• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Izrael, dalin në ankand letrat e Ajnshtajnit

by A R
13/06/2017 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Letrat e Albert Ajnshtajnit që prezantojnë për kolegët reflektimet e tij për fizikën, Zotin dhe Izraelin gjatë viteve ’50, do të shiten në ankand, në Jeruzalem më 20 qershor.

Pesë letra të shkruara në anglisht në vitet 1951-1954 janë përshkruar në faqen e internetit të shtëpisë së shitjeve në ankand ”Winners”.

Vlerësimi aktual i vlerës së tyre varion mes 31 000 dollarëve (rreth 27 600 euro) dhe 46 000 dollarëve (rreth 41 000 euro).

Në një letër dërguar në vitin 1951 fizikantit të shquar David Bohm, Ajnshtajni diskuton për lidhjen e vendosur nga Bohm mes teorisë së kuantitetit dhe teorisë së relativitetit.

“Duhet të pranoj se nuk jam në gjendje të gjej se si një bashkim i tillë mund të jetë arritur”, shkruan Ajnshtajni.

Letra e daktilografuar përfshin një ekuacion, shtuar me dorë me një shkrim të kujdeshshëm dhe më pas nënshkrimi i Ajnshtajnit.

Bohm, i lindur në SHBA nga prindër të imigruar hebrenj, kishte punuar me Ajnshtajnin në Universitetin e Princetonit para se të largohej në Brazil pas humbjes së postit të tij për shkak të ”gjuetisë së shtrigave” ndërmarrë nga senatori Joseph McCarthy.

Në një letër në vitin 1954 për Bohm, i cili jetonte në Sao Paulo, Ajnshtajni shpreh empatinë përballë vështirësive të mikut të tij lidhur me punën e tij teorike komplekse.

“Nëse Zoti ka krijuar botën, shqetësimi kryesor i tij nuk ishte ta bënte aftësinë e tij të lehtë për ne. E ndjej këtë me forcë që prej 50 vitesh”, shkruan ai.

Shtëpia e ankandeve “Winners” theksoi se letrat vinin nga trashëgimia e vejushës së vdekur të Bohmit.

Një tjetër letër e viti 1954 iu referua mundësisë për Bohm për t’u vendosur në Izrael, që ishte themeluar gjashtë vjet më parë.

Ajnshtajni, i cili kishte refuzuar një ofertë për t’u bërë president i vendit të ri, theksonte se nuk ishte momenti për një vendim të tillë.

“Izraeli është intelektualisht i gjallë dhe interesant, por ka mundësi shumë të pakta dhe për të shkuar aty me qëllimin për tu ndarë me rastin e parë do të ishte për të ardhur keq”, shkruan ai.

Bohm u caktua profesor në vitin 1955 në institutin teknologjik ”Technion”, në Haifa në veri të vendit.

Dy vjet më vonë, ai u transferua në Angli ku punoi në universitetet e Londrës dhe Bristolit.

Ajnshtajni ka qenë drejtues jorezident i Universitetit hebraik të Jerusalemit, ku gjenden arkivat e tij, koleksioni më i madh në botë i dokumenteve. /b.d

Next Post
Pse vezët e prodhuara në Shqipëri shiten më lirë në Kosovë?!

Pse vezët e prodhuara në Shqipëri shiten më lirë në Kosovë?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In