Autoritetet izraelite kanë ndërprerë faljen e namazit të Fiter Bajramit në Xhamia Al-Aksa, duke shkaktuar tensione në Jerusalemin Lindor.
Palestinezët kishin bërë thirrje që besimtarët të mblidheshin pranë Qytetit të Vjetër për të kryer lutjet dhe për të shënuar fundin e muajit të agjërimit të Ramazanit.
Megjithatë, policia izraelite përdori shkopinj gome, granata zanore dhe gaz lotsjellës kundër palestinezëve që luteshin jashtë mureve të Qytetit të Vjetër, në shenjë proteste ndaj kufizimeve në Al-Aksa gjatë Ramazanit.
Që nga fillimi i konfliktit midis Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara me Iranin më 28 shkurt, hyrja në vendet e shenjta të Jeruzalemit është ndaluar për shkak të shqetësimeve për sigurinë. Xhamia Al-Aksa është e mbyllur për myslimanët, Kisha e Varrit të Shenjtë për të krishterët dhe Murin Perëndimor për hebrenjtë.











