• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ja çfarë deklaruan në gjyq dy gjobvënësit që përdornin emrin “Shullazi”

by Java News
19/03/2017 20:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy të rinjtë e akuzuar për “gjobitjen” me 10 mijë euro të një biznesmeni në Tiranë, nën kërcënime të nënshkruara me mbiemrin “Shullazi”, u shfaqën të penduar dje në Gjykatën për Krimet e Rënda. Të dyshuarit Altin Valisi dhe Durim Dervishi kërkuan ndjesë para gjykatës për veprimet e kryera. Gazeta Panoram shkruan se, ata shpjeguan se nuk kishin pasur qëllim t’i bënin keq biznesmenit, por vetëm të përfitonin shumën e parave. Pendesa e të rinjve 21 dhe 19 vjeç nuk ka ndikuar në vendimin e gjykatës, e cila caktoi ndaj tyre masën e sigurisë “arrest në burg” deri në përfundim të hetimeve. Të arrestuarit nga operacioni policor i koduar “Last Nigt” u paraqitën në gjykatë gjatë orëve të paradites së djeshme. Në dy seanca të njëpasnjëshme të zhvilluara me dyer të mbyllura, ata kërkuan një masë më të butë sigurie se “arresti në burg”.

Burime pranë Gjykatës bënë me dije se i dyshuari Altin Valisi ka rrëfyer pendesë për SMStë kërcënuese të dërguara në numrin e biznesmenit. Shenja pendese ka shfaqur dhe 19­ vjeçari Dervishi, i cili ka pranuar shoqërimin e Valisit, por jo që të kishte dijeni për gjobën. Pretendimet e të arrestuarve dhe avokatëve të tyre mbrojtës janë kundërshtuar nga ana e përfaqësuesit të prokurorisë në sallën e gjyqit. Para gjyqtarit të gatshëm Dritan Hallunaj, prokurori ka paraqitur kronologjinë e mesazheve kërcënuese të dërguara në numrin personal të biznesmenit Piro B, raporton Panorama. Në këto SMS, nga një numër i panjohur për biznesmenin, atij i kërkohej dorëzimi i 10 mijë eurove.

Në të kundërt, dërguesit i thoshin se do ta vrisnin atë apo ndonjë prej familjarëve të tij. Në një nga SMS-­të e tjera, biznesmenit i thuhej se në rast se nuk do të kryente pagesën “ta merrte vetë me mend se çfarë mund t’i ndodhte”. Referuar SMS-­ve të administruara si provë, si edhe thënieve të biznesmenit, mesazhet e mbërritura në telefonin e tij mbylleshin me emrin “Altin Shullazi”. Ata nuk kanë pasur asnjë lidhje me Emiliano Shullazin, por kanë përdorur mbiemrin e tij për të frikësuar biznesmenin.

Sipas prokurorit, të arrestuarit Valisi dhe Dervishi kishin njohje me biznesmenin e kërcënuar preh tyre, për shkak se blinin produkte në biznesin e tij. Përfaqësuesi i akuzës ka pohuar se SMS­të kërcënuese janë dërguar nga një numër telefonik i blerë në tregun e zi dhe se fillimisht është identifikuar një familjar i tyre. Sipas prokurorit, nga provat e siguruara deri në këtë fazë të hetimit kishte prova të mjaftueshme për të ngritur dyshime se të akuzuarit kanë konsumuar elementë të veprës penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes dhe dhunës për marrjen e pasurisë”. Prokurori i kërkoi gjykatës lënien e tyre në paraburgim, kërkesë që u pranua prej saj./a.ç

Next Post
United arrin fitoren e 600, rekord i madh në Premierligë

United arrin fitoren e 600, rekord i madh në Premierligë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Panik në fluturimin Vjenë-Tiranë, avioni kthehet pas 10 minutash fluturim, shkak tymi në bord

Panik në fluturimin Vjenë-Tiranë, avioni kthehet pas 10 minutash fluturim, shkak tymi në bord

April 10, 2026
“Ju jeni të parët”! Rama me pensionistët në Tiranë, njofton paketën e re për familjet në nevojë

“Ju jeni të parët”! Rama me pensionistët në Tiranë, njofton paketën e re për familjet në nevojë

April 10, 2026
Munguan avokatët e Arben Ahmetajt, shtyhet seanca në GJKKO

Munguan avokatët e Arben Ahmetajt, shtyhet seanca në GJKKO

April 10, 2026
Delegacionet e Iranit dhe SHBA drejt bisedimeve në Pakistan, masa të forta sigurie në Islamabad

Delegacionet e Iranit dhe SHBA drejt bisedimeve në Pakistan, masa të forta sigurie në Islamabad

April 10, 2026
Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri

Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri

April 10, 2026
Zgjedhjet/ Shehi: Populli është lodhur me të njëjtët personazhe, sot fushatat bëhen me LED, balerina e show!

Shehi: Reforma në drejtësi u miratua me presionin ndërkombëtar, ka trembur politikanët

April 10, 2026
“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

April 10, 2026
EMRI/Kamioni bie në humnerë në Gramsh, policia jep informacion zyrtar: Viktimë një 43-vjeçare! Dy të plagosur në spital

Punonjësi ra në kontakt me rrymën elektrike dhe ndërroi jetë, arrestohet administratori i lokalit

April 10, 2026
Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

April 10, 2026
Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In