Sekretari për Zgjedhjet në PD, Ivi Kaso, deklaroi se pjesëmarrja totale në rang vendi është 15%, duke shtuar se mazhoranca ka nisur mbushjen e kutive të votimit.
“Pjesëmarrja totale në rang vendi është 15%. Po bëhet mbushja fiktive e listave të votuesve me emrat e emigrantëve. Paniku i Ramës nga braktisja dhe refuzimi popullor e ka shtyrë drejt manipulimit të numrit të votuesve.
As mbushja e kutive që po ndodh tani, as manipulimi nuk e shpëtojnë Ramën. Shqiptarët e kanë refuzuar”, tha Kaso.