• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ja 7 punët, që do të donte t’i kishte çdo njeri në botë

by
29/07/2015 13:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

ROJE NE ISHULLIN E PARAJSES. Disa vite më parë, Ben Southall, nga Petersfieldi në Britaninë e Madhe, fitoi përballë pothuaj 35 mijë kandidatëve të ardhur nga e gjithë bota, për t’u punësuar si “roje” i Ishullit Hamilton, në Barrierën e Madhe të KOraleve. Paga shumë e mire, mbi 110 mijë dollarë australianë (pothuaj 75 mijë Euro) për 6 muaj punë. Mes aftësive që kërkoheshin, ishte ajo që të dinte të notonte dhe dëshira për të eksploruar ishullin. Si vendbanim iu ofrua për gjashtë muaj një vilë me tre dhoma, me pishinë. Punëdhënësi ishte departamenti i turizmit i shtetit të Quuensland në Australi, të cilit i duhej një rojë, por mbi të gjitha reklamë: në fakt lajmërimi u publikua për ta mësuar e gjithë bota, përmes një fushate të jashtëzakonshme, magjepsja e verilindjes së Queensland.

02

KOLAUDUESE HOTELESH LUKSOZE. Gruaja në fotografi quhet Rhiannon Taylor, dhe është 29 vjec. Disa vite më parë, krijoi “Në shtrat me mua”, një faqe interneti ku vlerëson hotelet me 5 yje, duke udhëtuar nëpër botë për të provuar shtretërit, pishinat dhe shërbimin në dhomë. Falë recensioneve të saj ironike dhe pa dorashka, faqja është shndërruar në një sukses të madh dhe shumëkush i beson asaj për të programuar një udhëtim. Reklama e kompanive që shesin produkte udhëtimi, si për shembull valixhe, rroba banje dhe të tjerë, ka bërë më vonë që puna e saj të shpërblehet. Dhe në vijim, edhe hotelet filluan të paguajnë që ajo t’i vizitojë…

03

TESTUES RRESHKITESESH ME UJE. Cdo vit, 32-vjecari nga Anglia, Tommy Lynch përshkon më shumë se 40 mijë kilometra në botë për punën e tij: teston rrëshkitëset në parqet ujore dhe në rezortet e pushimeve. Lynch punon për First Choice Holidays, dhe detyra e tij është që të kontrollojë lartësinë, shpejtësinë, sasinë e ujit dhe të gjithë aspektet e sigurisë të rrëshkitëseve, përpara se të vërsulen turistët. Vetëm në një vit i ndodh të testojë rrëshkitëse në vende pushimesh si Majorka, Egjopti, Turqia, Bregu i Diellit, Qipro, Republika Dominikane dhe Meksika. Pa marrë as edhe një ditë pushim!

04

SHIJUES I VEZEVE TE PASHKEVE. Në mars, e përditshmja angleze The Mirror ka rrëfyer historinë e Alex Emerson-White, 27 vjec, që për të nxjerrë jetesën shijon si degustues zyrtar vezët e pashkëve për zinxhirin e dyqaneve Marks&Spencer. Detyra e tij, përvec se të shijojë vezët, është që të bredhë botën dhe të zgjedhë përbërësit e përsosur për t’i përgatitur. Por nuk është gjithcka kaq e bukur: “Mund të ndodhë që të ha 50-60 copa cokollate në javë – rrëfen White – që do të thotë të shtoj pesë kile. Për këtë arsye, kur nis sezoni i punës, detyrohem të shkoj në palestër katër herë në javë që të mbaj formën dhe të ruaj shëndetin”. Cfarë lodhjeje!

05

KOLAUDUES PROFILAKTIKESH. Herë pas here në faqet anglosaksone ku kërkohet punë, shfaqet një e një kompanie të famshme prodhuese të profilaktikëve, që kërkojnë kolaudues njerëzore (pas testeve të elasticitetit me makineri të posacme). Por, në shumë raste, puna nuk paguhet, por parashikohet një pagim me produkte të vetë kompanisë, por me kusht që raporti mbi produktet të jetë i ndershëm.

