• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja arsyet se përse nuk po dobësoheni… pavarësisht përpjekjeve

by Java News
17/06/2016 16:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arsyet se përse nuk arrini të dobësoheni mund të jenë nga më të ndryshmet, psikologjike dhe fizike. Po, sepse për të humbur peshë, duhet një impenjim serioz dhe i vazhdueshëm.

Pra, përveç dietës dhe një aktiviteti të moderuar fizik, është e nevojshme të ndiqni disa këshilla të dobishme, të bazuara pikërisht tek arsyet që shpesh nuk ju lejojnë të dobësoheni në mënyrë efikase.

Nuk jeni gati psikologjikisht

Humbja e peshës, veçanërisht kur kilet janë të shumta, kërkon impenjim dhe qëndrueshmëri me kalimin e kohës. Nëse nuk jeni gati psikologjikisht, atëherë nuk do të arrini të merrni rezultatet e shpresuara. Në këtë këndvështrim, është e rëndësishme të keni edhe mbështetjen e familjarëve dhe të miqve, të cilët duhet t’ju inkurajojnë!

Kur vendosni të ndiqni një dietë, në radhë të parë duhet ta bëni për veten tuaj! Sigurisht, të tjerët mund edhe t’ju ndihmojnë, por e rëndësishme është që zgjedhja për të humbur peshë, të jetë mbi të gjitha, personale.

Nuk keni durim mjaftueshëm

Kushdo që nis një dietë mendon se mund të humbasë peshë shumë shpejt. Por, në të vërtetë bëhet fjalë për një proces gradual, që shpesh parashikon edhe faza të ndryshme.

Për shembull, zakonisht është e mundur të humbisni më shumë peshë në fillim të dietës sesa gjatë vazhdimit të saj. Kjo të paktën mund të ndodhë për dy arsye. Së pari, në fillim të dietës eliminohen më shumë lëngje sesa yndyrë. Së dyti, trupi ka tendencë të mësohet me një regjim të ri dietik (që për këtë duhet të konsultoheni nga një dietolog).

Shkoni në shtrat shumë vonë

Shtatë orë gjumë janë minimumi i orëve që duhet të bëjnë ata të cilët duan të dobësohen. Sipas disa studimeve, kilet e tepërta mund të varen edhe nga gjumi i pamjaftueshëm, përveçse nga metabolizmi i dobët dhe niveli i lartë i kortizolit (hormonit të stresit) dhe glicemisë.

Jeni shumë të stresuar

Sipas një studimi, një femër ose mashkull i/e stresuar, ka tendencën të konsumojë më shumë sesa një individ që nuk është i tillë dhe si rezultat djegin 104 kalori më pak, pas një vakti të bollshëm. Pra, një tjetër motiv i mirë për t’u dobësuar është eliminimi i ankthit dhe i stresit.

Nuk pini mjaftueshëm ujë

Përveç këshillave të sipërpërmendura, kur vendosni të humbni peshë, rekomandohet t’u drejtoheni specialistëve, të cilët kombinojnë ushqimin me stilin e jetës dhe me moshën që ju keni. Mos harroni se, për t’u dobësuar duhet të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime, akoma më mirë nëse janë të freskëta, pasi ju garantojnë një nivel të mirë hidratimi.

Dhe më e rëndësishmja, ju këshillohet të pini të paktën një litër ujë në ditë. Ndryshe nga se mund të mendohet, mbajtja e ujit varet pikërisht nga mungesa e lëngjeve, të cilat e detyrojnë trupin të magazinojë ato pak të mbetura si rezervë. Për t’u dobësuar, provoni edhe çajrat bimore, të posaçme për dobësim, si dhe përfitimet që ju vijnë nga të ecurit./ shije/ a.k

Next Post

PISTA/ Ish-drejtori i PS plagosi tre persona pasi i ngacmuan gruan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si mund ta transformojë Kanali Pinglu tregtinë mes Kinës dhe vendeve ASEAN

Si mund ta transformojë Kanali Pinglu tregtinë mes Kinës dhe vendeve ASEAN

September 16, 2026
Agjencia e klimës së BE-së: Vrima e ozonit në Antarktidë zgjerohet mbi mesataren

Agjencia e klimës së BE-së: Vrima e ozonit në Antarktidë zgjerohet mbi mesataren

September 16, 2026
“Thaçi është peng i Hagës”, Grenell: SHBA nuk do të pranojë shkëmbim të territoreve!

“Dënimi i Thaçit, skandaloz”/ Grenell sulmon Hagën: Amerikanët po paguajnë për këto ndjekje politike! Kurti të veprojë…

September 16, 2026
Surroi: Kosova dhe Serbia rrezikojnë të sjellin luftën e re të ftohtë në kufinjtë mes tyre

Çfarë u provua dhe çfarë jo? Surroi: 9 pika për të kuptuar vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

September 16, 2026
Si shpëtoi Ante Gotovina nga dënimi i Hagës? Zagrebi u angazhua për ta shpallur të pafajshëm në Apel

Si shpëtoi Ante Gotovina nga dënimi i Hagës? Zagrebi u angazhua për ta shpallur të pafajshëm në Apel

September 16, 2026
Gëzon Beogradi! Daçiç: Aktgjykimi konfirmon pretendimet tona për UÇK-në

Gëzon Beogradi! Daçiç: Aktgjykimi konfirmon pretendimet tona për UÇK-në

September 16, 2026
Asambleja e PS në shtator, gazetarja zbulon datat që janë në diskutim, ja çfarë pritet të vendoset për qeverinë e Ramës

VIDEO / Rama: Njësitë e mëdha administrative, mundësi për akses në fondet e BE-së

September 16, 2026
Nuk besoj se ka shqiptarë që nuk proteston e nuk do të protestonte për UÇK!

Një gjyq kundër kombit shqiptar

September 16, 2026
Tirana, fushëbeteja kryesore për zgjedhjet e 11 Majit/ Çupi: Berisha në Parlament, fyerje për popullin

Lotët pas dënimit të UÇK ishin si fjalë në varrim

September 16, 2026
Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

Gjykata e Lartë kundër projektligjit për pagat e magjistratëve: Kuvendi të mos e votojë!

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com