• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja 10 mitet e rreme mbi “Paketën Antishpifje”!

by Alfred Peza
17/12/2019 23:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Debati i zhurmshëm mbi ndryshimet në ligjin e mediave, ka qenë këto ditë më shumë një reaksion i nxitur nga paragjykimet e luftës politike kundër Kryeministrit Edi Rama, sesa një debat racional profesional dhe ligjor. Për rrjedhojë, mitet e rreme kanë prevaluar mbi të vërtetat e thjeshta, të cilat janë çertifikuar edhe nga OSBE, duke qenë në një linjë me standardet ndërkombëtare në këtë fushë.

Në përdorimin popullor, “miti është bindje apo besim kolektiv që nuk bazohet në fakte. Përdorimi i termit zakonisht shoqërohet me legjendën, fantazinë, folklorin të dhënat konfuze, dëshirat personale dhe legjendat urbane”. Të tilla janë përgjithësisht edhe qëndrimet kundër, mbi të cilat është ngritur deri tani, diskursi publik rreth kësaj teme.

Po mundohem të rendis në mënyrë telegrafike, disa prej tyre.

1.- Miti: Ky është një ligj i ri kundër lirisë së fjalës, medias, gazetarëve. Realiteti: Nuk është e vërtetë. Nuk kemi të bëjmë me një ligj të ri. Kemi të bëjmë vetëm me disa amendime në ligjin ekzistues, atë Nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”.

2.- Miti: Ky është një model shqiptar, që nuk ekziston në asnjë vend tjetër të botës. Realiteti: Nuk është e vërtetë. Ky nuk është një model shqiptar, për sa kohë nuk kemi të bëjmë as me një ligj të ri, as me një paketë të re ligjore, as me një reformë apo korpus të ri ligjor. Nuk kemi ngritjen e ndonjë agjensie të re zbatuese dhe as me infrastrukturë të re, në përmbushje të nevojave të zbatimit praktik të ligjit, në terren.

3.- Miti: Këto ndryshime janë kundër rrjeteve sociale e për rrjedhojë kundër lirisë së individit në internet. Realiteti: Nuk është e vërtetë. Këto rregullime ligjore, nuk kanë asnjë lidhje dhe nuk kanë asnjë ndikim e pasojë tek përdoruesit shqiptarë të facebook-ut, instagram-it, twitter-it, etj., në internet.

4.- Miti: Këto ndryshime synojnë mbylljen e portaleve dhe janë kundër gazetarëve të tyre. Realiteti: Nuk është e vërtetë. Nisma përveçse rregullimit, nxit edhe vetrregullimin, nëpërmjet regjistrimit të portaleve për të patur një adresë, një kontakt, një mundësi për tu bërë pjesë e tregut të reklamave dhe për ti mundësuar gazetarëve që punojnë në to, të jenë të regjistruar dhe të siguruar.

5.- Miti: Me këto ndryshime ligjore, AMA shndërrohet në gjykatë. Realiteti: Nuk është e vërtetë. Në të gjitha rastet dhe në të gjitha rrethanat, fjalën e fundit për ankimet që do të bëhen qoftë në Këshillin e Ankesave dhe qoftë në Bordin e AMA, do ta thotë gjykata dhe vetëm gjykata. Kjo është e garantuar me ligj.

6.- Miti: Portalet do të ndëshkohen me gjoba të larta, të papërballueshme prej tyre. Realiteti: Nuk është e vërtetë. Ndryshimet ligjore parashikojnë gjoba shumë më të ulëta për portalet, në raport me mediat kombëtare në veçanti, por edhe me radiotelevizionet në përgjithësi. Këto gjoba do jenë proporcionale me peshën e mediave online, të ardhurave dhe historikun e tyre profesional.

7.- Miti: Gjobat që do të vendosen nga AMA për portalet, nuk mund të ankimohen. Realiteti: Nuk është e vërtetë. Sot që flasim, gjobat që vendos AMA për televizionet dhe radiot, janë titull ekzekutiv dhe paguhen në moment. Për çdo operator të publikimeve elektronike online, fjalën e fundit, do ta thotë përsëri gjykata.

8.- Miti: Mazhoranca po nxiton që ti miratojë me ugjencë ndryshimet ligjore. Realiteti: Nuk është e vërtetë. Puna për përgatitjen e këtyre akteve rregullatore, ka filluar prej një viti. Janë bërë 6 takime me OSBE, janë marë dy letra nga BE dhe janë bërë konsultime, takime dhe debate të mbyllura e të hapura publike me grupet e interesit.

9.- Miti: Ndryshimet ligjore hapin rrugën për mbylljen e portaleve. Realiteti: Nuk është e vërtetë. Vetëm në rastet kur operatorët që janë subjekt i këtyre ndyrshimeve, botojnë lajme me përmbajtje: a. Pornografike. b.- Që nxisin aktet terroriste. c. Cënojnë sigurinë kombëtare,- u kërkohet që të heqin postimin brenda 60 minutave. Nëse nuk e bëjnë, atëherë bllokohet postimi dhe në të gjitha rastet, portali zhbllokohet menjëherë pas vendimit të gjykatës.

10.- Miti: Ndryshimet ligjore bëhen për të kapur portalet. Realiteti: Nuk është e vërtetë. Edhe në vitin 1998 kur u bë për herë të parë ligji për transmetimet radiotelevizive, u bë e njëjta zhurmë dhe ekzistonte e njëjta paranojë. Fakti është se kemi të bëjmë me një realitet të ri mediatik, i cili nuk arriti që të vetrregullohet e që aktualisht, është i parregulluar. Kemi të bëjmë thjeshtë me vendosjen e rregullave të lojës në treg, siç ato ekzistojnë tashmë, edhe për radiot dhe televizionet në Shqipëri.

Next Post
Ekonomia/Ulen eksportet e mallrave me 4.1% në 11 muaj dhe dyfishohen importet

Ekonomia/Ulen eksportet e mallrave me 4.1% në 11 muaj dhe dyfishohen importet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In