• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ja cilat janë 10 ushqimet që rrisin performancën seksuale

by
03/09/2015 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ja cilat janë 10 ushqimet që rrisin performancën seksuale

Që në lashtësi burrat dilnin për gjah në kërkimin e një afrodiziaku natyral që me t’u kapërdirë, t’i transformonte në makina seksi. Në Kinë mund të kërkonit një pjatë kastravecë deti, reputacioni i të cilëve si fuqizues të dëshirës seksuale rrjedh nga prirja për t’u fryrë porsa preken. Në kultura të tjera burri duhet të hajë thëllëzë mashkull të ngordhur, fytyrë hipopotami, apo të ngjyejë objekte në formë mashkullore në vaj. Të marrë spec djegës ose fara hithre dhe t’i vendosë aty ku nuk do të dëshironte, vetëm e vetëm për të përmirësuar aftësinë seksuale. Sipas psikologëve të seksologjisë, çfarëdolloj ushqimi (pak rëndësi ka sa ekzotik është apo në cilën grykë duhet ët hyjë), mund të ketë një efekt qetësues. Që do të thotë se do të rritë energjinë, nëse jeni me të vërtetë të bindur se do ta bëjë. Ju këshillojmë të eksperimentoni strategjinë tonë (më e përshtatshme për shqisat e të shijuarit): zhvillo shijen për vitaminat, mineralet dhe barërat që lubrifikojnë mekanizmat. Nisni parapërgatitjet me pak nga këto ushqime dhe minerale të treguara më poshtë, dhe nuk do të vonojë shumë mbledhja e rezultateve.

Mineralet thelbësore për seksin

Të gjitha mineralet dhe vitaminat ndihmojnë, por është zinku ai që bën punën më të vështirë. Ai është i lidhur me pjellorinë, fuqinë, dëshirën dhe shëndetin seksual në kufij të gjatë kohorë dhe ka rol thelbësor në prodhimin e spermatozoideve. Përgjegjëse për pakësimin e vëllimit të spermës dhe të nivelit të testosteronit janë rezervat e pakta me zink. Në çdo ejakulim mund të konsumohen rreth 5 gramë zink, që do të thotë 1/3 e furnizimit të përditshëm. Për fat të mirë zinku është i lehtë për t’u marrë: 110 gramë biftek furnizon gjysmën e nevojës ditore dhe një midhje e vetme siguron të gjithë zinkun që ju duhet. Të pasur me zink janë gjeli, drithërat dhe fasulet.

Efektet e selinos në jetën në çift

Lërini mënjanë spërkatësit me ferromone që duhet të tërhiqnin femrat. Studiuesit, në kërkim të një toniku me të vërtetë të efektshëm, u përqendruan në një hormon të fuqishëm mashkullor, androsteroni, i pranishëm edhe të selinoja. Me sa duket, androsteroni lirohet pas ngrënies, me djersitjen. Thuhet se androsteroni tërheq femrat: mos u nëse ju afrohet ndonjëra. Edhe nëse nuk do të keni aq shumë fat, kujtohuni se po konsumoni ushqim me pak kalori, të pasur me fibra që ju ndihmon në pastrimin e dhëmbëve dhe ju freskon frymëmarrjen.

Ushqimet që shmangin problemet seksuale

Një prostatë problematike mund të zvogëlojë mundësinë për të pasur ereksion, duke u bërë pengesë e madhe në jetën seksuale. Prostati, pezmatimi i rëndë i prostatës, ndonjëherë i shoqëruar me dhimbje dhe dobësim, mund të mbahet nën kontroll nga ushqime si arra, fara apo mielli integral, nënprodukte të thekrës. Këto prodhojnë hormone bimore si vajra dhe substanca të tjera që ulin pezmatimin e prostatës. Farat e kungullit, në veçanti kanë vajra që lehtësojnë ndjesinë e sikletit dhe trysninë në legen të shkaktuar nga fryrja e prostatës. Mund t’iu ndihmojë edhe dieta orientale: nënproduktet e sojës, orizi dhe lakra kineze, mund të ulin efektet e dihidrosteronit, një nënprodukt i testosteronit i ardhur nga hipertrofia prostatike.

Afrodiziakët nxisin dëshirën

Afrodiziak është çfarëdolloj substance apo aktivitet që ngjiz dëshirën për dashuri. Disa kanë pikënisje shkencore, por tek shumica e tyre vepron impulsi i imagjinatës. Çdo kulturë dhe secili nga ne vepron përpara tyre, por sipas mënyrës së tij. Gjatë mijëra vjetëve njerëzimi ka krijuar mundësi nga më të ndryshmet në kërkim të aromave të ndryshme, në kërkim të ngasjes së pornografisë dhe krijimit të artit erotik. Ndryshimi mes tyre varet nga gustot e gjithsecilit, ajo që është erotike për njërin mund të jetë pornografi për tjetrin. E ngrëna dhe e shijuara seksuale varen më pak nga sistemi tretës dhe seksual se sa nga truri, pasi gjithçka që na rrethon është më tepër një ëndërr, iluzion, gënjeshtër. Duke ju referuar ushqimit dhe seksualitetit, natyra posedon një minimum shumë të thjeshtë i destinuar për individin dhe specien. Imagjinata është një demon i qëndrueshëm dhe ka shumë rëndësi në botën seksuale.

