• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Izraeli pengon palestinezët të “puthin” tokën, Trump me plan dëbimi nga Gaza

by A R
26/01/2025 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Palestinezët nuk po lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre. Mijëra njerëz të zhvendosur janë bllokuar në hyrje të Gazës veriore pasi Izraeli akuzoi Hamasin për shkeljen e kushteve të marrëveshjes së armëpushimit.

“Gjëja e parë që do të bëj kur të mbërrij është të puth të gjithë lagjen cep më cep, do të puth rërën dhe gurët. Lus Zotin e Madh që po na mundëson të kthehemi në shtëpinë tonë në paqe”, tha Mohammed Abu Jarad, palestinez i zhvendosur nga Gaza veriore.

Të shtunën, Hamasi liroi katër ushtarë izraelite që kishte mbajtur peng që nga 7 tetori 2023, në këmbim të 200 të burgosurve palestinezë. Megjithatë, një mosmarrëveshje shpërtheu kur civili izraelit Arbel Yehud nuk u përfshi në shkëmbim, edhe pse Hamasi kishte planifikuar të lironte më shumë pengje joushtarake.

Ndërsa Hamasi këmbënguli se zonja Yehud është gjallë dhe do të lirohet javën e ardhshme. Izraeli reagoi duke vonuar tërheqjen e planifikuar të disa trupave nga Gaza, gjë që do t’i lejonte palestinezët të ktheheshin në shtëpitë në veri. Kishte disa skena kaotike, ndërsa palestinezët që prisnin të mund të ecnin në veri pas përfundimit të lirimit të pengjeve, gjetën se rruga ishte ende e bllokuar nga tanket izraelite.

Irritimi i tyre shtohet më shumë edhe nga ky projekt që vjen për ta nga Shtetet e Bashkuara. Presidenti amerikan Donald Trump ka nisur një plan për të “pastruar” Gazën dhe tha se dëshiron që Egjipti dhe Jordania të mirëpresin palestinezët nga territoret në një përpjekje për të siguruar paqen në Lindjen e Mesme.

“Po flasim për një milion e gjysmë njerëz dhe do t’i largojmë të gjithë”, u tha Trump gazetarëve, duke e quajtur Gazën një “oborr rrënimi” dhe duke thënë se masa mund të jetë “e përkohshme ose afatgjatë”. Hamasi ka kundërshtuar ashpër këtë ide, teksa një fraksion tjetër palestinez e konsideron nxitje për të kryer krime të tjera kundër njerëzimit.

Next Post
“Ju kthyem një borxh të vonuar”/ Spiropali në Selanik: Dëshmoni vullnetin tuaj sesi duhet të qeveriset Shqipëria

“Ju kthyem një borxh të vonuar”/ Spiropali në Selanik: Dëshmoni vullnetin tuaj sesi duhet të qeveriset Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dronë nga Jemeni dhe Irani sulmojnë Izraelin, Houthi rrezikojnë bllokimin e Detit të Kuq

Dronë nga Jemeni dhe Irani sulmojnë Izraelin, Houthi rrezikojnë bllokimin e Detit të Kuq

March 30, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Kurti zbardh takimin me Macron: Integrimi, siguria dhe mbrojtja në fokus të bisedimeve

March 30, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

March 30, 2026
Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

March 30, 2026
Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

March 30, 2026
“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

March 30, 2026
Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 30, 2026
Çfarë më çuditi te Gaz Bardhi pas Kuvendit? Qafoku lexon “këshillat”: Protesto ndaj liderit tënd

Kur një oficer nazist dhe një oficer britanik u “takuan” në vilën e Eqrem bej Vlorës në vitin 1944 në Tiranë

March 30, 2026
Hëna e plotë në shenjën e Shigjetarit më 11 qershor, 4 shenja do pësojnë ndryshime nga ky fenomen astrologjik

Kjo javë do t’ju ndryshojë financat, tre shenjat e Horoskopit që do të kenë sukses

March 30, 2026
Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In