06

KOPSHTAR. 18 mijë stërlina në vit (afro 25 mijë Euro), që korrespondojnë me pagën mesatare të një kopshtari anglez, janë një shifër e rëndësishme, por që vështirë se shkakton marramendje. E megjithatë, sipas një studimi të bazuar në statistika dhe të botuar nga The Guardian, ajo e kopshtarit është një prej punëve më të bukura në botë. Sipas të intervistuarve, avantazhet janë të shumtë: qëndrimi në ajër të pastër dhe puna me natyrën, qëndrimi larg nga një tryezë pune, shumëllojshmëria e punës, efektet terapeutikë të të gjelbrës, si dhe mundësia për krijimin e pejsazheve me duart e tua.

07

MATEMATICIEN. Dhe ja tek vjen puna e ëndrrave. Vitin që kaloi, e përjavshmja TIME botoi rezultatet e një studimi të faqes së internetit CareerCast.com mbi punët më të mira në botë. Dhe gjejeni pak: Me një të ardhur mesatare mbi 100 mijë dollarë në vit dhe një normë rritjeje 23% të parashikuar për vitin 2022, matematicieni është profesioni më i dëshiruar. Mundësitë e gjetjes së punës janë të hsumta: që nga shëndetësia në teknologji, e deri në politikë. Dhe, shton TIME, “matematicienët janë të angazhiar në cdo sektor, nga brokerat e bursës deri tek shoqëritë energjetike, nga IT deri në Institutet e Kërkimeve Universitare”. Pra, pa matematicienët, duket se bota rrezikon të ndalet në vend.

Next Post

Ja sa zgjat një seks i mirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

21 Janari/ Bamir Topi: E vërteta duhet të ndriçohet! Ina Rama më shprehu shqetësimin se…

Bamir Topi: Ols Dadon e solli Ina Rama për firmë, ajo është përgjegjëse për emërimin!

April 14, 2026
Zjarri në pallatin pranë QSUT, MIA: Flakët janë vënë në kontroll, por nuk janë shuar plotësisht, po kontrollohet çdo apartament

Zjarri në pallatin pranë QSUT, MIA: Flakët janë vënë në kontroll, por nuk janë shuar plotësisht, po kontrollohet çdo apartament

April 14, 2026
Takimi i parë i dy qeverive në më shumë se 30 vite, nisin negociatat për paqe mes Izraelit dhe Libanit

Takimi i parë i dy qeverive në më shumë se 30 vite, nisin negociatat për paqe mes Izraelit dhe Libanit

April 14, 2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe (EMRAT)

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe (EMRAT)

April 14, 2026
Vdekja e një 19-vjeçareje në Greqi, arrestohet një shqiptar

Vdekja e një 19-vjeçareje në Greqi, arrestohet një shqiptar

April 14, 2026
Ish-kandidati për deputet në Kroaci, kritika samitit të diasporës: Nuk u përmend Prishtina

Ish-kandidati për deputet në Kroaci, kritika samitit të diasporës: Nuk u përmend Prishtina

April 14, 2026
Samiti i Diasporës, Krasniqi: Nuk mundesh ta ushqesh publikun me show. Zëri joqeveritar, i papërfaqësuar

Samiti i Diasporës, Krasniqi: Nuk mundesh ta ushqesh publikun me show. Zëri joqeveritar, i papërfaqësuar

April 14, 2026
Del video, ja si nisi zjarri në pallatin që u “përpi” nga flakët pranë QSUT-së

Del video, ja si nisi zjarri në pallatin që u “përpi” nga flakët pranë QSUT-së

April 14, 2026
Kosovë, partitë i japin dritë jeshile dërgimit të trupave në Gaza! Votimi pritet të bëhet në seancën e së premtes

Kosovë, partitë i japin dritë jeshile dërgimit të trupave në Gaza! Votimi pritet të bëhet në seancën e së premtes

April 14, 2026
Zjarri në kompleksin e banimit në Tiranë/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar

Zjarri në kompleksin e banimit në Tiranë/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar

April 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In