• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Izraeli rrethon plotësisht Gazën, Tel Avivi mban për vete paratë e palestinezëve

by A R
03/11/2023 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ushtria izraelite ka rrethuar plotësisht qytetin e Gazës. Kështu njoftuan zyrtarët në Tel Aviv që folën për një “natë heroike beteje” me sulme të zhvilluara në vendqëndrime, selinë qendrore dhe infrastrukturën e Hamas.

“Kemi vrarë militant të Hamas dhe një komandant të rëndësishëm. Ne do të vazhdojmë operacionin tonë deri në fitore”, shkruan ushtria izraelite në Telegram. Por forcat e shteti hebre pranojnë se janë ndeshur me një breshëri të rëndë me armë zjarri dhe mjete të tjera luftuese nga ana e militantëve palestinezë në brendësi të Rripit të Gazës.

Lidhur me këtë, Izraeli konfirmoi vdekjen e 4 ushtarëve të tij, duke e çuar në 23 numrin e të vrarëve mes ushtarëve të angazhuar për ofensivën tokësore. Qeveria e Benjamin Netanyahu-t njoftoi se palestinezët nga Gaza që punojnë në Izrael do të dërgohen për në enklavën e rrethuar.

Ministrat e kabinetit të sigurisë të Izraelit votuan për transferimin e fondeve tatimore të mbledhura për Autoritetin Palestinez në Ramallah, por zbritën paratë e destinuara për Rripin e Gazës. Kështu bëhet e ditur nga zyra e kryeministrit. Duke shtuar se “Izraeli po ndërpret çdo kontakt me Gazën”.

Bilanci i luftës është tepër tragjik dhe numërohen me mijëra sulme ajrore. Izraeli thotë se Hamasi ka vrarë më shumë se 1400 persona dhe rrëmbyer mbi 200 të tjerë që prej 7 tetorit. Ndërsa palestinezët njoftojnë se ushtria izraelite ka vrarë më shumë se 9 mijë persona në Rripin e Gazës.

/a.r

Next Post
‘Revolucioni’ jep shfaqje, SPAK-u nuk ndjek TV

‘Revolucioni’ jep shfaqje, SPAK-u nuk ndjek TV

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si po ndikon lufta në Lindjen e Mesme në energji, tregti dhe financa? Analistët: Menaxhimi i situatës në stilin COVID

Si po ndikon lufta në Lindjen e Mesme në energji, tregti dhe financa? Analistët: Menaxhimi i situatës në stilin COVID

April 4, 2026
Drejtori për zgjerimin në KE vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Përparim të paprecedentë në negociata

Drejtori për zgjerimin në KE vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Përparim të paprecedentë në negociata

April 4, 2026
Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit, Gjiri Persik në flakë

Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit, Gjiri Persik në flakë

April 4, 2026
U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

April 4, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Banka e Shqipërisë: Emigrimi godet ekonominë dhe rrit presionin në inflacion

April 4, 2026
Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

April 4, 2026
Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

April 4, 2026
Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

April 4, 2026
Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

April 4, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In