Ja çfarë uji pijmë, shikoni rezultatet e testit të elektrolizës
Pas skandalit të akullit që përdorej në lokalet e Tiranës dhe jo vetëm duket se dhe uji i pijshëm që vjen në rubinetat e shtëpive tona, apo në bidonat që blejmë është jashtë standartit për tu konsumuar.
Në rrjetin social Facebook, organizata “Nisma #Thurje” ka bërë një denoncim sa i përket cilësisë së ujit.
“Ja rezultatet e testit të elektrolizës. Uji me ngjyrë të çelët, në krah të majtë, është uji sipas standardit, i cili konsiderohet i pijshëm. Gota e mesit, me ngjyrë kafe të thellë, është uji që vjen në çezmat tona. Gota në të djathtë, me ngjyrë më pak të errët, është uji që blejmë nëpër bidonat e mëdhenj. Bëjeni vetë diferencën”, shkruan kjo faqe.










