• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja argumentat për pezullimin e kreut të policisë Haki Çako

by Java News
09/06/2016 17:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendimi i Gjykatës së Tiranës për pezullimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit mbështetet në dyshimet e organit të akuzës se Çako i ka dërguar shkresa Prokurorisë, të cilat bien në kundërshtim me njëra-tjetrën.


Çako ka dhënë shpjegime për pajisjen e përgjimit. Prokuroria shkruan se shkresa është lakonike dhe konfirmon vetëm tre pika. Në Shqipëri ka hyrë pajisja “IMSI Catcher”, aparatura është sjellë nga autoritete italiane në kuadër të bashkëpunimeve dhe se pajisja shërben për identifikimin e numrave IMEI dhe jo për përgjim.

Ne kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurimit thuhet se në një shkresë të dytë, Çako ka informuar hetuesit se kjo pajisje është disponuar gjatë gjithë kohës nga partnerët italiane. Por këtu Prokuroia ngre dyshime se në periudhën mes dy dokumenteve dhe krahasimit të tyre, drejtori i policisë, nuk ka kryer verifikime në terren.

Një tjetër moment, i cili sipas organit te akuzës është në shkelje me ligjin lidhet me mosdijenine e drejtorit të policisë për regjimin doganor të pajisjes. Edhe pse pajisja ishte futur prej disa ditësh, drejtori policisë ka shkelur ligjin pasi gjatë kësaj kohe duhej të kishte krijuar panoramën e plotë të ngjarjes.

Sipas organit të akuzës, sa i përket marrëveshjes së vitit 2007 për bashkëpunimin mes Italisë dhe Shqipërisë ligji ngarkon palën shqiptare të njoftojë Interfozën se shtetasit italiane edhe pse gëzojnë imunitet mund të kenë shkelur detyrën me futjen e pajisjes në shqipëri dhe mos regjistrimin e saj në doganë. Këtë detyrë e ka drejtori i përgjithshëm i policisë se shtetit.

Mbështetur mbi keto argumente, Prokuroria arrin ne përfundimin se Çako është shprehur i painteresuar për regjimin doganor të pajisjes e për rrjedhojë edhe të detyrës së tij. Një tjetër shkelje është dhe kujdesja që trajnime të tilla të kryhen sipas parametrave të sigurisë ku Çako duhej të pajiste çdo pjesëtar të trajnimit me certifikatë sigurie ndërkohë që nuk ka informacion mbi veprimtarinë e pajisjes në vendin tonë. Vizion plus/ a.k

Next Post

Aty ishte Kardashian... por të gjithë sytë ishin tek "zogu" i Lindsay Lohan (FOTOT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In