• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Izraeli planifikon të vaksinojë 2 milionë banorë deri në fund të Janarit

by A R
03/01/2021 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Izraeli planifikon që dy milionë persona të marrin dy dozat e vaksinës kundër koronavirusit deri në fund të Janarit.

Që prej 19 Dhjetorit 2020, kur Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu mori dozën e parë të vaksinës, Izraeli nisi një fushatë të vaksinimit kundër koronavirusit, me vaksinën e prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech.

“Ne po e ngadalësojmë procesin e administrimit të dozës së parë, në mënyrë që të kemi rezerva të mjaftueshme që të gjithë ata që tashmë kanë marrë dozën e parë të mund të marrin dozën e dytë”, tha drejtori i përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë izraelite, Hezi Levy për transmetuesin publik, KAN.

“Deri në fund të Janarit, ne do të vaksinojmë dy milionë qytetarë, kryesisht të moshuar”, shtoi ai.

Deri më 1 janar, një milion persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës në Izrael.

“Ne po thyejmë rekorde”, deklaroi më 1 Janar Netanyahu.

“Jemi më përpara se e gjithë bota”, shtoi Kryeministri izraelit.

Izraeli ka një popullsi prej 9,29 milionë banorësh, ka thënë Byroja e Statistikave. Në këto shifra përshihen edhe banorët në Jerusalemin Lindor.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, Izraeli ka regjistruar 435,866 raste pozitive me sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi. Në këtë shtet janë raportuar për pothuajse 3,400 viktima.

Izraeli po ashtu më 1 Janar konfirmoi 18 raste me variantin e ri të koronavirusit, që fillimisht u detektua në Britani të Madhe. /REL

/a.r

Next Post
Xhaçka siguron qytetarët e pastrehë nga tërmeti: Do akomodoheni në hotelet më të mira

Xhaçka uron ushtarakët në misionet jashtë vendit: Do të jem avokatja më e fortë për çdo efektiv

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në manovrat ushtarake të NATO-s sërish edhe Serbia

Sondazhi: Shumica e evropianëve mbështesin krijimin e një ushtrie të BE-së!

November 14, 2026
Reshjet po mbushin Fierzën, përmirësohet situata hidroenergjetike pas thatësirës së gjatë!

Reshjet po mbushin Fierzën, përmirësohet situata hidroenergjetike pas thatësirës së gjatë!

November 14, 2026
VIDEO/ Starship niset në hapësirë, “SpaceX” do të testojë rikthimin e raketës në Tokë!

VIDEO/ Starship niset në hapësirë, “SpaceX” do të testojë rikthimin e raketës në Tokë!

November 14, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt, Gjykata në Pejë lë në qeli ish-bashkëshortin! Kunati autor ende në arrati

Raporti zbulon shkelje në rastin e Arlinda Zekajt, kërkohen masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Punëve Sociale!

November 14, 2026
Liga e Kombeve/ Kombëtarja mbërrin në Budapest, nis numërimi mbrapsht për sfidën vendimtare me Bjellorusinë!

Liga e Kombeve/ Kombëtarja mbërrin në Budapest, nis numërimi mbrapsht për sfidën vendimtare me Bjellorusinë!

November 14, 2026
Protesta kalon në akte dhune, kapuçonët shkulin kangjella dhe djegin kosha plehrash te ish-“Zogu i zi”! Bllokohet rruga, kaos në qarkullim

Protesta kalon në akte dhune, kapuçonët shkulin kangjella dhe djegin kosha plehrash te ish-“Zogu i zi”! Bllokohet rruga, kaos në qarkullim

November 14, 2026
Alarm i ri sigurie në Evropë, dronë mbi bazën ushtarake në Britani! SHBA dhe Londra nisin hetimet

Alarm i ri sigurie në Evropë, dronë mbi bazën ushtarake në Britani! SHBA dhe Londra nisin hetimet

November 14, 2026
Diskutimet në Asamblenë e PS/ Rama kërkoi përjashtimin e Spiropalit nga PS, Braçe dhe Majko: Nuk duhen masa ekstreme!

Diskutimet në Asamblenë e PS/ Rama kërkoi përjashtimin e Spiropalit nga PS, Braçe dhe Majko: Nuk duhen masa ekstreme!

November 14, 2026
“Unë për ty kam qenë si Skënderbeu, ti për mua Mamica”- Mesazhi i Ramës në Asamblenë e PS për Spiropalin: Nuk mund t’i gjuash shtëpisë me gur!

“Unë për ty kam qenë si Skënderbeu, ti për mua Mamica”- Mesazhi i Ramës në Asamblenë e PS për Spiropalin: Nuk mund t’i gjuash shtëpisë me gur!

November 14, 2026
“Mirënjohje, punë në ekip”- Rama i besoi drejtues politik të PS në Tiranë, Demo: Qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë më shumë prej nesh!

“Mirënjohje, punë në ekip”- Rama i besoi drejtues politik të PS në Tiranë, Demo: Qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë më shumë prej nesh!

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In