• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Izolimi, braktisja, vdekja e Foltores!

by Fitim Zekthi
28/12/2023 16:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fitim Zekthi

Vdekja është prej gjërave me fuqi të pazakontë që ndikon në mënyrë po kaq të pazakontë të gjithë jetën dhe sjelljen e njeriut. Që prej kohësh, që nuk kujtohen filozofë, teologë, mjekë, politikanë etj, kanë shkruar apo kanë bërë vepra të rëndësishme për vdekjen. Për vdekjen flitet thellësisht tek Homeri, tek Shekspiri, tek Dante, për vdekjen flet thellësisht edhe Sigmund Freud, Karl Jung, Kurt Abraham. Për vdekjen kanë bërë vepra madhore Bethoven apo Wagner,  Picaso apo Dostojevsky.

Pavarësisht se siç thoshte Ciceroni, “askush nuk mendon se është aq i vjetër sa të mos mendojë se do të jetojë edhe një vit”,  vdekja do të vijë për gjithkënd. Ka një tipar, ka një veçori, ndodh diçka gjithnjë kur vdekja afrohet. Filozofi amerikan Carl Trueman thotë se më mirë se kushdo këtë gjë e ka përshkruar Leon Tolstoi në romanin vdekja e Ivan Illiçit.

Teksa sëmundja e Ivan Illiçit ecën, bëhet më e thekshme, rëndohet, ai bëhet vazhdimisht e më i izoluar. Ditë pas dite, javë pas jave ai nis e braktiset nga njerëzit njëri pas tjetrit. I vetmi që rri me të është Gerasimi shërbëtori që i plotëson nevojat bazë bilogjike. Trueman thotë se kjo ndodh gjithmonë dhe ndonëse personi i sëmurë është gjallë ai është gjithnjë e më shumë i izoluar dhe ndarja ka nisur. Kjo përkon edhe më atë që thoshte Witgenstein mbi vdekjen se ajo nuk është një ngjarje në jetë  por një ngjarje në kufi, është një kufi që ndan të gjallën nga  e vdekura.

Të gjitha llojet e vdekjeve janë njëlloj. Edhe vdekjet e sportistit (jo si person por si sportist), edhe vdekjet e muzikantëve apo këngëtarëve, edhe vdekjet e shoqërisë, edhe vdekjet e kombit, edhe vdekjet e komunitetit etj. Josef Bottum thotë se njëlloj ndodh edhe me vdekjen politike të një individi.

Ai thotë se edhe vdekja politike është një kufi që nis të ndajë të gjallën nga e pagjalla në kuptimin politik, që nis të izolojë personin që është prekur nga sëmundja ose semundjet që do i marrin jetën politike. Ky process vijon dhe bëhet më i dukshëm, më i fortë dhe izolimi i ngadaltë, i përditshëm nis dhe shoqerohet me braktisjen derisa më në fund mbesin vetëm njerëzit më të afërt, shërbyesit të cilat i plotësojnë nevojat më bazë politike.

Kjo gjë po ndodh edhe me lëvizjen e Foltores të udhëhequr nga Sali Berisha dhe me vetë jetën politike të Sali Berishës. Ai ka nisur të izolohet gradualisht prej kohësh por askush nuk donte ta vinte re në kampin e tij sepse ai vetë luftoi që kjo të mos vihej re. Ai kohë pas kohe, javë pas jave ka nisur të braktiset në një proces të ngadalshëm. Ai premtoi rigjallërim të jetës së tij politike, rigjallërim të jetës së opozitës, protesta të fuqishme kundër Ramës, rrëzim të Ramës, fitore në gjyqin e Parisit, heqje të non gratës, marrëdhenie të fuqishme ndërkombetare, përkrahje ndërkombetare për të, bashkim të opozitës, rritje të vazhduehsme të përkrahjes së tij nga populli, revolucion dhe pjesëmarrjje madhështore etj.

Në të vërtetë, me gjithë përpjekjen titanike, ai nuk mundi të bëjë dot asgjë nga këto. Dhe nuk do të mund t’i bënte kurrë këto. Ishte e qartë që në fillim. Gjërat kanë një kohë të tyren, kanë një logjikë të tyren kundër të cilës nuk del askush. Berisha i humbi të gjitha këto.

