• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ja cilët do jenë 30 këngëtarët për Festivalin e RTSH-së

by
16/10/2015 12:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Elton Deda s’ka humbur kohë. Pas ftesës për konkurrim për në Festivalin e Këngës në RTSH nga stafi dhe organizatorët, përgjatë dy ditëve, në datat 12 dhe 13 tetor në redaksinë e muzikës në Radio Tirana u paraqitën mbi 50 krijime për të konkurruar për edicionin e 54-tërt të Festivalit të Këngës në RTSH, evenimentit më të madh të muzikës në vend organizuar nga Radio Televizioni Publik Shqiptar.

Trampolina për në Euro-Song, e vetmja ngjarje muzikore live në çdo komponent, këtë vit organizohet nën drejtimin artistik të kantautorit dhe muzikantit të njohur Elton Deda, i cili së bashku me stafin dhe organizatorët pasi kanë dëgjuar prurjet, kanë përzgjedhur 30 krijimet e reja muzikore, dhe artistët të cilët do të jenë pjesë e 3 netëve të Festivalit, i cili sipas traditës do të mbahet gjatë muajit dhjetor. Emra të rinj e legjendarë, këngëtarë të zhanreve të ndryshëm që do të mbyllin karrierën apo dhe nga ata që rikthehen në skenë dhe në ekran janë përzgjedhur për të qenë pjesë e garës e cila fituesin e këtij edicioni do ta çojë drejt Suedisë, ku në “Ericsson Globe” të Stokholmit do të zhvillohet e dhe Edicioni i 61-të i Festivalit Europian të Këngës, njohur ndryshe dhe si “Eurovizioni” apo “Euro-Songu”.

Ndër emrat e njohur të muzikës të cilët i rikthehen skenës së këtij festivali do të jenë këngëtarë si Eneda Tarifa, Kozma Dushi, Evans Rama, Luiz Ejlli, Voltan Prodani dhe Grupi Simbol. Sakaq grupi i “fanatikëve” të dekadës së fundit, atyre që nuk bëjnë shumë mungesa dhe i besojnë verbërisht këtij evenimenti, përbëhet nga emra si Kristi Popa, Entela Zhula dhe Niku, Erga Halilaj, Grupi Revolt Klan, Teuta Kurti, Flaka Krelani, Klajdi Musabelliu, Klodjan Kaçini dhe Rezarta Smaja, Florent Abrashi, Sigi Bastri, Lindi Islami, Jozefina Simoni, Renis Gjoka, dhe Adrian Lulgjuraj, por ka edhe emra si Egert Pano, Enxhi Nasufi, Dilan Reka, Egzon Pireci, Besa Krasniqi, Edea Demaliaj, Andi Tanku, Nilsa Hysi, dhe Aslaidon, fituesi i The Voice of Albania IV.

Next Post

Basha, boll e tkurrët dhe përçatë partinë, dorëhiqu !!!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com