• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

61 kandidatët e PS për kryetarë degësh, propozimet shqyrtohen sot

by Java News
23/05/2016 09:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryesia socialiste do të marrë sot në shqyrtim kandidaturat për kryetarë të PS-së në 61 bashkitë e vendit. Propozimet tashmë janë dërguar në kryesinë e PS-së, pasi kanë kaluar këtë fundjavë edhe një tur konsultimesh të reja mes koordinatorëve të PS-së së qarqeve, të deleguarve të kryesisë për këtë proces dhe kryetarëve të bashkive aty ku drejtohen nga Partia Socialiste, shkruan Panorama.

Mbeten disa bashki që nuk kanë përfunduar ende seleksionimin e kandidaturave, siç është Bashkia e Durrësit dhe Dibër, ndërsa Bashkia e Tiranës ende nuk ka emrat e propozuar. Në shumicën e bashkive, për kreun e Partisë Socialiste është gjetur konsensus, dhe në kryesinë socialiste është sjellë një kandidaturë e vetme.

Kryesia e Partisë Socialiste do të mblidhet sot për të miratuar kandidaturat alternative sipas kritereve që ata plotësojnë, duke filluar që nga arsimi e deri te kontributi i tyre politik në fushatat politike të kësaj partie. Në fund të kësaj jave, do të bëhet zgjedhja e tyre nga asambletë e zgjeruara të bashkive në të gjithë vendin, për të përmbyllur procesin zgjedhor në Partinë Socialiste.

TIRANA

Në Bashkinë e Tiranës, e cila përbëhet nga 24 njësi administrative, ish-komunat dhe minibashkitë, janë ngritur këshillat socialistë që kanë zgjedhur drejtuesit e tyre. Do të jetë asambleja socialiste e bashkisë dhe krerët e këshillave socialistë që do të bëjnë propozimet për kandidaturat e kryetarit të PS-së në bashkinë më të madhe të vendit.

tabela-PS

Për shkak se drejtuesit e Partisë Socialiste në bashki do të jenë funksionarë dhe nuk do të mbajnë asnjë detyrë tjetër, nga kandidimi janë shmangur deputetët, ministrat, por dhe kryetarët e bashkive. Këtij pozicioni i janë shmangur edhe drejtuesit e rëndësishëm rajonalë, të cilët nuk e kanë preferuar postin e kryetarit të partisë së bashkisë.

Një nga klauzolat e përcaktuara në statutin e ri të PS-së është edhe moslejimi i kandidimit të kryetarit të PS-së së bashkisë për deputet apo kryetar partie në zgjedhjet e ardhshme, duke e bërë atë një punonjës të përkushtuar organizativ të partisë.

Ndër emrat e njohur që bien në sy në listën e kandidatëve është Megi Ajtyresa, ish-kryetarja e FRESH-it, dhe Astrit Beci, ish-drejtor i ISKSH-së, të cilët kandidojnë për kreun e PS-së në Bashkinë e Shkodrës.

ZGJEDHJA

Kryetari i Partisë Socialiste të bashkisë do të zgjidhet me votim nga mbledhja e zgjeruar e asamblesë socialiste të bashkisë, ku do të marrin pjesë edhe delegatët e Kongresit, krerët e këshillave socialistë të bashkisë.

Kryetari i PS-së së bashkisë do të jetë funksionar, me pagesë dhe kohë të plotë në parti. Mandati i tij është 4-vjeçar dhe ndërpritet kur jep dorëheqjen, kur shkarkohet nga kryesia e PS-së për dobësi në punë dhe shkelje të normave të statutit, kur nuk fiton në mocionin e votëbesimit që zhvillohet për të, kur humbet në zgjedhjet vendore ose arrin rezultat më të dobët se zgjedhjet e mëparshme politike në bashkinë respektive. Panorama

Next Post

Bilanci javor i Policisë së Shtetit: 21 arrestime dhe dhjetëra të proceduar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Europa po mpreh shpatat për luftë”, Lavrov: Asnjë dallim me amerikanët, Trump do paqen

Përballja Rusi-NATO në Arktik, Lavrov: Aktiviteti i Aleancës në veri, “agresiv”!

August 31, 2026
Fitoi me nokaut ndaj Thomas Narmo, boksieri Nelson Hysa: Kjo fitore është e të gjithë shqiptarëve!

Fitoi me nokaut ndaj Thomas Narmo, boksieri Nelson Hysa: Kjo fitore është e të gjithë shqiptarëve!

August 31, 2026
Aksident në aksin Korçë-Pogradec/Makina përplaset me motorin, lëndohet pasagjerja

E rëndë në Kavajë, 49-vjeçari me motor ndërron jetë në vend pas aksidentit me një makinë

August 31, 2026
PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë, kërkojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë, kërkojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës

August 31, 2026
Rama ndan videon nga Gjirokastra: Një nga destinacionet më të vizituara të Shqipërisë

Rama ndan videon nga Gjirokastra: Një nga destinacionet më të vizituara të Shqipërisë

August 31, 2026
Qirinj për kriminelin e luftës: Vdekja e Mlladiçit shpërfaq krizën morale të Serbisë

Qirinj për kriminelin e luftës: Vdekja e Mlladiçit shpërfaq krizën morale të Serbisë

August 31, 2026
Zjarri në Vajkal të Bulqizës vijon të jetë aktiv, flakët përhapen drejt Fushë-Hutrës

Zjarri në Vajkal të Bulqizës vijon të jetë aktiv, flakët përhapen drejt Fushë-Hutrës

August 31, 2026
Bilanci i INSTAT për Korrikun, rritje e aksidenteve rrugore, Tirana dhe Durrësi kryesojnë për numrin e viktimave

Bilanci i INSTAT për Korrikun, rritje e aksidenteve rrugore, Tirana dhe Durrësi kryesojnë për numrin e viktimave

August 31, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Qorrsokaku i Elitës tonë

August 31, 2026
Dialogu, Liria Fetare dhe Kohezioni Shoqëror

Kujtim Buza, njeriu që ma rrëfente Shkupin

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com