• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ja cilës kompani i përket nafta e bllokuar

by Java News
21/08/2019 21:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria shqiptare njoftoi të mërkurën se ka bllokuar 550 tonë naftë jocilësore që i përket “rafinerisë së Ballshit”, ndërsa vijoi përpjekjet për të pastruar imazhin e vet nga akuzat se është e kapur nga interesa oligarkike.

 

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku njoftoi për median aksionin e ndërmarrë nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ndërsa nuk e fshehu aspektin propagandistik të aksionit duke e quajtur atë “rast shembull”.

 

“…jemi çdo ditë duke punuar dhe duke analizuar të gjithë cilësinë në treg, duke krijuar edhe raste shembuj për të qenë të gjithë të qartë që nga kjo luftë kundër informalitetit nuk do të shpëtojë asnjë subjekt”, deklaroi Balluku sipas njoftimit për shtyp.

 

Edhe kryeministri Edi Rama theksoi karakterin e pazakontë të operacionit si dhe shënjestrimin e një kompanie që në opinionin publik konsiderohet si mbi ligjin.

 

“Lufta kundër Informalitetit nuk do të ndalet asnjë orë dhe para asnjë subjekti, duke filluar çdo ditë me të mëdhenjtë në radhë të parë!”, deklaroi Rama në faqen e tij në Facebook.

 

Në një mënyrë të paqartë, si ministrja Balluku ashtu edhe kryeministri Edi Rama iu referuan kompanisë përgjegjëse për naftën jocilësore si “Rafineria e Ballshit” por pa përmendur emrin e kompanisë të cilës i përket nafta.

 

Rafineria e Ballshit menaxhohet aktualisht nga një kompani e quajtur Tosk Energji, nën pronësi të një kompanie tjetër të regjistruar në Zvicër, pronarët e së cilës nuk janë të njohur për publikun.

 

Pyetur nga BIRN, Blerim Hoxha nga Tosk Energji duket se uli rëndësinë e bllokimit të kryer nga kryeministri dhe ministrja Balluku, duke e quajtur atë “procedurë të zakonshme kontrolli”.

 

“Ne duam të qartësojmë se inspektimi i kryer sot në rafinerinë e Ballshit është pjesë e procedurës sonë të përditshme të kontrollit të cilësisë dhe është kryer me kërkesën tonë,” tha Hoxha përmes një emaili.

 

“Në rastet se produkti nuk plotëson parametrat e kërkuar, ai kthehet sërish për rafinim të mëtejshëm”.

 

Hoxha duket se hedh poshtë pretendimet e kryeministrit se nafta në fjalë ishte “gati për treg”.

 

“Për hatër të qartësisë, produkti i analizuar nuk ka qenë subjekt i tregtisë dhe natyrisht nuk është deri në certifikimin final,” tha kompania për BIRN.

 

Sipas saj, nafta diezel e shitur nga kjo kompani “plotëson standardet Europiane”.

 

Tosk Energji është një kompani e krijuar në vitin 2015 e cila ka marrë me qira dhe operon rafinerinë e Ballshit që nga fundi i vitit 2017. Kjo e fundit, e ndërtuar në vitet ’60, njihet se prodhon naftë jocilësore si dhe ka qenë burimi i disa prej skandaleve më të mëdha të tre dekadave të fundit.

 

Para Tosk Energji, rafineria e Ballshit shfrytëzohej nga një kompani tjetër, e quajtur IRTC, e cila falimentoi në fillim të vitit 2018 duke lënë pa paguar dhjetëramilionë euro detyrime fiskale.

 

Para IRTC, Ballshi, bashkë me rafinerinë tjetër, atë të Fierit, menaxhoheshin nga ARMO. Kolapsi i saj i ka kushtuar taksapaguesve disa qindramilionë euro. [Link]

 

Kryeministri Edi Rama dhe partia socialiste është akuzuar në vijimësi nga partitë politike në opozitë se po qeveris vendin me ndihmën dhe në shërbim të një grushti të vogël biznesesh me karakter oligarkik.

