• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Izraeli dhe SHBA, përfundimisht jashtë UNESCO

by Java News
02/01/2019 10:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marrëdhëniet jo të mira mes Izraelit dhe UNESCO-s morën fund me përfundimin e vitit 2018. Edhe SHBA-ja ka ndjekur shembullin e Izraelit, duke e lënë Organizatën Arsimore, Shkencore dhe Kulturore të Kombeve të Bashkuara (UNESCO), të cilën Uashingtoni e ka akuzuar për paragjykimeve ndaj Izraelit.

“Për fat të keq, UNESCO ka bërë diskriminim sistematik kundër Izraelit. UNESCO është duke u përdorur për të rishkruar historinë nga njerëzit që e urrejnë popullin hebre dhe shtetin e Izraelit”, tha një zyrtar i Ministrisë së Jashtme.

SHBA dhe Izraeli kanë bërë të ditur në vitin 2017, por sipas statutit të UNESCO-s, tërheqjet hyjnë në fuqi një vit më vonë, në këtë rast me 31 dhjetor 2018.

Izraeli është anëtarësuar në UNESCO në vitin 1949. Agjencia është më e njohur për programin e trashëgimisë botërore, e cila përcakton vendet kulturore dhe synon të ruajë traditat, por punon edhe në mbrojtjen elirisë së shtypit, promovimin e edukimit për ferma dhe lufton ekstremizmin dhe antisemitizmin. Në Izrael ka nëntë vende që përfshihen në trashëgiminë botërore – ndër tjerash edhe Xhennete Bahai në Haifa, vendin biblik të Masada pranë Detit të Vdekur dhe Qytetin e Bardhë në Tel Aviv. Qyteti i Vjetër në Jeruzalemin Lindor nuk është renditur me ndonjë status territorial të specifikuar. UNESCO ka futur edhe tre vende brenda territoreve palestineze në listën e trashëgimisë botërore. Dalja e Izraelit nga UNESCO nuk do të ketë ndikim në vendet e mbrojtura.

Disa konservatorë izraelitë pyesin nëse tërheqja është masa e duhur. “Unë nuk mendoj se është një vendim i zgjuar”, tha Giora Solar, një arkitekt i cili ka përgatitur disa aplikacione për vendet e trashëgimisë botërore vitet e fundit. “Kjo është politike, sigurisht nuk pajtohem me shumicën e votimeve në UNESCO, por është e politizuar, duke e lënë atë, nuk po dënojmë askënd tjetër përveç vetvetes. UNESCO nuk është kundër Izraelit, por janë vendet që votojnë kundër Izraelit.”

Rezolutat kundërthënëse

Kur UNESCO u bë organi i parë i OKB-së që pranoi Palestinën si anëtare të plotë në 2011, administrata e Obamës së shpejti e ndaloi pagesën e detyrimeve vjetore, të cilat përbëjnë rreth 22 përqind të buxhetit të përgjithshëm të organizatës. Një ligj kombëtar kërkon që Shtetet e Bashkuara të zvogëlojnë fondet për agjencitë e Kombeve të Bashkuara që e njohin Palestinën si një anëtare të plotë. Izraeli gjithashtu nuk i paguante pagesat e veta.

Në vitin 2016, marrëdhëniet diplomatike u përkeqësuan më tej, pasi UNESCO miratoi rezoluta që zyrtarët izraelitë thanë se injoruan lidhjet e hebreizmit me vendet e shenjta në Jeruzalem, duke përfshirë referimin ndaj kompleksit të Haram al-Sharif (Temple Mount) vetëm me emrat e tij arab dhe anglez dhe jo edhe izraelitë. “Të thuash që Izraeli nuk ka asnjë lidhje me Malin e Tempullit është sikur të thotë se Kina nuk ka asnjë lidhje me Murin Kinez apo se Egjipti nuk ka lidhje me piramidat”, tha në atë kohë kryeministri Benjamin Netanjahu, duke shtuar se UNESCO kishte humbur atë pak “legjitimiteti që ende kishte.” UNESCO gjithashtu i ka referuar Izraelit pushtetin pushtues dhe ka vënë në pikëpyetje veprimet e vendit në territoret palestineze.

Në vitin 2017, UNESCO kaloi një rezolutë tjetër që i shqetësoi zyrtarët izraelitë, duke përcaktuar qytetin e vjetër Hebron, al-Khalil në Bregun Perëndimor, si të pushtuar. Shpella e shenjtë, që besohet të jetë vendvarrimi i patriarkut hebraik Abraham, është i njohur për muslimanët si Xhamia e Ibrahimit dhe është e ndarë sot, me hyrje të veçantë për xhaminë dhe sinagogën e vendit.

Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të tërhiqen nga organizata, duke përmendur gjuhën e paragjykimit ndaj Izraelit. Shtetet e Bashkuara e kanë lënë UNESCO-n një herë më parë, në vitin 1984, nën presidentin Ronald Reagan. Por ky vend është rikthyer në vitin 2003, nën administrimin e Xhorxh W. Bush për të “theksuar një mesazh të bashkëpunimit ndërkombëtar”, në kohën kur SHBA filloi luftën ndaj Irakut.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të UNESCO-s, Audrey Azulay, i cili mori këtë detyrë në nëntor 2017, presionet diplomatike janë shtuar në vitin 2018. Përpjekjet për ndërmjetësim kanë dështuar. Ambasadori i Izraelit në UNESCO, Carmel Shama Hacohen, thoshte së fundi se ka nisur një “frymë e re”, që hapi mundësinë e mbetjes së Izraelit në këtë organizatë. Por kjo nuk ishte e mjaftueshme për Netanjahun. Në shtator ai refuzoi të marrë pjesë në një konferencë mbi antisemitizmin, të organizuar nga UNESCO në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

“Nëse dhe kur UNESCO përfundon paragjykimet kundër Izraelit, ndalon mohimin e historisë dhe fillon të mbështesë të vërtetën, Izraeli do të rikthehet”, tha ai.

a.cupaj

Next Post
Mbytet një tjetër peshkatar në Pogradec, tre viktima në pak ditë

Mbytet një tjetër peshkatar në Pogradec, tre viktima në pak ditë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump bisedë telefonike me Netanyahun: Trupat izraelite nuk do të sulmojnë Bejrutin

Trump bisedë telefonike me Netanyahun: Trupat izraelite nuk do të sulmojnë Bejrutin

June 1, 2026
Protesta në Zvërnec/ Çupi: Greqia po luan me zjarrin! Qëllimi i saj është që faktori shqiptar të tërhiqet në konflikt

Protesta në Zvërnec/ Çupi: Greqia po luan me zjarrin! Qëllimi i saj është që faktori shqiptar të tërhiqet në konflikt

June 1, 2026
“Protesta e sotme, me autobusë nga Greqia”, analisti Arben Meçe nxjerr foton nga Kakavija dhe flet për çështjen e Zvërnecit

“Protesta e sotme, me autobusë nga Greqia”, analisti Arben Meçe nxjerr foton nga Kakavija dhe flet për çështjen e Zvërnecit

June 1, 2026
Turi në Ballkan/ Kryeministri Rama mikpret nesër në Tiranë Presidentin e Këshillit të Europës, zbulohet axhenda

Turi në Ballkan/ Kryeministri Rama mikpret nesër në Tiranë Presidentin e Këshillit të Europës, zbulohet axhenda

June 1, 2026
Zvërneci, Guri: Media greke raportoi për autobusë të nisur nga Athina. Cipras shfrytëzoi momentin politik

Zvërneci, Guri: Media greke raportoi për autobusë të nisur nga Athina. Cipras shfrytëzoi momentin politik

June 1, 2026
“Largohu, ose do të të heqim”, Magyar kërcënon presidentin hungarez me largim nga detyra

“Largohu, ose do të të heqim”, Magyar kërcënon presidentin hungarez me largim nga detyra

June 1, 2026

Të gjithë të zemëruarit e Zvërnecit

June 1, 2026
“Rama në burg, Berisha në burg”/ Protestuesit nuk përmbahen ndaj Kryeministrit dhe kreut të opozitës

“Rama në burg, Berisha në burg”/ Protestuesit nuk përmbahen ndaj Kryeministrit dhe kreut të opozitës

June 1, 2026
“Nuk po merrja dot frymë”, flet qytetari që u dhunua gjatë protestës në Zvërnec: Flasim edhe greqisht, kjo nuk na bën më pak shqiptarë

“Nuk po merrja dot frymë”, flet qytetari që u dhunua gjatë protestës në Zvërnec: Flasim edhe greqisht, kjo nuk na bën më pak shqiptarë

June 1, 2026
Nga Ministria e Brendshme te Kryeministria, protestuesit mbajnë ditën e dytë të protestës

Nga Ministria e Brendshme te Kryeministria, protestuesit mbajnë ditën e dytë të protestës

June 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In