• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Ja çfarë i tha Azemi babait tim, e drejtoi gishtin nga Berisha”/ Aishe Haklaj flet për vrasjen e Shkëlqimit: E besuam

by Java News
30/06/2021 21:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për vrasjen e vëllait të saj, Shkëlqim Haklaj, Aishe Haklaj drejton gishtin nga Sali Berisha. Për këtë i referohet edhe dëshmisë së Azem Hajdarit, ku ky i fundit i kishte rrëfyer babait të saj, Muharremit se ai nuk ka pasur asnjë motiv për ta vrarë, duke drejtuar gishtin nga Sali Berisha. Kjo deklaratë e tij, për Aishe Haklajn ishte e besueshme, pasi siç ajo deklaron për Report Tv, Azem Hajdarit familja Haklaj nuk i kishte bërë asgjë, ndërsa Berishës po, nuk i ishte përgjigjur kërkesës së tij absurde siç e quan për të shtypur revoltën në jug.

“Ne raportet i kishim normale dhe ne mendonim që shumë prej njerëzve të afërt të tij, ishin edhe krahu i armatosur i tij, por nuk kishim të dhëna, si të thuash, ose prova ose fakte për atë njeri. Dhe takimi që babai ynë bëri me atë njeri, para vrasjes së tij, 10 ditë përpara, tregoi se ai drejtoi gishtin…Po. Ai drejtoi gishtin nga Sali Berisha dhe për ne ishte shumë bindëse sepse edhe përpara ne thoshim që… Takimi synonte pikërisht për të kuptuar për vrasjen e Shkëlqimit se ishte autori i vrasjes. Takimi ishte për të mësuar nëse ishte vrasja e Shkëlqim Haklajt e inicuar nga Berisha apo ishte vrarë nga banda, të cilave u interesonte. Dhe gishti është drejtuar pikërisht te Sali Berisha. Ai kishte një kasetë. Ky harku kohor 10 ditor është që donin të takonin edhe një person tjetër ose të merrnin një kasetë. Ata kishin mbaruar punë me Azem Hajdarin. Tani ishim më se të bindur, sepse Azem Hajdari kishte thënë: “Çfarë më keni bërë ju mua, që unë t’ju kem bërë një gjë të tillë?”. Kurse Saliut i kishim bërë sepse nuk i ishim përgjigjur.

Azem Hajdari kishte thënë që ju nuk më kishit bërë mua diçka, që unë t’ju vrisja djalin juve.  “Dhe unë nuk ju kam asnjë borxh”. Në të vërtetë ne e besuam. Pse e besuam? Se në të vërtetë, ai nuk na kishte bërë diçka dhe ne nuk i kishim bërë diçka atij njeriu, që ai të na vriste djalin. Dhe Azem Hajdari nuk e kishte kërkuar vëllanë tonë. E kishte kërkuar pikërisht Saliu. Kështu që edhe logjika të dërgonte, të tregonte që në të vërtetë vrasësi ishte Sali Berisha. Ne pothuajse ishim të bindur edhe më përpara që ai nuk ishte vrasësi. Ne kishim bindje që ishte Saliu. Por ne po hulumtonim ndoshta kë kishte përdorur Saliu, sepse që nuk ishte Azem Hajdari organizatori ishim më se të bindur. Ai nuk ishte organizatori, ai nuk ishte vrasësi, ai nuk ishte financuesi. Organizatori, ideatori dhe vrasësi ishte Sali Berisha. Ai kishte vrarë me duart e bandave të tij ose me duart e organizatës së tij kriminale”, ka zbuluar Aishe Haklaj.

g.kosovari

Next Post
Statistikat/ 784 persona të infektuar me COVID-19 në të gjithë vendin, 78 të shtruar në spitalin Infektiv dhe 8 janë shëruar

Nesër ndryshon sërish ora policor/ Ja të gjitha masat e reja që hyjnë në fuqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In