 

Gjatë dy muajve të fundit, krerët e qeverisë, përfshirë Ramën, zëvendëskryeministrin Erjon Braçe apo zyrtarë të nivelit më të ulët, janë përpjekur vazhdimisht të paraqesin veten si luftëtarë kundër “bizneseve të mëdha” përmes goditjeve që duket se kanë prodhuar shumë lajme dhe postime në rrjetet sociale, por që deri më sot nuk kanë pasur efekt në të ardhurat buxhetore.

 

Buxheti i shtetit po vuan gjatë këtij viti mungesë të të ardhurave dhe rënie të importeve të mallrave të akcizës, të tilla si nafta, cigaret apo kafeja.

 

Të dhënat për gjashtëmujorin e parë të këtij viti shënojnë një deficit në krahasim me planin në masën 3.6 miliardë lekë ndërsa të dhënat paraprake për korrikun kanë një deficit tjetër në masën 2 miliardë lekë më shumë. (BIRN)

 

Shënim: Ky shkrim është ndryshuar pas publikimit për të pasqyruar përgjigjen e Tosk Energji.

Next Post
Qershori vetëm me dy seanca plenare, deputetët porosi që detyrat në komisione t’i mbyllin këtë javë

Gara për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi rihap konkurrimin

Comments 1

  1. Sokol says:
    7 years ago

    Ky eshte show i rradhes, kete s’ka budalla qe se kupton tanime.
    Km-ja duhet ti prodhoje keto filmat me skenar pak me te bukur, qe te kete ndonje shans ti haje njeri.
    Se pak nga pak po barazohet si me traplleqet qe nxjerr basha perdite!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dinari”/ Minxhozi: Albin Kurti po e fut Kosovën në përplasje me Perëndimin

Është e madhe dhe e hareshme sepse nuk ka (ende) gjë për të ndarë

June 11, 2026
Klosi: Heqja e “non gratës” për Berishën i ka mërzitur shumë demokratët, kanë zero shanse për të fituar

Klosi: Heqja e “non gratës” për Berishën i ka mërzitur shumë demokratët, kanë zero shanse për të fituar

June 11, 2026
Zogaj: Protesta është për rikthimin e demokracisë, sot është trashur zullumi

Zogaj: Protesta është për rikthimin e demokracisë, sot është trashur zullumi

June 11, 2026
Baton Haxhiu kritikon Ramën: Ka gabuar me turin nëpër bashki, duhet gjuhë dhe komunikim tjetër…

Baton Haxhiu kritikon Ramën: Ka gabuar me turin nëpër bashki, duhet gjuhë dhe komunikim tjetër…

June 11, 2026
Jennifer Lopez shfaq “anën e saj të errët”: Do të bëja seks me të gjithë aktorët e ‘True Romance’

Jennifer Lopez shfaq “anën e saj të errët”: Do të bëja seks me të gjithë aktorët e ‘True Romance’

June 11, 2026
Presidenti izraelit flet për ekranin shqiptar: Irani nisi çdo gjë, njerëzit tanë u masakruan

Presidenti izraelit flet për ekranin shqiptar: Irani nisi çdo gjë, njerëzit tanë u masakruan

June 11, 2026
“Lufta SHBA-Iran e ka çuar ekonominë globale në nivelin më të ulët që nga COVID-19”

“Lufta SHBA-Iran e ka çuar ekonominë globale në nivelin më të ulët që nga COVID-19”

June 11, 2026
Ndeshjet që nuk duhen humbur në fazën e grupeve të Botërorit 2026

Ndeshjet që nuk duhen humbur në fazën e grupeve të Botërorit 2026

June 11, 2026
Tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, Shalsi: Nuk është habi, ndodh edhe në SHBA

Tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, Shalsi: Nuk është habi, ndodh edhe në SHBA

June 11, 2026
Botërori nis me gola dhe kartonë të kuq, Meksika bën detyrën

Botërori nis me gola dhe kartonë të kuq, Meksika bën detyrën

June 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In