• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Haxhia: Remzi Hoxha ka vdekur nga torturat në qelitë e SHIK

by
30/04/2015 08:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish- truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia, në një intervistë për Ditën, thotë se kreu i parë i SHIK ishte shumë i lidhur me drejtuesit e PD.

 “Më ka habitur gjithmonë një afërsi e Irakli Koçollarit, shefit të parë të SHIK, i zgjedhuri i Ramizit, me krerët e PD-së së sapokrijuar, sidomos me Berishën dhe Hajdarin.

Selia e PD-së në Rrugën e Kavajës ishte një vend vizitash të vazhdueshme në orët e vona të natës nga Koçollari,” thotë Haxhia.

Mbi  kontributin e Sali Berishës në luftën për çlirimin e Kosovës, ai thotë: “Çfarë mund të prisni nga një njeri si Berisha, që takohej fshehtas me ministrin e Millosheviçit”.

Ai tregon se në kohën kur vetë ishte angazhuar për të ndihmuar UÇK-në, Berisha u mundua që të tregohej sikur pas kësaj ndihme, qendronte ai.

“Me një të njohurin e tij, dërgon në Tropojë një grup televiziv francez të kanalit TF5 më duket. Si duket ishte në dijeni të veprimtarisë sime dhe donte që të jepja një intervistë për këtë kanal ku do paraqitesha si ish- shefi i sigurimit të tij dhe që luftoja në radhët e UÇK-së. U thashë që këtë intervistë nuk mund ta pranoj dhe nuk do ta jap”.

Haxhia flet edhe për zhdukjen e Remzi Hoxhës dhe për një takim mbi të cili është spekuluar kaq shumë gjatë kësaj kohe: mes Berishës dhe Gligorovit.

“Di këtë: që Remzi Hoxha ka vdekur nga torturat në qelitë e SHIK, nga njerëzit e SHIK. Ka dy variante për vendndodhjen e trupit të tij. Njëri, që trupi është transportuar në det me lundër dhe e kanë hedhur atje. I dyti, që është transportuar diku pas malit të Dajtit, ku pasi është djegur, është varrosur. Ka disa njerëz që janë përfshirë në këtë krim. Por që arrestimi i Remzi Hoxhës është bërë me urdhër të Gazidedes, kjo është e sigurt. Nuk e di sa e vërtetë është që Remzi Hoxha ka filmuar një takim të Berishës, Gligorovit dhe Millosheviçit në vilën Viljana në Ohër. Që ka pasur një takim Berisha- Gligorov në atë vilë, kjo është e vërtetë zyrtare, por më ka bërë përshtypje se në atë takim asnjë nga shoqëruesit e Berishës apo delegacionit që e shoqëronte nuk është lejuar të futet në brendësi të asaj vile, gjë që nuk ndodhte në asnjë takim ndërkombëtar”.

Sipas Izet Haxhisë, “Rugova është një frikacak dhe nuk ka asnjë kontribut në çlirimin e Kosovës”.

Next Post

Mark Frroku mund të lirohet nga burgu?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Investigimi” i Berishës: Rama e prezantoi si të plotfuqishme, “Diella” është një avatar bosh!

“Investigimi” i Berishës: Rama e prezantoi si të plotfuqishme, “Diella” është një avatar bosh!

May 15, 2026
1 mld lekë për mbrojtjen civile! Mobilizohen strukturat para ‘sezonit të zjarreve’

1 mld lekë për mbrojtjen civile! Mobilizohen strukturat para ‘sezonit të zjarreve’

May 15, 2026
Kontrolle të befasishme në burgun e Durrësit, çfarë u sekuestrua

Kontrolle të befasishme në burgun e Durrësit, çfarë u sekuestrua

May 15, 2026
“Dronët ‘Made in Albania’ do jenë të nivelit të lartë”, Nufi: S’ka kërkesë nga NATO për pezullimin e…

“Dronët ‘Made in Albania’ do jenë të nivelit të lartë”, Nufi: S’ka kërkesë nga NATO për pezullimin e…

May 15, 2026
Marta Kos në Kosovë: BE gati të intensifikojë punën, reformat dhe dialogu kyç për integrimin

Marta Kos në Kosovë: BE gati të intensifikojë punën, reformat dhe dialogu kyç për integrimin

May 15, 2026
Helidon Haliti: Periudha e Veliajt në Bashki, ka qenë periudha më brilante për artin

Helidon Haliti: Periudha e Veliajt në Bashki, ka qenë periudha më brilante për artin

May 15, 2026
Sulme masive ruse drejt Ukrainës, të paktën 24 persona të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Sulme masive ruse drejt Ukrainës, të paktën 24 persona të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

May 15, 2026
Fundjavë me mot të paqëndrueshëm! Temperaturat ulen me 3 gradë celsius

Fundjavë me mot të paqëndrueshëm! Temperaturat ulen me 3 gradë celsius

May 15, 2026
Kryeministri estonez: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE. Talini dhe Tirana drejt linjave direkte ajrore

Kryeministri estonez: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE. Talini dhe Tirana drejt linjave direkte ajrore

May 15, 2026
“S’kemi simpati për Putinin”, Rama fton novatorët estonezë: Hidhini sytë nga Shqipëria! Jemi aleatë të natyrshëm…

“S’kemi simpati për Putinin”, Rama fton novatorët estonezë: Hidhini sytë nga Shqipëria! Jemi aleatë të natyrshëm…

May 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In