• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Izrael-Iran/ Eksperti i sigurisë: Nëse përfshihen këto shtete, do të nisë lufta botërore

by A R
16/06/2025 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eksperti i sigurisë, Xhavit Shala, thotë se lufta Izrael-Iran ka hyrë në një fazë serioze.

I ftuar në rubrikën “Përballë Lajmit” në Klan News, Xhavit Shala shprehet se Izraeli e ka justifikuar sulmin ushtarak ndaj Iranit, pasi është ndjerë i kërcënuar.

“Izraeli dhe Irani nuk po luajnë më luftash, këtë herë situata duket më serioze. Izraeli është në kushte mbijetese dhe ka vite që Irani shprehet hapur që kërkon zhdukjen e shtetit izraelit. Kjo është diçka që e ka justifikuar, duke e quajtur veten Izraeli që është në kushte mbijetese. Në telefonatën Trump-Netanyahu, duket që Presidenti Trump ka lënë mundësinë për një sulm të armatosur për të shtuar trysninë e Iranit për t’u ulur në bisedime”.

Eksperti u shpreh se nëse situata merr përmasa më të mëdha, Britani, Gjermania dhe Franca janë shprehur se do të mbështesin Izraelin.

Nga ana tjetër, Kina e Rusia mbështesin Iranin. Sipas ekspertit, Irani synon të bëjë aleancë me shtete mbi baza fetare, por kjo nuk ka ndodhur.

Megjithatë, eksperti Xhavit Shala thotë se nëse përfshihen këto shtete, atëherë do të nisë Lufta e III Botërore.

“Këtë herë situata duket serioze sepse ekziston mundësia e përfshirjes së aktorëve të tjerë. Nga ana tjetër, Kina, Rusia, mbështesin Iranin. Irani po përpiqet të bëjë një aleancë shtetesh mbi baza fetare, kryesisht të botës myslimane, por nuk ka përgjigje pozitive nga këto shtete sepse secili ka interesat e veta. Turqia është paraqitur si negociator. Nëse do përfshiheshin direkt në konflikt këto fuqi botërore, direkt do të kishim një luftë botërore. Izraeli ishte shumë i suksesshëm, ishte i shkëlqyer”.

Next Post
Minxhozi: Ja çfarë e dallon Arlind Qorin nga “fytyrat” e tjera të reja që tentojnë të hyjnë në Parlament

“Lindja e Mesme vatër e nxehtë tensionesh”, Minxhozi: Konflikti me Iranin po sfidon pathyeshmërinë e Izraelit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com