• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Izraeli do të sfidojë Turqinë nga 30 km larg”, Erdogan: Ta harrojnë copëtimin e Lindjes së Mesme

by A R
04/10/2024 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Kushdo që njeh historinë, historinë e feve, politikën dhe diplomacinë, do ta kuptojë lehtësisht lidhjen e çështjes me Jerusalemin, Xhaminë Al-Aksa dhe lakminë për tokën e premtuar. Ne e dimë shumë mirë se cila është toka e premtuar. Ata fjalë për fjalë po hyjnë në një garë për të sfiduar Turqinë në një distancë prej 30 kilometrash.”

Kjo ishte një pjesë e fjalimit të Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në eventin “TEKNOFEST 2024” që po zhvillohet në Adana, përmes së cilës donte të shpjegonte sipas tij qëllimet e vërteta të luftës që Izraeli i ka shpallur Libanit, raporton A2.

Erdogan u shpreh më tej se Ankaraja i ka të qarta qëllimet e administratës izraelite për të ndarë hartën e Lindjes së Mesme.

“Rajoni ynë po përjeton ditët më të dhimbshme të viteve të fundit. Tensionet, konfliktet dhe luftërat po shkatërrojnë gjeografinë tonë nga brenda. Si komb ne po i ndjekim me zemër të thyer masakrat në Gaza dhe Liban. Izraeli fillimisht pushtoi Gazën me pretekstin e Hamasit. Tani po derdh gjak në Liban me pretekstin e Hezbollahut. Pasi martirizuan Ismail Haniye, ata vranë liderin e Hezbollahut, Hasan Nasrallah.  Sa herë që afrohet një armëpushim, paqe dhe qetësi në rajon, qeveria izraelite kryen një provokim që do ta hedhë në erë këtë proces. Ata po përdorin çdo mjet për të përhapur luftën në të gjithë rajonin dhe për të mbytur atë në gjak e lot”, u shpreh lideri turk, përcjell A2.

Por Turqia sipas Erdohanit do të luftojë për t’u mbrojtur vetë dhe njëherësh për të mos lejuar copëzimin e rajonit.

“Jemi përballë një gjendjeje çmendurie nga ku marrin kënaqësi duke vrarë edhe foshnjat që mbajnë nënat në krahë. Një plan tinëzar është vënë në praktikë në rajonin tonë, i cili nuk do të kufizohet në Gaza, Bregu Perëndimor dhe Liban. Nuk ka nevojë të jesh një profet për të parë dhe kuptuar se cili është qëllimi përfundimtar i këtij plani. Ne do të mbrojmë siç duhet atdheun dhe qytetarët tanë nga sytë e këqij. Përballë çmendurisë në të cilën ndodhet rajoni ynë, ne do të qëndrojmë në anën e drejtësisë, në anën e të shtypurve, siç kemi bërë deri tani. Ne nuk do të lejojmë që rajoni jonë të copëtohet sërish me një ndarje të re Sykes-Picot. Toka e këtij vendi do të jetë gjithmonë e sigurt”, deklaroi Erdogan.

Në fund nuk e kurseu aspak një akuzë për Perëndimin, duke thënë se ata e furnizojnë Izraelin me armë dhe bomba, duke mbyllur sytë para masakrave mbi civilët në Gaza e Bejrut.

“Pavarësisht të gjitha këtyre fakteve, për fat të keq, fuqitë perëndimore vazhdojnë t’i ofrojnë armë, municione, inteligjencë dhe mbështetje diplomatike. Është e qartë se nga kanë ardhur mijëra tonë bomba që kanë rënë në Gaza dhe Liban, nga janë prodhuar dhe se kush i ka furnizuar. Me gjithë respektin e duhur, ata që ofrojnë bombat janë po aq përgjegjës për çdo pikë gjaku të derdhur, ashtu si ata që hedhin bombat. Këtë më duhet ta them shumë qartë këtu”, theksoi Erdogani.

/a.r

Next Post
Aksident në Fier, dy furgonët përplasen kokë më kokë, gjashtë persona përfundojnë në spital

Aksident në Fier, dy furgonët përplasen kokë më kokë, gjashtë persona përfundojnë në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

October 22, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In