• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja bizneset fitimprurëse të VIP-ve

by A R
02/09/2017 19:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tashmë nuk janë të paktë ato personazhe të njohur të botës së artit dhe televizionit, të cilët shfrytëzuan me shumë inteligjencë famën e VIP-it, duke e vënë atë në shërbim të një biznesi, i cili në të shumtën e rasteve nuk ka shumë lidhje me profesionin që ata bëjnë, por që duhet gjithsesi një shpirt artistik për ta krijuar dhe zhvilluar, shkruan “Panorama”. Personazhet tipike që e bënë muzikën biznes, janë ata që krijuan studiot muzikore.

Flor Mumajesi është më i suksesshmi nga të gjithë si një kantautor që ka prodhuar këngë pa fund, për shumë artistë dhe pothuajse shumica e tyre janë bërë hite. Siç dihet, Flori nuk është mjaftuar me biznesin e muzikës, pasi u ka hyrë edhe disa investimeve të tjera, siç është rrjeti i picerive “Proper Pizza”, ndërtimit etj.

Përfitime të mëdha nga studioja e tij muzikore ka nxjerrë edhe Noizy, edhe ai bën këngë për vete dhe për disa kolegë. Elgid Doda është një emër i ri si kantautor, por po rezulton shumë i suksesshëm në biznesin e muzikës, pasi tashmë kërkohet edhe nga këngëtarë të famshëm. Stine ka gjithashtu studion e tij muzikore, por nuk duket se ka kaq shumë punë sa tre artistët e tjerë që përmendëm më lart.

Ndërkohë, kemi të tjera personazhe që u kanë hyrë bizneseve të bukura, por dhe shumë fitimprurëse. Ia vlen të përmendim Alketa Vejsiun, e cila pas agjencisë së eventeve “Class by Alketa”, ka zgjeruar aktivitetin e saj me disa filiale, të cilat kanë lidhje me biznesin kryesor, siç janë fotografia, studio e make-up-it etj.

Ami dhe Ermali gjithashtu kanë biznesin e organizimit të eventeve, kryesisht martesave, për të cilat kujdesen që nga fustani i nuses e deri te Dj. Jonida Maliqi ka zgjedhur të merret me një dyqan veshjesh, çantash dhe këpucësh firmato, duke i shkuar kështu nga pas pasionit të saj të madh për modën. Zajmina Vasjari dhe Rozana Radi kanë hapur atelie veshjesh, të cilat mund të blihen ose të jepen me qira. Rezarta Shkurta ka një biznes me të cilin rezultoi super e suksesshme. Ajo ka hapur “Hera Company”, ku bën sete fotosh për beba dhe mami. Së fundi ka hapur edhe “Hera Shop”, me veshje për fëmijë dhe për mamatë. Çiljeta, pak vite më parë hapi një bar-restorant. Madje, bëri edhe një promovim të madh me personazhe VIP, por çuditërisht nuk është marrë më me të.

Çili duket se është një nga personazhet e showbizit ndër më dembelët për t’u marrë me biznes, ndërkohë që do ta kishte shumë të lehtë, me kaq shumë famë sa ka. Me biznesin e bareve është marrë qysh herët edhe Rovena Dilo, e cila thonë që edhe tani ka hapur një bar të ri, pasi u mbyll ai në Bllok. Po ashtu bar ka hapur edhe Jonida Vokshi, madje nëse kemi të bëjmë me të njëjtin person dhe nuk është koincidencë emrash, edhe Sinan Hoxha ka një bar diku nga zona ku ka shtëpinë e prindërve, rrëzë Dajtit. Meqë jemi te ky biznes, edhe Bes Kallaku ka një restorant në emrin e tij në Bllok, natyrisht nëse nuk ka ndonjë Besart Kallaku tjetër!

Mbase pak nga ju mund ta dinë se ish-missi Suada Sherifi i ka hyrë seriozisht biznesit. Ajo, përveçse është notere, ka hapur edhe një klinikë estetike. Ajo vetë ka deklaruar gjithmonë se e ka pasion këtë fushë dhe, mesa duket, tashmë është momenti që pasionin ta kthejë në biznes. Qendër estetike ka edhe Rudina Magjistari, paçka se nuk e shfrytëzon hapësirën e bollshme që ka në televizion, që ta promovojë, gjë që e bën goxha shpesh Alekta Vejsiu, p.sh. Kur themi Amarda Toska, ju menjëherë mendoni për biznesin e saj “Ami event” ose “Venere by Ami”. Në fakt jo, bizneset kanë emrat e saj, por nuk janë në emrin e saj, por të bashkëshortit, Ermalit. Në emrin e saj ajo ka biznesin e fitnessit, më saktë të body code, aq shumë në modë vitet e fundit në Tiranë.Eneda Tarifa ka pasur në pronësi të saj një qendër gjuhësh të huaja, të cilën e ka hapur dhe mbyllur disa herë në harkun e tri viteve dhe tani nuk e ka më. Madje, edhe një licencë që hapi në vitin 2014 për shërbime në fushën e aktrimit, e ka çregjistruar. Mund të ketë të tjerë personazhe të famshëm të kanë hapur biznese të ndryshme, por në një shkrim të vetëm është e pamundur të përmenden të gjithë./a.m.

Next Post
Nusja nuk duron më dhe padit vjehrrën: Si më rreh sistematikisht 75-vjeçarja

Dhuna nuk ndalet, 25 denoncime pas vrasjes së gjyqtares nga ish-burri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In