• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Izolimi nga ndërkombëtarët ose “Republika e re” e Bashës

by Flogert Muça
12/04/2017 15:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça*

Që para votimit të refomës në drejtësi në 21 korrik të 2016-ës, media shumë pranë Partisë Demokratike nisën një duzinë sulmesh ndaj ndërkombëtarëve. Ndoshta sepse ishin ata, SHBA/BE, që e detyruan Partinë Demokratike të votonte pro reformës në drejtësi, ndaj duhet të merrej hak ndaj poshtërimit publik që ndodhi.

Por, me kalimin e ditëve dhe ardhja e vaftit për të votuar ligjin e Vetting-ut kur “Venecia” e “Kushtetuesja” e rrëzuan PD-në, mediat e financuara nga Partia Demokratike kaluan në një fazë edhe më ekstreme sulmesh ndaj ndërkombëtarëve duke u marrë me pasuritë, farefisin, shtëpitë, lidhjet haluçinante me Sorosin e të tjera histori si këto. Madje, PD-ja nuk ngurroi as të paguajë edhe shuma të majme në disa media periferike amerikane për t’i dhënë jetë e për ta sjellë si të vërtetë argumentin e saj. E gjitha për të delegjitimuar reformën në drejtësi, të cilës aq shumë i tremben.

Mirëpo, gjërat nuk po ecnin si duhet dhe në opinion publik nuk po besohej asnjë nga teoritë e sajuara nga selia blu kundër ndërkombëtarëve. Përkundrazi, morën përgjigje të forta nga SHBA-të e BE-ja që të mos abuzonin me sajesa për të besuarit e tyre. U konfirmua nga ana tjetër edhe njëhëre qëndrimi i PD-së ndaj reformës dhe ligjeve të saj, që natyrisht ishte kundër.

Pas kësaj faze ku u dekonspirua gjithçka, Partia Demokratike ndryshoi strategji dhe filloi të artikulonte ajo vetë akuza ndaj ndërkombëtarëve. Edhe këtë SHBA/BE zyrtarisht ja rrëzoi si argument, por në gjendjen depresive në të cilën ndodhej Basha, nuk u shkëput dot nga gjuha e shifjes dhe anatemimit ndaj ndërkombëtarëve duke e ashpërsuar gjuhën çdo ditë.
Sot, Basha nga çadra i ka dhënë dorën e fundit marrëzisë së tij, kur duke konfirmuar frikën nga vettingu sulmoi drejtpërdrejt SHBA/BE duke u shprehur saktësisht: “Projekti i vettingut është një projekt mafioz i ndërkombëtarëve”.

Kjo i shpjegoi sot edhe njëherë të gjitha. Shpjegoi pse është ngritur çadra, shpjegoi pse PD nuk shkon në Kuvend, shpjegon pagesat për lobingjet, për artikujt fletë-rrufe. Frika nga drejtësia është sot e gjithë ditën arsyeja e të gjithë këtyre manovrave dhe këtë nuk ka as edhe një demokrat që nuk e ka kuptuar.

Por paradoksalisht, nga ana tjetër Basha ka si fjalë kyçe në komunikimin e tij publik togfjalëshin “Republika e Re”. Një togfjalësh i artikuluar shpesh nga ai, duke e shpallur si lokomotivë të propozimit të tij për qytetarët.

Por, çfarë është “Republika e Re” e Bashës, teksa shohim levizjen e tij ndaj SHBA/BE dhe ndaj të drejtës për të votuar të cilën ka thënë se do e cënojë në Kavajë në 7 maj?

Faktet e sipërpërmendura tregojnë se Republika që po kërkon Basha është një Shqipëri e izoluar. Pa partnerë ndërkombëtarë nëpër këmbë. Me drejtësi të pareformuar, me votime që vendosen të bëhen nga Partia dhe jo nga Kushtetuta. Psikologjia e sajesës dhe shpalljes së armikut të jashtëm i përket një kohe të shkuar që shqiptarët e kanë hedhur pas krahëve para dy dekadash, por Partia Demokratike jo.

Të thuash që ne duam Republikë të re në kohën kur i thua BE-së “Mos ha mut”, është tregues i një depresioni të thellë që po kalon PD-ja e Bashës. Të thuash që duam Republikë të re por se “Projekti i vettingut është një projekt mafioz i ndërkombëtarëve“, është një kulturë e vjetër e cila nuk pi ujë më. Të thuash që duam Republikë të re, por nuk do lejojmë qytetarët të votojnë se s’kemi ne kandidat, është njëlloj sikur t’i thuash një biznesi “mbyllu ti, se s’kam para të ble unë”.

Absurdi në deklaratat e PD-së është një gjendje krize e cila ka kaluar çdo limit kohor dhe tanimë i është kthyer në sëmundje kronike e pashërueshe që ka nevojë për një operacion të vështirë. Republika e re e Bashës është një kulturë e vjetër të cilës shqiptarët i kanë vënë shkelmin ka 26 vjet, por mesa duket PD-ja se ka pastruar akoma nga analet e saj politike. Republika e re, është izolimi.

Next Post
Stil i papërshtatshëm, Irani mbyll 800 dyqane veshjesh

Zgjatja e sanksioneve nga BE, Irani reagon ashpër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkak kushtet atmosferike jo të favorshme, FSHF njofton anulimin e Fan Zone për ndeshjen Poloni-Shqipëri

Shkak kushtet atmosferike jo të favorshme, FSHF njofton anulimin e Fan Zone për ndeshjen Poloni-Shqipëri

March 24, 2026
Rriten tensionet, shtetet e Gjirit shqyrtojnë përfshirjen në luftë! Irani i gatshëm të dëgjojë propozime të zbatueshme për paqe

Rriten tensionet, shtetet e Gjirit shqyrtojnë përfshirjen në luftë! Irani i gatshëm të dëgjojë propozime të zbatueshme për paqe

March 24, 2026
Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

March 24, 2026
PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

March 24, 2026
Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

March 24, 2026
VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Shqipëria nis përgatitjet për sezonin turistik, Rama poston momente nga puna për pastrimin e vijës liqenore në Pogradec

March 24, 2026
27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ministri Ermal Nufi: Kthesë historike për shqiptarët

27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ministri Ermal Nufi: Kthesë historike për shqiptarët

March 24, 2026
Krimi në Roskovec! Motra e viktimës transportohet me urgjencë në spital, flasin të afërmit: Çifti i bashkëshortëve ishin njerëz të mirë

Krimi në Roskovec! Motra e viktimës transportohet me urgjencë në spital, flasin të afërmit: Çifti i bashkëshortëve ishin njerëz të mirë

March 24, 2026
Shqipëria ndihmon Bujanocin me një mjedis sportiv!

Shqipëria ndihmon Bujanocin me një mjedis sportiv!

March 24, 2026
Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, ky është çifti i të moshuarve nga Roskoveci

Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, ky është çifti i të moshuarve nga Roskoveci

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In