Ja 10 afrodiziakët më të mirë

  1. Shpargu

Një herbalist anglez në shekullin e 17-të, Nicholas Culpepper, shkruan se shpargu (asparagus) “nxit epshin tek burrat dhe gratë.” Shpargu është një perime që përmban kalium, fibra, vitaminë B6, vitamins A dhe C. Po ashtu ai përmban tiaminë dhe acid folik. Një studim nga britanikët ka arritur në përfundimin se shpargu përmban një aminoacid që quhet asparagin, i cili kur metabolizohet në organizëm sjell efekte në nervat e traktit urinar. Në Indi ekziston një lloj shpargu me emrin “shatavari” që do të thotë “grua me shumë burra”

  1. Çokollata

Çokollata njihet nga të gjithë si afrodiziaku më natyral. Ajo përmban një substancë, phenylethylamine që njihet edhe si ‘kimikati i dashurisë që çliron dopaminën në qendrën e kënaqësisë në tru dhe kjo mund të arrrijë pikun gjatë orgazmës. Pa dyshim që çokollata renditet në vendet e para të listës së ushqimeve që ndezin epshin.

  1. Mjalti

Mjalti është një tjetër ushqim afrozodiak që ka dhënë prova. Ai përmban grupin e vitaminave B, të nevojshme për testosteronin. Ai është gjithashtu një burim i boronit, që ndihmon trupin të përdorë më mirë dhe të emtabolizojë estrogjenin apo hormonin seksual femëror. Studimet kanë treguar se boroni mund të rrisë gjithashtu nivelin e testosteronit në gjak, hormon ky që përgjegjës gjithashtu për pasionin dhe orgazmën tek meshkujt dhe femrat.

  1. Bananet

Ashtu si dhe shpargu bananet kanë formë fallike. Indianët i cilësojnë bananet si afrozodiakët më të mirë natyralë. Bananet përmbajnë kalium, vitaminë B dhe magnez. Energjia seksuale tek meshkujt mund të rritet nga enzimat dhe mineralet që ndodhen tek bananet.

  1. Nenexhiku

Nenexhiku ka efekte shumë pozitive për organizmin dhe ka një aromë shumë të veçantë. Ai është futur në listën e afrodiziakëve pasi stimulon dëshirën seksuale dhe shton të rrahurat e zemrës. Nëse ftoni të dashurin tuaj për darkë mos harroni të gatuani me nenexhik.

  1. Fiku

Nëse ndani një fik në gjysmë do të shihni një ngjashmëri me organin femëror megjithatë kjo nuk është e vetmja arsye pse fiku futet në listën e afrozodiakëve. Grekët e lashtë e konsideronin fikun si frut të shenjtë dhe si përgjegjës për mbarëvajtjen e dashurisë dhe fertilitetin! Fiku ka gjithashtu shumë efekte të tjera për organizmin.

  1. Kanella

Përdorej në të kaluarën si një substancë për të nxitur epshin.

  1. Trangujt e detit. Në Kinë, këto krijesa detare plot me vitamina dhe minerale janë shumë popullore për më shumë dëshirë dhe kënaqësi seksuale.

  1. Xhenseni

Xhenseni (Ginseng) është një tjetër bimë e çmuar në Mjekësinë Tradicionale Kineze, gjë që është pranuar gjerësisht edhe nga perëndimi për rritjen e imunitetit, për ruajtjen dhe ngritjen e energjisë dhe për të luftuar impotencën. Mjekësia kineze e përdor xhensenin për reduktimin e stresit, përmirësimin e kujtesës, rregullimin e sheqerit në gjak etj. Të mirat e xhensenit nuk mbarojnë këtu. Kjo bimë është përdorur tradicionalisht për të luftuar kancerin. Studimet kanë treguar se ekstrakti i xhensenit ka potencial në parandalimin e kancerit të fytit, mushkërive, stomakut dhe mëlcisë. Kjo bimë është dhe shpresë e re për ata të cilët vuajnë nga impotenca.

  1. Dashuria

Megjithatë afrodiziaku numër një është dashuria. Asgjë nuk mund të ndalojë pasionin e dy njerëzve të dashuruar. Afrodiziaku i dytë është variacioni. Variacioni rinovon zjarrin e dashurisë. Por për të ndezur dëshirën në një çift nevojitet dhe imagjinata.

Next Post

Martesa e dytë për Maradonën. Kërkon Papën ta celebrojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

December 30, 2025
Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

December 30, 2025
Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

December 30, 2025
Malaj komenton qeverinë e re: Nuk besoj se ministrat e mësojnë emërimin të fundit

Arben Malaj: Jam anëtar i Partisë Socialiste, por nuk lëpihem për një karrige

December 30, 2025
Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

December 30, 2025
“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

December 30, 2025
Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

December 30, 2025
Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

December 30, 2025
“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

December 30, 2025
“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com