Studiuesi Medlir Mema i ftuar në “Tonight Ilva Tare”, thotë se pesë janë çështjet kryesore që midis izraelitëve dhe palestinezëve.
Mema: Janë 5 çështjet kryesore, e para është çështja e kufirit. Ka një marrëveshje paraprakisht midis izraelitëve dhe palestinezëve të vitit 1967. Izraeli vazhdon të ndërtojë kundër marrëveshjes dhe rezolutave të OKB-së.
E dyta është çështja e Jerusalemit. E treta është siguria e brendshëm e Izraelit. Izraeli nuk ka një thellësi strategjike për t’u mbrojtur nga vendet që i konsideron si armiq të vet.
Çështja e katërt është ajo e refugjatëve. Janë sot 5 mln palestinezë që jetojnë në Gaza, ose Jordani që nuk i lejon të kthehen. Çështja e pestë është që Izraeli i kërkon shtetit të ardhshëm palestinez që të pranojë që shteti izraelit është një shtet hebre./Ora