Helicobacter pylori është një bakter rezistent që gjendet në mukozën e stomakut të njeriut, në plagët në gojë, shtresat e shëmbëve dhe jashtëqitje. Anemia e pashpjegueshme, humbja e papritur e peshës, gjak në jashtëqitje dhe dhimbje të forta të barkut janë vetëm disa nga simptomat e pranisë së baktereve në trup që mund të shkaktojnë probleme në stomak.
Ajo është bakterja e vetme që mund të mbijetojnë në një mjedis acidik me një sasi të vogël të oksigjenit dhe mund të çojë në probleme të gjata me lukth.
Baktera Helicobacter pylori tek të infektuarit në 95 deri 100 për qind të rasteve shkakton inflamacion kronik të llojit të gastritit kronik, në njëzet për qind të rasteve shkakton sëmundje të ulçerës, dhe në një për qind e njerëzve mund të çojë në zhvillimin e kancerit.
Shkaktarë i gastritit dhe ulçerës në lukth
Është zbuluar relativisht vonë – në vitet tetëdhjetë të shekullit të kaluar, dhe njohja e saj çoi në përmirësimet në trajtimin e ulcerave që më heret ishte menduar që shkaktoheshin nga konsumimi i ushqimet me erëza përmbajtje të forte acidike, stresin dhe zakone të këqija të jetës.
Edhe pse mënyra e transmetimit të baktereve nuk është hulumtuar ende plotësisht, është e qartë se infeksioni transmetohet nga një person i infektuar tek ai i shëndoshë në kontakt me jashtëqitjen, pështymën apo përmbajtjen e lukthit.
Ekzaminimi endoskopik zbulon lehtë nëse ju keni probleme me bakterin Helicobacter pylori, ndërsa rekomandohet sidomos për njerëzit që vuajnë nga anemia e pashpjegueshme, humbja e shpejtë e peshës, gjak në jashtëqitje dhe dhimbje të forta në stomak, përgatiti Zëri. (b.an)