• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Izraeli ishte sebepi

by Dritan Hila
23/06/2025 19:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Gjithmonë ka një shkak real pas çdo iniciative lufte, e cila rrallëherë zë faqet e para të medias.

Në konfliktin e fundit mes Izraelit dhe Iranit dhe futjen në lojë të SHBA-ve, gjithçka sa thuhet për luftën preventive është e vërtetë, por shkaku është edhe më përtej sigurisë së Izraelit.

Është larg mendsh që Izraeli i hyri bombardimeve të Iranit pa një koordinim me SHBA. Kjo i duhej për shumë arsye duke filluar nga përkrahja diplomatike dhe mbi të gjitha për mbështetje logjistike, pasi depot e armatës izraelite nuk kanë mjaftueshëm municion për një luftë të gjatë. I duhej për mbështetje në informacion hapësinor dhe mbrojtjen kundërajrore. Koordinimi vazhdoi në fushën e dezinformacionit ku Trump vazhdimisht deklaronte që nuk e kishte vendosur akoma nëse do ta bombardonte, ndërkohë që bombarduesit furnizoheshin dhe ngrohnin motorët në Diego Garcia.

Izraeli, nuk është një entitet i krijuar vetëm si vullnet sionist i Theodor Herzl apo dhembshuri për SHBA-në, por një bashkim interesash të evropianëve, amerikanëve dhe së fundi hebrenjve që të kishin një shtet. Dy të parët kanë interesa për të mbajtur nën kontroll një hapësirë që është në dyert e Evropës, e pasur me hidrokarbure dhe një popullsi si ajo arabe të unifikuar nga një ideologji imperialiste nën petkun fetar si islami. Kurse hebrenjve iu duhej një tokë për atdhe.

E në këtë kontekst, një Iran i cili ka nën lëkurë ideologjinë ekspansioniste perandorake persiane, të ndërthurur me fenë dhe me armë bërthamore dhe raketa të afta t’i transportojnë, natyrisht që së pari bien ndesh me interesat evropiane dhe të SHBA.

Por nëse evropianët janë një fuqi barngrënëse, amerikanët janë mishngrënës dhe iu kishte ardhur në majë të hundës rrëmbimi i shtetasve të tyre, vendosja e bombave apo atentatet nëpërmjet proxy të tyre apo drejtpërdrejt. Përveç kësaj iranianët po bëheshin kërcënim për aleatët historikë të SHBA si sulltanatët dhe emiratet e Gjirit.

Izraelitët po ashtu si amerikanët janë mishngrënës dhe qëndrimi i përsëritur iranian për ta zhdukur shtetin hebre nga faqja e dheut, bënë që të krijohej stuhia perfekte dhe një natë të bukur, pasi izraelitët kishin zeruar mbrojtjen kundërajrore të ajatollahëve, hynë në lojë amerikanët. Donald Trump me një gur vrau dy zogj: mori hakun e poshtërimit që iu bë SHBA në kohën e revolucionit islamik duke i mbajtur peng ambasadën dhe dështimit të operacionit për lirimin e tyre si dhe iu tregoi se është i bërë nga një stof tjetër dhe jo vetëm ve dorën mbi revole por edhe e nxjerr nga brezi. Pas kësaj çdokush duhet të mendohet dy herë kur përplas brirët me të, pasi Trump bëri atë që Regan, Bush sr, Klinton, Bush jr, Obama e Biden nuk e kishin bërë.

Por ende ne nuk kemi parë fundin e luftës. Nëse iranianët heqin dorë nga programi i tyre bërthamor, loja mbaron këtu. Kjo është pak e dyshimtë, dhe mbetet për të parë nëse ajatollahët do zgjedhin mbijetesën e regjimit duke pranuar poshtërimin, apo do vazhdojnë me kokëfortësi rrugën e bërthamores. Në rastin e parë rrezikojnë një përmbysje nga brenda. Popujt me ndjesi perandorake si persët, mund të pranojnë varfërinë por jo poshtërimin. Mund të jenë protesta masive apo grusht shteti, kjo është variacion mbi temën.

Në të kundërt, me vazhdimin e projektit bërthamor Irani rrezikon që izraelitet&amerikanët ta kthejnë në epokën e gurit. Ajatollahët janë midis hurit dhe murit./dritare.net

Next Post
Sulmi mbi bazën amerikane në Katar, çfarë dimë deri tani?

Sulmi mbi bazën amerikane në Katar, çfarë dimë deri tani?

Comments 1

  1. Lili says:
    9 months ago

    Si nuk bëre një shkrim për të qenë!Çuditem me injorancën tënde në fushën e historisë së botës,por edhe të gjeopolitikës dhe diplomacisë…Nuk mjafton vetëm dëshira për të analizuar një fenomen social,politik,diplomatik,gjeopolitik,por duhen njohuri për t’a bërë atë…pra duhet “të nxehësh karrigen” duke studjuar…(Është një këshillë…merre si të duash…Ndjehem keq kur flet në Studiot televizive i papërgatitur..
    )

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nesër nis gjyqi i Berishës, Ish-kryeministri në bankën e akuzës për dosjen “Partizani”

Sondazhi: 40% e shqiptarëve mendojnë se Berisha ka ende kontroll mbi drejtësinë

March 17, 2026
Kapet me 42 mijë euro të padeklaruara në kufi, procedohet penalisht 44-vjeçari nga Fieri

Sekuestrohen mijëra euro dhe kanabis në Muriqan, vihen në pranga dy persona

March 17, 2026
Irani në alarm: Mojtaba Khamenei në shënjestrën e SHBA-ve dhe Izraelit (Si po i shpëton përgjimit)

Irani në alarm: Mojtaba Khamenei në shënjestrën e SHBA-ve dhe Izraelit (Si po i shpëton përgjimit)

March 17, 2026
Sulme intensive në ambasadën amerikane në Bagdad, Trump i irrituar me aleatët europianë

Sulme intensive në ambasadën amerikane në Bagdad, Trump i irrituar me aleatët europianë

March 17, 2026
Si po ndikohet trafiku ajror nga sulmet në Gjirin Persik

Si po ndikohet trafiku ajror nga sulmet në Gjirin Persik

March 17, 2026

Rrëzimi i kërkesës për Ballukun, sondazhi: 35.2% mendojnë se SPAK nuk ka prova shtesë

March 17, 2026
Hormuzi dhe “kurthet” e tjera: Pse është kaq e vështirë të mbahet hapur ngushtica

Hormuzi dhe “kurthet” e tjera: Pse është kaq e vështirë të mbahet hapur ngushtica

March 17, 2026
Kuvendi voton sot rezolutën kundër Iranit, PD bojkoton seancën

Kuvendi voton sot rezolutën kundër Iranit, PD bojkoton seancën

March 17, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

Zgjedhjet në PD/ Kthupi: Fitorja e Berishës s’vihet në dyshim, por gara rrezikon të “djegë” figurat e nivelit të dytë

March 17, 2026
Si i shpëtoi sulmit Mojtaba Khamenei? Zbulohet audio e shefit të Protokollit të Ajatollahut

Si i shpëtoi sulmit Mojtaba Khamenei? Zbulohet audio e shefit të Protokollit të Ajatollahut

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In