• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Izet Haxhia: Tabulatet e Berishës e Hajdarit ditën e vrasjes hedhin dritë mbi ngjarjen, do çohen në gjykatë

by A R
10/02/2018 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Izet Haxhia thotë se vrasja e Azem Hajdarit ishte e paramenduar, dhe sipas tij, deri më tani është zbardhur vetëm një pjesë e saj. Në një lidhje me “Skype” nga Turqia, Izet Haxhia tha në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në “News24”, se sapo të ekstradohet në Shqipëri do të kërkojë hapjen e dosjes. Ai thotë se disponon disa tabulate telefonike, që do të çojnë drejt zbardhjes së ngjarjes.

Izet Haxhia thotë se në këtë ngjarje janë përshirë shumë, segmente, mes tyre edhe shërbimet sekrete.

PJESE NGA INTERVISTA
Kur deklaroni se vrasja e Azem Hajdarit nuk është zbardhur, çfarë faktesh dispononi ju që nuk kanë dalë deri tani? Pasi është një vrasje e veshur me mister thoni ju. 
Çështja “Hajdari” është zbardhur pjesa e ekzekutorit, pasi një ka qenë. Por kjo është një çështje shumë e komplikuar, në të cilët janë përfshirë shumë segmente. Janë përfshirë segmente nga Shërbimet Sekrete, segmente të tjerë, të cilët në bashkëpunim kanë vepruar. Nuk mund ta them me siguri por edhe shërbime sekrete të huaja kanë qenë në dijeni të këtij plani për vrasjen e Hajdarit. E them këtë pasi vrasja e tij ka qenë e përgatitur, nuk ka qenë momentale. Pas shumë analizave dhe fakteve të reja që unë kam arritur të mësoj del që ajo nuk ka qenë një vrasje momentale.

Çfarë faktesh apo informacionesh keni ju? Çfarë dispononi?
Janë tabulatet e telefonave që nuk janë paraqitur deri më sot në Gjykatë. Telefonave të Berishës, dhe Hajdarit, të cilët kanë qenë të regjistruara me emra të ndryshëm. Ato tabulate ekzistojnë.

Tabulate për ditën e vrasjes?
Po, për ditën e vrasjes dhe për orët e fundit. Ato që nga ora 3 pasdite, deri në momentin që ka arritur në Tiranë. Edhe telefonata e fundit që i është bërë atij. Janë të gjitha të regjistruara, nga kush është marrë, nga cilët numra telefoni. Janë këto telefonata që do të çojnë tek zgjidhja e këtij rrjeti të komplikuar.

Next Post
Polonia i kundërpërgjigjet Rusisë, shton arsenalin e aviacionit dhe artilerisë

Helikopteri turk rrëzohet në Siri, dy viktima

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tërmet i fuqishëm 7.1 ballë në Japoni, paralajmërim për cunami

VIDEO / Tërmet i fuqishëm 7.1 ballë në Japoni, paralajmërim për cunami

July 28, 2026
Kontrolle “blic” në burgun e Drenovës, Laert Haxhiu kapet me telefon në qeli!

Gjyqi ndaj Laert Haxhiut / Vrasja e Albi Bashaliut, Gjykata: Do të dish kush ta vrau vëllain? Dëshmitari: Jo, jam klasë punëtore pa mbështetje

July 28, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Për montazhierët e revolucionit

July 28, 2026
Manja paralajmëron drejtësinë: Vërini gishtin kokës! Do ndërhyjmë në sistem!

Socialistët nuk i ndahen Shehajt, Manja: Ndaj tij do të bëhet kallëzim në Prokurori

July 28, 2026
Malaj prezanton treguesit financiarë për 2026: Rritje ekonomike dhe paga më të larta

Malaj prezanton treguesit financiarë për 2026: Rritje ekonomike dhe paga më të larta

July 28, 2026
Iu gjet në qelinë e burgut të Drenovës, celulari i Laert Haxhiut në laboratorin digjital të SPAK! Pritet ‘zbërthimi’ i bisedave

“Dha urdhër për të më vrarë vëllain”, Xhaferraj dëshmon në gjyqin ndaj Laert Haxhiut: Pyeta të atin, por më tha se…

July 28, 2026
E rëndë në burgun e Reçit! Dy të dënuar dhunojnë punonjësin e Policisë

I dënuar për vrasje në vitin 1997/ Ndërron jetë në burgun e Fierit 52-vjeçari Artur Doku

July 28, 2026
“Hapa konkretë për Onkologjikun”/ Ministrja Sala: Të shkojmë ne te pacienti, jo pacienti te ne

Sala: Heqim kufizimin moshor për Check-Up, linjë këshillimi dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

July 28, 2026
Një shekull në “arrati”, si u rikthye në Itali koka e Aleksandrit të Madh

Një shekull në “arrati”, si u rikthye në Itali koka e Aleksandrit të Madh

July 28, 2026
“Paraburgimi i Veliajt, model që përsëritet”, ish-nënkryetari i Sofjes: Vë në rrezik edhe të drejtën e qytetarëve që e kanë zgjedhur

“Paraburgimi i Veliajt, model që përsëritet”, ish-nënkryetari i Sofjes: Vë në rrezik edhe të drejtën e qytetarëve që e kanë zgjedhur

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In