• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja aplikacioni që tregon rrezikun nga COVID-19/ Krijuesi i saj tregon përdorimin

by Java News
14/12/2020 09:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa pandemia e koronavirusit vazhdon të shkaktojë vdekje dhe rrënim ekonomik në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën, njerëzit po përdorin gjithnjë e më shumë aplikacionet në telefonat e tyre inteligjentë për të mësuar më shumë rreth rreziqeve me të cilat përballen nga virusi.

Dy studentë nga Universiteti Carnegie Mellon në Pensilvani kanë ndërtuar një aplikacion interaktiv që ofron të dhëna në kohë reale për rastet e infektimeve dhe të vdekjeve nga koronavirusi për çdo vend të botës. Navid Mammon është njëri nga krijuesit e aplikacionit.

“Në faqen e internetit do të gjeni një glob dhe mund të klikoni në çdo vend të botës ku shfaqen rastet më të fundit aktive, numri i vdekjeve dhe atyre që janë shëruar në atë vend.”

Ky është aplikacioni parë interaktiv për COVID-19 që ofron të dhëna në kohë reale në një format tre-dimensional, thotë bashkë-krijuesi Gabriel Rasskin.

“Ka aplikacione të tjera që ofrojnë harta dy-dimensionale, por ne besojmë se është më mirë të shohën gjithçka në tre dimensione dhe ta kuptosh më lehtë.”

Edhe mjeket Liz Goldberg dhe Megan Ranney nga Universiteti Brown në Rhode Island kanë ndërtuar një aplikacion.

Aplikacioni ‘My Covid Risk’ u ndërtua për të ndihmuar njerëzit të vlerësojnë rrezikun. Liz Goldberg është mjeke e urgjencës dhe krijuese e aplikacionit.

“Para se të shkojë diku, përdoruesi shton të gjitha të dhënat që mendon se do të hasë, si përshembull sa njerëz do të ketë aty, nëse përdoren maskat, sa e madhe është hapësira dhe aktivitetet që do bëhen. Pastaj aplikacioni të ofron një ide se cili do të ishte rreziku i infektimit.”

Mjekja Megan Ranney thotë se donin të ndihmonin njerëzit të llogarisnin rrezikun që paraqet kryerja e veprimeve të përditshme.

“Si mjeke të urgjencës, zonja Goldberg dhe unë vazhdimisht pyetemi nga miqtë dhe familjarët se sa e rrezikshme është bërja e një aktiviteti. Bazuar në shkencë ne përpiqemi të ofrojmë këshillat tona më të mira.”

Profesori Rajat Mittal me Universitetin Johns Hopkins ka krijuar një formulë për të ndihmuar në parashikimin e transmetimit të koronavirusit në rrugë ajrore.

Por ai nuk po e kthen formulën e tij në një aplikacion. Aplikacionet, thotë ai, mund të tregojnë rrezikun për të bërë diçka si vajtja në dyqan apo një takim me miqtë, por nuk janë garanci kundër infektimit.

“Aplikacioni nuk të jep një vlerësim absolut të rrezikut, por një përllogaritje relative. Përshembull, kur dikush shkon në një mjedis me pesë njerëz krahasuar me një mjedis me 20 njerëz, sa rritet rreziku? Vlerësimi relativ është çelësi dhe mjafton që të nxitë njerëzit të veprojnë me përgjegjshmëri.”

Ndërsa bota lufton ndaj pandemisë, njerëzit gjithnjë e më shumë po i drejtohen teknologjisë dhe aplikacioneve për të mësuar më tepër rreth rreziqeve dhe mbrojtur veten nga virusi./VOA

g.kosovari

Next Post
Trump thotë se ai dhe stafi i tij do të duhet të presin për të marrë vaksinën: S’është planifikuar diçka e tillë

Trump thotë se ai dhe stafi i tij do të duhet të presin për të marrë vaksinën: S'është planifikuar diçka e tillë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthimi me tritol në makinën e punonjëses së Bashkisë Elbasan, policia arreston autorin e dyshuar

Shpërthimi me tritol në makinën e punonjëses së Bashkisë Elbasan, policia arreston autorin e dyshuar

November 7, 2026
Arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë, i sekuestrohen kokainë, armë dhe para

Arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë, i sekuestrohen kokainë, armë dhe para

November 7, 2026
Avokati: Ja pse protesta e ka mbyllur ciklin e saj! E shkatërroi dhuna dhe kërkesat e palogjikshme

Avokati: Ja pse protesta e ka mbyllur ciklin e saj! E shkatërroi dhuna dhe kërkesat e palogjikshme

November 7, 2026
Krimi i rëndë në Itali/ Vrau nënën me thikë dhe u dorëzua në polici, gjykata lë në burg 21-vjeçarin shqiptar

Krimi i rëndë në Itali/ Vrau nënën me thikë dhe u dorëzua në polici, gjykata lë në burg 21-vjeçarin shqiptar

November 7, 2026
Përçarje në Uashington për luftën me Iranin, në tryezë marrëveshja e armëpushimit dhe rifillimi i bombardimeve

Përçarje në Uashington për luftën me Iranin, në tryezë marrëveshja e armëpushimit dhe rifillimi i bombardimeve

November 7, 2026
Sekuestrohen 77 kg kanabis në Shkodër, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak, arrestohen dy vëllezër

Sekuestrohen 77 kg kanabis në Shkodër, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak, arrestohen dy vëllezër

November 7, 2026
Si do të jetë moti këtë fundjavë, njihuni me parashikimin për sot

Si do të jetë moti këtë fundjavë, njihuni me parashikimin për sot

November 7, 2026
Skandal financiar shkakton “tërmet” në Paraguai, arrestohet presidenti

Skandal financiar shkakton “tërmet” në Paraguai, arrestohet presidenti

November 7, 2026
“Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama nxjerr pamjet nga “destinacioni më i ri turistik” në Tiranë!

“Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama nxjerr pamjet nga “destinacioni më i ri turistik” në Tiranë!

November 7, 2026
Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In