• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ja cilat bashki fiton opozita

by
23/05/2015 18:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Bashkitë ku mund të fitojë opozita mund të ndahen për qëllime analize në dy grupe. Në grupin e parë, futen ato në të cilat partitë aktuale të opozitës kanë marrë parvjet mbi 40% të votave dhe në të dytin, ato ku kandidati i së majtës është propozuar nga LSI-ja.

Për të parat, gjasat janë thjesht statistikore. Ndërsa për të dytat janë politike, sepse mund të ekzistojnë kontradita e hatërmbetje të nënsipërfaqshme mes drejtuesve lokalë të PS-së dhe të LSI-së.

Le të analizojmë grupin e parë të bashkive, në të cilat partitë aktuale të opozitës kanë marrë parvjet mbi 40% të votave. Ky grup kryesohet me Tropojën (68%) e vazhdon me bashkitë e zgjeruara Has (56%), Kamëz (54%) Kukës (52%), Kurbin (52%), Klos (49%), Diber (48%), Vore (47%), Shkoder (45%), Vau Dejes (44%), Malesi e Madhe (44%), Shijak (44%), Devoll (44%), Kruje (43%), Mat (42%), Libohove (42%), Lezhe (41%), Fushe Arrez (41%) dhe Durres (41%).

Ndër këto 19 bashki të zgjeruara, partitë aktuale të opozitës kanë patur epërsi parvjet vetëm në 5 të parat. Ndërsa në Shkodër, sipas sondazhit të IPR-Marketing, kandidatja opozitare ka aktualisht epërsi 60%-40%, pavarësisht se nuk kishte epërsi parvjet. Pra, mund të thuhet se në 6 nga këto bashki, opozita e fillon fushatën zyrtare me një epërsi paraprake.  Në Durrës, ku partitë aktuale opozitare mezi e kaluan parvjet 40-përqindëshin (41%), kandidatët e fillojnë fushatën zyrtare pothuaj barazim sipas sondazhit të IPR-Marketing (51%-49% Dako vs. Duma). Ndërsa në bashkitë Klos, Dibër e Vorë, partitë aktuale opozitare kanë qenë parvjet afër 50-përindëshit.

Duke përmbledhur, nga 19 bashkitë e sipërpërmendura, opozita ka gjasa statistikore të fitojë në 10 prej tyre (numri total i bashkive është 61).

Po me bashkitë ku garojnë kandidatë të propozuar nga LSI-ja si qëndron puna? Tri prej tyre janë analizuar më sipër (Kukës, Lezhë e Vorë). Ndërsa tri të tjera janë të rëndësishme nga pikpamja simbolike (në qoftë se i fiton opozita), sepse janë bashki të mëdha që kanë qenë vazhdimisht bastione të majta.

Bëhet fjalë për Gjirokastrën, Pogradecin dhe Beratin.  Në dy bashkitë e para kam zhvilluar sondazhe, të cilat tregojnë se pothuaj të gjithë votuesit e majtë (të PS-së, LSI-së, etj.) janë gati të votojnë kandidatet e propozuara nga LSI-ja. Gjë që tregon se hipoteza e fërkimeve lokale brenda të majtëve nuk është materializuar në nivelin e votuesve të thjeshtë. N.q.s votuesit e thjeshtë të majtë do ta ruajnë gadishmërinë e sotme për t’i votuar kandidatet e LSI-së pas një muaji, ato mund të fitojnë lehtësisht në këto bastione të majta.

Në Berat nuk kam zhvilluar sondazh, por fakti që partitë aktuale të mazhorancës morën 72% të votave parvjet dhe fakti që Berati është një bastion i LSI-së, është një tregues që, si në Gjirokastër e Pogradec, gjasat janë që kandidati i saj të fitojë.

Next Post

Jahjaga nuk e nderon dot Ismail Qemalin prej avionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com