, Amsterdam, Holandë
Në Rijksmuseum mund të shikoni më shumë se 900.000 vepra, ndërsa veçanërisht interesante janë veprat e mjeshtërve holandezë siç janë Johannes Vermeer, Rembrandt van Rijn dhe mjeshtrit mesjetarë. Muzeu u rinovua në vitin 2012, dhe vitin e kaluar u rihap sërish. Atraksioni kryesor në këtë muze janë veprat mesjetare. Por këtu gjendet edhe piktura e famshme “Rojet e natës” (1638) e Rembrandt. Në këtë pikturë, një porosi kjo e milicisë së qytetit, e cila bënte kontrollet para zgjimit të qytetit, Rembrandi do të krijonte formatin më të madh të pikturave të tij me një lartësi prej 5m.