Ai në fillim, pas luftës kundër PD-së, pas sulmit ndaj godinës, pas riorganizmit të lëvizjes së Foltores në Kuvendin e 30 prillit, thirri një protestë, që ishte më e madhja e tij, në 7 korrik të 2022-it që u quajt 7-7-7. Ajo ishte një protestë e vogël me pak mijëra njerëz të strukturave të lëvizjes së tij të Foltores. Ishte zhgënjyese, por ato që erdhën më pas ishin edhe më keq. Ai nuk mundi të bëjë dot më protesta. Nuk i mblidhte dot njerëzit që mblodhi as në 7-7-7. Bëri një proteste tmerësisht të dobët në 6 dhjetor kur zhvillohej një takim i liderëve të BE-së, në Tiranë. Nisi revolucionin në janar të 2023 por njerëzit nuk dilnin, ata rralloheshin. Thirri një proteste në 3 mars në datën e gjyqit në Apel për ligjshëmrinë e drejtimit të PD-së ose të drejtën e vulës siç thonë.

Protesta ishte me disa qindra. Më pas i la protestat. Humbi thellë si askund të botë zgjedhjet lokale. Lëvizja e tij fitoi të drejtën të qeverisë vetëm 5% të popullsisë së vendit në pushtet vendor. Humbje si kjo nuk ka asnjë Venezuelë apo Burkina Faso opozita. Më pas izolimi, braktisja, u bënë më të rënda. Asnjë takim ndërkombetar, asnjë letër apo telegram.

Non gratës së SHBA-së i ishte shtuar edhe ajo e Britanisë. Gjyqi i Parisit u harrua. Nuk kishte asnje zë, as nga Grenell, as nga ndonjë republikan tjetër cilido qoftë, nga Meloni jo e jo. Izolimi rritej. Braktisja dhe dëshperimi po ashtu. E ndihmoi disi me pak oksigjen, sa për të bërë rrëmujë në parlament Gazmend Bardhi por edhe ky po perjeton izolmin dhe braktisjen e tij.

Gjërat u bënë më të rënda kur prokuroria ngriti akuza dhe kërkoi masë shtrënguese. Thirri një protestë para Kuvendit në të cilën erdhën vetëmn disa dhjetëra. Ishte një braktisje e plotë. Thirri një protestë tjetër para Gjykatës së Lartë. Kjo ishte më fatale, më e rëndë. Braktisja, ndarja, izolimi sundojnë tashmë jetën politike të Foltores dhe Berishës. Tashmë me të është vetëm Gerasimi, dmth ata që kanë rolin e tij politik.

Nuk ka më asgjë, asgjë nuk kthehet pas. Të gjithë e dinë se jeta politike e Foltores dhe e Berishës është në fund. Jeta e njeriut e tillë dhe ajo nuk mund ta mundë dot vdekjen kur ajo vjen. Ka vetëm një mënyrë se si njeriu e mund vdekjen. Duke mos e parë politikën si diçka pas të cilës nuk duhet të ndahemi kurrë, duke mos e parë politikën si diçka që është fillimi dhe fundi, duke mos e parë politikën si e vërteta e vetme për të cilën ia vjen të jetosh. Vdekja mundet duke iu nënshtruar Zotit, duke kërkuar faljen dhe mëshirën e Tij dhe duke e parë botën e këtueshme si diçka kalimtare dhe sprovë për të fituar shpëtimin.

Next Post
Sergey Lavrov ‘tërbon’ izraelitët: Hitleri kishte gjak hebre!

“Njihni Kosovën ose grusht shteti”, Lavrov: BE po shantazhon Serbinë dhe Vuçiç

Comments 1

  1. Sali pordha says:
    2 years ago

    Foltorja nevojtorja

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

December 7, 2025
Euro këmbehet për 96.57 lekë, në nivelin më të ulët historik / Por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej

Euro këmbehet për 96.57 lekë, në nivelin më të ulët historik / Por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej

December 7, 2025
“Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

“Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

December 7, 2025
Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

December 7, 2025
“Fat, para dhe surpriza”/ 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ditë ‘magjike’ gjatë festave të fundvitit!

“Fat, para dhe surpriza”/ 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ditë ‘magjike’ gjatë festave të fundvitit!

December 7, 2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora

December 7, 2025

Të rinjtë e 1990 dhe të rinjtë e 2025 në PD

December 7, 2025
Shishe plastike në gomat e makinës, si të mbrohen shoferët nga truku i ri i grabitësve

Shishe plastike në gomat e makinës, si të mbrohen shoferët nga truku i ri i grabitësve

December 7, 2025
“Jemi të përkushtuar për paqen”, Zelensky i bën thirrje aleatëve evropianë për bisedimet SHBA-Ukrainë

“Jemi të përkushtuar për paqen”, Zelensky i bën thirrje aleatëve evropianë për bisedimet SHBA-Ukrainë

December 7, 2025
Partizani triumfon në derbin e kryeqytetit, mposht 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”

Partizani triumfon në derbin e kryeqytetit, mposht 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In