Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu raportohet se i ka thënë ministrit të Jashtëm të Zelandës së Re, se vota pro për rezolutën e OKB-së që ndalon ndërtimin e banesave në territorin e pushtuar të Palestinës, do të shihet si “shpallje lufte”. Mediat në Izrael raportojnë se, Netanyahu i ka telefonuar ministrit Murray Mçully para votimit të rezolutës të premten.
“Ky është një vendim skandaloz. Po të kërkoj që të mos e mbështesësh apo promovosh”, mësohet t’i ketë thënë kryeministri izraelit.
“Nëse vazhdon të promovosh këtë rezolitë, nga pikëpamja jonë do të jetë shpallje lufte. Kjo do të thyejë lidhjet si dhe do të ketë pasoja”.
Por, ministri i Zelandës së Re mësohet se ka refuzuar të tërhiqet duke i thënë: “Rezoluta konfirmon politikat tona dhe ne do ta mbështesim”.
Një diplomat Perëndimor ka konfirmuar telefonatën dhe e ka përshkruar atë si të “ashpër”. Detajet e telefonatës, të cilat janë zbuluar nga “Haaretz”, tregojnë panikut që ka kapur Netanyahun në prag të votimit të rezolutës.
ma.me